SHFMU "Naim Frashëri", Podujevë - Faqja Zyrtare

NJOFTIMTë nderuar prindër,Të dashur nxënës,Për vitin shkollor 2026-2027 procesi mësimor zhvillohet në dy ndërrime.Më pos...
31/08/2026

NJOFTIM
Të nderuar prindër,
Të dashur nxënës,

Për vitin shkollor 2026-2027 procesi mësimor zhvillohet në dy ndërrime.
Më poshtë gjeni sistemimin e klasave sipas ndërrimeve

📢 NJOFTIM PËR ORARIN MËSIMORTë nderuar nxënës dhe prindër,Ju njoftojmë se orari mësimor për vitin e ri shkollor do të zh...
31/08/2026

📢 NJOFTIM PËR ORARIN MËSIMOR
Të nderuar nxënës dhe prindër,
Ju njoftojmë se orari mësimor për vitin e ri shkollor do të zhvillohet sipas këtij orari:
🌞 NDËRRIMI I PARADITES
Fillimi Mbarimi
1 07:50 08:35
2 08:40 09:25
3 09:30 10:15
4 10:35 11:15
5 11:20 12:00
6 12:05 12:45

🌙 NDËRRIMI I PASDITES
Fillimi Mbarimi
1 13:00 13:45
2 13:50 14:35
3 14:50 15:30
4 15:35 14:15
5 16:20 17:00

Ju lutemi që nxënësit të respektojnë orarin dhe të jenë me kohë në shkollë.
Ju dëshirojmë një vit shkollor të mbarë dhe të suksesshëm! 🌟📖
Drejtoria e Shkollës

Të dashur prindër!Kjo shkresë sapo na erdhi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës, në lidhje me s...
28/08/2026

Të dashur prindër!

Kjo shkresë sapo na erdhi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës, në lidhje me subvencionimin e librave. Po ua publikojmë më poahtë tekstin pa asnjë ndërhyrje!

Të nderuar,

Në kuadër të procesit të subvencionimit të prindërve për blerjen e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027, Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat fillore dhe të mesme të ulëta që të organizojnë plotësimin dhe grumbullimin e Deklaratës së prindit/kujdestarit ligjor.

Përmes kësaj deklarate, prindi/kujdestari ligjor konfirmon se mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore të nevojshme, se nxënësi/ja i ka ato në dispozicion, se është i vetëdijshëm për mundësinë e verifikimit nga institucionet kompetente dhe se tekstet e destinuara për ripërdorim do t'i kthehen shkollës në përfundim të vitit shkollor.

Për realizimin e këtij procesi kërkohet që:

1. Shkollat t'ua shpërndajnë deklaratat të gjithë nxënësve të klasave 1–9 përfitues të subvencionimit, të cilët do t'ua përcjellin ato prindërve/kujdestarëve ligjor për plotësim dhe nënshkrim.

2. Prindërit/kujdestarët ligjor ta plotësojnë dhe nënshkruajnë deklaratën dhe ta kthejnë atë në shkollë përmes nxënësit.

3. Shkollat t'i grumbullojnë dhe evidentojnë deklaratat e pranuara dhe të sigurohen që procesi të përfshijë të gjithë nxënësit përfitues.

4. Deklaratat origjinale të ruhen dhe arkivohen në shkollë, në përputhje me rregullat për administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit shkollor.

5. Shkollat t'ia dorëzojnë një kopje të deklaratave DKA-së përkatëse, ndërsa DKA-të t'i sistemojnë dhe t'ia përcjellin kopjet elektronike Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

I gjithë procesi i shpërndarjes, plotësimit, grumbullimit dhe dorëzimit të deklaratave duhet të përfundojë jo më vonë se më 1 tetor 2026.

Drejtoritë Komunale të Arsimit janë përgjegjëse për koordinimin dhe përcjelljen e zbatimit të kësaj qarkoreje në shkollat përkatëse.

Deklarata e prindit/kujdestarit ligjor i bashkëngjitet kësaj qarkoreje dhe është pjesë përbërëse e saj.

Me respekt,

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e kl...
27/08/2026

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar sot Katalogun e Teksteve Shkollore dhe janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.

MASh ka zhvilluar negociata me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve finale të sh*tjes së teksteve shkollore. Komisioni për negocim ka përgatitur raportin përfundimtar mbi rezultatet e procesit. Në bazë të këtij raporti dhe në përputhje me autorizimet ligjore MASh ka miratuar Katalogun zyrtar të Teksteve Shkollore, në të cilin përcaktohen çmimet finale të sh*tjes për secilin tekst. Çmimet e përcaktuara në këtë katalog janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha pikat e sh*tjes së teksteve shkollore. Katalogu është publikuar online dhe mund ta gjeni në: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ . I njëjti u është shpërndarë DKA-ve, shkollave, shtëpive botuese, librarive dhe Këshillit të Prindërve.

Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, ministri ka nxjerrë vendimin për vlerën e subvencionimit për secilën klasë. Vlera e subvencionimit për prind/nxënës për tekstet shkollore në gjuhën shqipe sipas klasave është si në vijim:

Klasat 1 dhe 2 – 60 euro;
Klasa 3 – 65 euro;
Klasa 4 – 70 euro;
Klasa 5 – 80 euro;
Klasat 6 dhe 7 – 90 euro;
Klasat 8 dhe 9 – 100 euro.

Me miratimin dhe publikimin e katalogut sot, prindërit/kujdestarët ligjorë mund të blejnë tekstet shkollore.

MASh u bën thirrje prindërve që gjatë blerjes të sigurohen se tekstet shkollore po blihen me çmimet e përcaktuara në katalogun zyrtar të MASh, i cili është i qasshëm online në webfaqen e Ministrisë.

Ju njoftojmë gjithashtu se nga sot, e deri në nisjen e vitit të ri shkollor, Inspektorati i Arsimit nisë monitorimin intensiv dhe të vazhdueshëm të pikave të sh*tjes, me qëllim verifikimin e respektimit të çmimeve të përcaktuara në katalog. Monitorimi do të kryhet në të gjitha njësitë e sh*tjes në mënyrë të vazhdueshme. Kurse pas fillimit të vitit shkollor, Inspektorati i Arsimit do të nisë verifikimet në shkolla, me qëllim konstatimin nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore.

Prindërit që evidentojnë mospërputhje ndërmjet çmimit të përcaktuar në katalog dhe çmimit të sh*tjes ftohen ta raportojnë rastin në numrat zyrtarë të telefonit të MASh:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 dhe +383 (0) 38 200 65 005

Njoftim tjetër me rëndësi është se sistemi i aplikimit në eKosova mbetet i hapur për fëmijët që ende nuk janë regjistruar në klasën e parë dhe që do të regjistrohen në afatin e dytë.

Po ashtu, sistemi mbetet i hapur edhe për prindërit/kujdestarët ligjorë të nxënësve të niveleve të tjera që, për arsye të ndryshme, ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e përkushtuar për zbatimin transparent dhe të rregullt të procesit të subvencionimit, në funksion të lehtësimit të barrës financiare për familjet dhe sigurimit të kushteve të nevojshme për nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor. Falënderojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë për mirëkuptim dhe për bashkëpunim.

20/08/2026

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

__________________________________

SAOPŠTENJE

Ministarstvo obrazovanja i nauke apeluje na roditelje i zakonske staratelje da ne žure sa kupovinom udžbenika i školskog materijala.

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava roditelje i zakonske staratelje da proces pregovaranja o cenama udžbenika sa izdavačkim kućama još uvek nije završen. Iz tog razloga, konačni katalog udžbenika, zajedno sa odgovarajućim cenama, još uvek nije objavljen na zvaničnoj internet stranici Ministarstva.

Nakon završetka procesa pregovaranja sa izdavačkim kućama, Ministarstvo obrazovanja i nauke objaviće konačni katalog sa cenama udžbenika i odrediti odgovarajući iznos za kupovinu knjiga za svakog učenika. Stoga apelujemo na roditelje i zakonske staratelje da sačekaju zvanično objavljivanje kataloga i da ne vrše unapred kupovinu udžbenika. Istovremeno, Ministarstvo apeluje na knjižare i prodavce udžbenika da ne započinju prodaju knjiga pre završetka procedura i objavljivanja zvaničnog obaveštenja Ministarstva.

Za sve dodatne informacije, roditelji, zakonski staratelji i svi zainteresovani treba da se prate samo zvanična obaveštenja i publikacije Ministarstva obrazovanja i nauke.

___________________________________

COMMUNIQUÉ

The Ministry of Education and Science calls on parents and legal guardians not to rush into purchasing textbooks and school materials.

The Ministry of Education and Science informs parents and legal guardians that the process of negotiating textbook prices with publishing houses has not yet been completed. For this reason, the final catalog of textbooks, along with the respective prices, has not yet been published on the official website of the Ministry.

After the completion of the negotiation process with publishing houses, the Ministry of Education and Science will publish the final catalog with textbook prices and will determine the corresponding amount for the purchase of books for each student. Therefore, we urge parents and legal guardians to wait for the official publication of the catalog and not to make preliminary purchases of textbooks. At the same time, the Ministry calls on bookstores and textbook sellers not to begin selling books before the completion of procedures and the publication of the official announcement by the Ministry.

For any further information, parents, legal guardians, and all interested parties should refer only to the official announcements and publications of the Ministry of Education and Science.

12/08/2026

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që ta bëjnë aplikimin sa më parë.

Për çdo paqartësi apo vështirësi gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi t’i drejtoheni Ministrisë së Arsimit në adresën elektronike:
[email protected];
[email protected]

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkolloreNga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvenci...
27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

Altea Shabani na bën krenarë! 🥉🐝✨Nxënësja e shkollës sonë, Altea Shabani, ka fituar Medaljen e Bronztë (Kategoria Bee 2)...
30/06/2026

Altea Shabani na bën krenarë! 🥉🐝✨

Nxënësja e shkollës sonë, Altea Shabani, ka fituar Medaljen e Bronztë (Kategoria Bee 2) në rundin gjysmëfinal të garës ndërkombëtare Spelling Bee 2026!

Përkushtimi dhe talenti i Altes u shpërblyen në mënyrën më të mirë të mundshme.
Shkolla jonë është tejet krenare për këtë arritje të madhe.

Urime të përzemërta Altes, familjes së saj dhe arsimtares Jehona Hasani që e udhëhoqën drejt këtij suksesi! 🌟👏

30/06/2026
NJOFTIM PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË IX-taNjoftohen të gjithë nxënësit e klasave të IX-ta të Shkollës sonë se Testi i Arrit...
23/06/2026

NJOFTIM PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË IX-ta

Njoftohen të gjithë nxënësit e klasave të IX-ta të Shkollës sonë se Testi i Arritshmërisë do të mbahet të Premten më 26.06.2026 në SHFMU “Shaban Shala”.

Ju lutemi të paraqiteni me kohë dhe të keni me vete mjetet e nevojshme për testim.
Ju urojmë suksese!

Address

Afrim Zhitia/Podujevë
Podujevë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Naim Frashëri", Podujevë - Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Naim Frashëri", Podujevë - Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share