Shfmu “Zahir Pajaziti" Orllan

Shfmu “Zahir Pajaziti" Orllan Historiku i shkollës Në fillim në lokalet e xhamive e më vonë filluan në shtëpi private shkolla deri sa vjen ndërtimi i shkollave.

HISTORIKU I SHKURTËR I SHKOLLËS

Shkolla fillore Zahir Pajaziti në Orllan punën e vetë edukativo- arsimore e ka filluar në periudhën e hershme. Këto lokale në fillim janë quajtur Mejtepe. Mejtepi i parë është ndërtuar në Brainë në vitin 1890 i cili punon deri në vitin 1912 kur Serbia e okupon vendin tonë dhe i ndalon këto shkolla. Mejtepe ndërtohen më vonë edhe në Orllan. Pushteti Serb e ndalon mësimin dhe këto lokale i shfrytëzon për vendosjen e pushtetit administrativ. Mejtepet mbeten te mbyllura deri me 1935, kur fillojnë prapë te punojnë. Gjatë vitit 1925 ndërtohet shkolla në Orllan ( e vjetra ) e epërmja . Kjo shkollë hapet vetëm ne gjuhën serbe e mësimi i fesë mbahej ne gjuhen shqipe. Shkolla ishte katër vjeçare ku shtatëdhjetë për qind ishin nxënës shqiptar. Me fillim të luftës së dytë botërore mbyllet shkolla dhe ky lokal përdoret për stacionin e ushtrisë gjermane ( finance) me 1942 mësimi fillon prapë të mbahet në një ndërtesë private me emrin Avni Rrustemi ku mësimi është zhvilluar në gjuhen shqipe. Për shkak të fillimit të luftës mbyllet prapë , dhe me mbarimin e luftës fillon punën shkolla në Orllan me 1946, në Brainë 1946 në mejtep privat,në Rakinicë dhe ne Turuqicë ne shtëpi private. Në të gjitha këto shkolla mësimi zhvillohej deri në klasën e katër 1950/51 ne Orllan fillon punën shkolla e Mesme e Ultë nga klasa e pestë deri në klasën e tetë, ku e kryen vetëm një gjeneratë dhe ndërpritet si shkak se nuk ka kuadër. Me 1960 shkolla pagëzohet me emrin “Meto Bajraktari” ne kuadrin e të cilës hyjnë edhe shkollat e fshatrave për rreth. Në vitin 1999 ndërpritet mësimi dhe mbyllet shkolla për shkak të luftës me okupatorin serb, për të filluar vitin vijues 1999/2000 me vonesë për dy muaj. Në nëntorin e vitit 1999 shkolla pagëzohet me emrin e heroit kombëtar Zahir Pajaziti. Në vitin shkollor 2003/04 fillon punën edhe klasa e nëntë. Sot në kuadër të shkollës amë në Orllan punojnë edhe paralelet e ndara në Brainë dhe Turuqicë nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë. Vitin që e lamë pas për mungesë të nxënësve është mbyllur paralelja në Rakinicë.

Pritje festive për vitin e ri shkollor 2026/27 në SHFMU "Zahir Pajaziti" 📚Sot, në shkollën tonë SHFMU "Zahir Pajaziti" n...
01/09/2026

Pritje festive për vitin e ri shkollor 2026/27 në SHFMU "Zahir Pajaziti" 📚

Sot, në shkollën tonë SHFMU "Zahir Pajaziti" në Orllan, hapëm dyert për të mirëpritur nxënësit tanë të dashur dhe prindërit e tyre në fillimin e vitit të ri shkollor 2026/27!
Për ta bërë këtë ditë të parë sa më festive dhe të paharrueshme, për fëmijët përgatitëm një pritje të ngrohtë me bonbone dhe kek ëmbëlsirë mes buzëqeshjeve e emocioneve të shumta.
Urojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për një vit të mbarë, me shëndet, mbarësi dhe plot suksese të reja!

Me respekt,

Naim Bajrami drejtor i shkollës

Në kuadër të përkujdesjes së vazhdueshme për pamjen e shkollës sonë dhe nderimit të figurës së dëshmorëve, sot me inicia...
05/08/2026

Në kuadër të përkujdesjes së vazhdueshme për pamjen e shkollës sonë dhe nderimit të figurës së dëshmorëve, sot me iniciativën e drejtorit të shkollës, Naim Bajrami, u realizua vendosja e dy shtyllave të reja metalike për flamuj.
Pranë bustit të heroit kombëtar Zahir Pajaziti nga sot valëviten me krenari Flamuri Kombëtar dhe ai i Republikës së Kosovës. Kjo iniciativë jo vetëm që i jep një pamje më dinjitoze ambientit të shkollës "Zahir Pajaziti" Orllan, por shërben edhe si një kujtesë e përhershme e sakrificës dhe vlerave mbi të cilat ndërtohet e ardhmja e nxënësve tanë.
Këto dy shtylla u dhuruan falas nga Arben Krasniqi, të cilin e falënderojmë përzemërsisht për këtë gjest bujar dhe mbështetjen e dhënë.

PËRMBLEDHJE E FINALIZIMIT TË PROJEKTIT"Ndikimi negativ i pijeve energjike në shëndetin mendor të fëmijëve"Klubi Super Vu...
19/06/2026

PËRMBLEDHJE E FINALIZIMIT TË PROJEKTIT
"Ndikimi negativ i pijeve energjike në shëndetin mendor të fëmijëve"
Klubi Super Vullnetarët – Orllani 2025, nën udhëheqjen e liderëve Fahri Hoxha dhe Qëndresa Jashari, me mentorimin dhe përkrahjen e mentores Dardane Veliu realizoi me sukses projektin me temë "Ndikimi negativ i pijeve energjike në shëndetin mendor të fëmijëve" në shkollën Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët 'Zahir Pajaziti'.
Gjatë zbatimit të projektit u zhvilluan një sërë aktivitetesh, duke përfshirë:
Hartimin dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve informuese.
Përgatitjen e posterëve ndërgjegjësues.
Prezantime edukative për nxënësit dhe prindërit mbi rreziqet e konsumimit të pijeve energjike.
Realizimin e një ankete me nxënësit e klasave VI, VII, VIII dhe IX për të analizuar nivelin e konsumimit të pijeve energjike në shkollën tonë.
Prezantimin e rezultateve të anketës dhe diskutimin e tyre me pjesëmarrësit të cilen e bëri me sukses supervullnetarja Anila Musa.
Angazhimin aktiv të prindërve në aktivitetin përmbyllës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit familje–shkollë në mbrojtjen e shëndetit mendor të fëmijëve.
Projekti arriti të rrisë ndërgjegjësimin e nxënësve dhe prindërve për pasojat që mund të shkaktojë konsumimi i pijeve energjike në shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve. Përmes bashkëpunimit, diskutimeve dhe aktiviteteve praktike, u përcoll mesazhi se zgjedhjet e shëndetshme ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve.
Falënderojmë të gjithë nxënësit, prindërit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollës për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre në realizimin me sukses të këtij projekti.
Një falenderim i veqant për drejtorin Naim Bajramin për përkrahjen e pakursyer në realizimin e projektit!

25/05/2026

𝐅𝐀𝐋𝐄𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐌

Shkolla jonë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për kompaninë “Santefarm” dhe pronarin e saj, z. Milaim Abdullahu, për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm ndaj nxënësve dhe aktiviteteve të shkollës sonë.
Falë bujarisë së tij, është mbuluar pagesa e minibusit për ekskursionin e realizuar më 22.05.2026 me nxënësit e klasave të nënta në relacionin:
Orllan – Mitrovicë – Istog – Pejë – Prizren.
Ky gjest human dhe mbështetja e pakursyer ndaj nxënësve, prindërve dhe shkollës sonë dëshmon për përkushtimin dhe vlerat e larta njerëzore që z. Milaim Abdullahu vazhdimisht tregon ndaj komunitetit tonë.
Në emër të drejtorisë, mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, e falënderojmë përzemërsisht dhe i dëshirojmë shëndet, suksese dhe begati në familje dhe në veprimtarinë e tij.

Me respekt,
Naim Bajrami, drejtori i shkollës

Olimpiada komunale në Gjuhë Shqipe-2026Urime nxënëses së klasës së 9-të Anita Avdyli për arritjen e saj të shkëlqyer në ...
06/05/2026

Olimpiada komunale në Gjuhë Shqipe-2026

Urime nxënëses së klasës së 9-të Anita Avdyli për arritjen e saj të shkëlqyer në Garat Komunale të Gjuhës Shqipe-2026, e cila përfaqësoi me sukses shkollën tonë “Zahir Pajaziti”. Ky sukses është fryt i angazhimit dhe përkushtimit të nxënëses, si dhe i punës profesionale të mësimdhënëses Shukrije Podvorica, me mbështetjen e vazhdueshme të drejtorit të shkollës z. Naim Bajrami dhe përkrahjen e kujdestarit të klasës Valmir Visoka.
Kjo arritje përbën një motivim dhe frymëzim për të gjithë nxënësit, duke dëshmuar se puna e palodhur dhe përkushtimi çojnë drejt rezultateve të larta.

I urojmë Anitës suksese të mëtejme!

Sot, në 7 Mars – Ditën e Mësuesit, kujtojmë me nderim dhe respekt të veçantë mësuesit e viteve ’90.Në kohët më të vështi...
07/03/2026

Sot, në 7 Mars – Ditën e Mësuesit, kujtojmë me nderim dhe respekt të veçantë mësuesit e viteve ’90.

Në kohët më të vështira për arsimin shqip në Kosovë, ju qëndruat të palëkundur. Në Gollak e në Llap, me guxim dhe përkushtim, mbrojtët shkronjat shqipe edhe nën kërcënimin e armëve të paramilitarëve serbosllavë dhe çetnikëve serbë.

Edhe pa paga, edhe në rrethana të rënda, ju mbajtët gjallë arsimin shqip dhe shpresën për të ardhmen.

Faleminderit për sakrificën dhe misionin tuaj fisnik.

Urime 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!

Me respekt,
Drejtori i shkollës “Zahir Pajaziti” Orllan
Naim Bajrami

Urime nxënëses së klasës së 9-të Rijana Mehmeti për zënien e vendit të dytë në garat e Fizikës në nivel komunal.Ky sukse...
22/01/2026

Urime nxënëses së klasës së 9-të Rijana Mehmeti për zënien e vendit të dytë në garat e Fizikës në nivel komunal.
Ky sukses është rezultat i angazhimit të nxënëses, punës profesionale të arsimtarit të lëndës z.Besim Jashari, si dhe mbështetjes së vazhdueshme nga drejtori i shkollës z.Naim Bajrami dhe përkrahje edhe nga kujdestari i klasës z.Valmir Visoka.
Kjo arritje shërben si motivim dhe frymëzim për të gjithë nxënësit që me punë dhe përkushtim mund të arrijnë suksese të ngjashme.
I urojmë suksese të mëtejme në rrugëtimin e saj arsimor.

15/08/2025

Njoftim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se nga sot mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.

Për vitin shkollor 2025/2026, do të ndahen:

80 € për nxënësit nga klasa I deri në klasën V, për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore;

80 € për nxënësit nga klasa VI deri në klasën IX, për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore. Tekstet shkollore për nivelin VI-IX , sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 13/2016 për pajisjen, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, do të përdoren nga gjenerata e kaluar.

Procesi i aplikimit këtë vit do të jetë shumë më i lehtë, pasi llogaritë bankare të prindërve janë aktive nga vitet paraprake. Ashtu si në dy vitet e kaluara, mjetet financiare do të transferohen në xhirollogaritë bankare të prindërve.

Drejtoritë Komunale të Arsimit janë njoftuar në kohë dhe çdo aplikim do të verifikohet nga shkolla përkatëse përpara transferimit të mjeteve.

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

MAShTI uron një vit shkollor të mbarë e të suksesshëm për të gjithë nxënësit!

********************************

Obaveštenje

Ministarstvo obrazovanja, nauke, tehnologije i inovacija (MONTI) obaveštava da od danas možete da aplicirate za subvencionisanje školskih udžbenika i nastavnih materijala putem platforme e-Kosova.

Za školsku godinu 2025/2026, biće dodeljeno:

80 € za učenike od I do V razreda, za kupovinu udžbenika i nastavnih materijala;

80 € za učenike od VI do IX razreda, za kupovinu radnih sveski i nastavnih materijala. Udžbenici za nivo VI–IX, prema Administrativnom uputstvu br. 13/2016 o obezbeđivanju, korišćenju i čuvanju istih, koristiće se od prethodne generacije.

Proces apliciranja ove godine biće znatno lakši, jer su bankovni računi roditelja aktivni iz prethodnih godina. Kao i u protekle dve godine, finansijska sredstva biće prebačena na tekuće račune roditelja.

Opštinski direktorijati za obrazovanje blagovremeno su obaveštene i svaku prijavu verifikovaće nadležna škola pre prenosa sredstava.

Link za prijavu: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

MONTI želi uspešnu i sretnu školsku godinu svim učenicima!

*************************************

Announcement

The Ministry of Education, Science, Technology and Innovation (MESTI) announces that from today you can apply for subsidizing textbooks and teaching materials through the e-Kosova platform..

For the 2025/2026 school year, will be allocated:

€80 for students from grades I to V, for the purchase of textbooks and teaching materials;

€80 for students from grade VI to grade IX, for the purchase of workbooks and teaching materials. Textbooks for levels VI-IX, according to Administrative Instruction No. 13/2016 on their provision, use and storage, will be used by the previous generation.

The application process this year will be much easier, as the parents' bank accounts are active from previous years. As in the past two years, the funds will be transferred to the parents' bank accounts.

Municipal Education Directorates have been notified in a timely manner and each application will be verified by the respective school before the transfer of funds.

Link for application: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

MESTI wishes a happy and successful school year to all students!

ShFMU "Zahir Pajaziti" – Orllan ka kënaqësinë dhe krenarinë të njoftoi se Era Haliti, nxënëse e shkollës sonë, është për...
30/06/2025

ShFMU "Zahir Pajaziti" – Orllan ka kënaqësinë dhe krenarinë të njoftoi se Era Haliti, nxënëse e shkollës sonë, është përzgjedhur si një ndër nxënëset e dalluara për vitin shkollor 2024-2025 nga "Flutura Academy", në mesin e qindra nxënësve nga e gjithë Kosova.
Ky sukses është dëshmi e përkushtimit, punës së palodhshme dhe talentit të veçantë që Era ka treguar gjatë gjithë vitit shkollor. Njëherit, është edhe rezultat i punës së shkolles dhe stafit të "Flutura Academy.

Era, ti je shembull dhe motivim për bashkëmoshatarët tuaj!

Address

Podujevë
11060

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38344159885

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu “Zahir Pajaziti" Orllan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shfmu “Zahir Pajaziti" Orllan:

Shortcuts

Share

Category