19/06/2026
Me rastin e përfundimit të klasës së pestë, mësuesja Edona Qerimi Beqiri shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj më të sinqertë për prindërit, të cilët gjatë këtyre pesë viteve kanë qenë bashkëpunëtorë të përkushtuar në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre. Mbështetja, besimi dhe angazhimi i tyre kanë qenë një shtyllë e rëndësishme në arritjet e nxënësve.
Një falënderim i veçantë u kushtohet edhe nxënësve për përkushtimin, respektin, dashurinë dhe kujtimet e bukura që kanë krijuar gjatë këtij rrugëtimi të përbashkët.
Mësuesja u uron të gjithë nxënësve shumë suksese në vazhdim të shkollimit, shëndet, lumturi dhe realizimin e çdo ëndrre.
“Sot secili po merr një pjesë nga zemra ime.
Pesë vite së bashku kaluan sa hap dhe mbyll sytë,të mbushura me mësime, buzëqeshje, sfida dhe kujtime të paharrueshme. Çdo pjesë e kësaj zemre mban emrin tuaj, ashtu si zemra ime do të mbajë gjithmonë një vend të veçantë për secilin prej jush.
Ju uroj rrugë të mbarë, suksese të pafundme dhe ëndrra të realizuara.
Kudo që të shkoni, mbani me vete vlerat, dashurinë dhe kujtimet që ndamë së bashku. Me shumë dashuri, mësuesja juaj.” ❤️
— Edona Qerimi Beqiri 🌹
19/06/2026
📚 Përfundimi i vitit shkollor 2025/2026 🎓
Me shumë krenari, mësuesja Ulpianë Krasniqi përgëzoi të gjithë nxënësit për angazhimin, disiplinën dhe sukseset e tyre gjatë këtij viti shkollor.
Duke mbyllur me sukses një tjetër vit shkollor, të mbushur me punë, përkushtim, sfida dhe arritje.
Çdo ditë ishte një mundësi për të mësuar diçka të re, për t’u rritur dhe për të ndërtuar kujtime të bukura së bashku.
Pushime të mbara, plot gëzim, shëndet dhe aventura të bukura.
Pushoni, argëtohuni dhe rikthehuni me energji të reja për sfidat që ju presin.
19/06/2026
Klasa III/1 përmbylli me sukses vitin shkollor 2025/2026 nën udhëheqjen e mësueses Semrane Krasniqi
Gjatë këtij viti, nxënësit treguan përkushtim në mësime, bashkëpunim dhe sjellje shembullore, duke arritur rezultate të mira në procesin mësimor dhe aktivitetet e ndryshme shkollore.
Mirëupafshim në Shtator!
19/06/2026
•Të dashur fëmijë, sot po përmbyllim një rrugëtim të bukur në parashkollor.
•Aktiviteti i sotëm është kujtimi ynë i fundit së bashku, para se të nisni një kapitull të ri.
•Ju urojmë shumë suksese në klasën e parë, me zemra plot gëzim, kuriozitet dhe ëndrra të bukura.
Jam krenare për secilin prej jush! 🌟📚❤️
📚
📚📖
✏️📖
🌞
17/06/2026
Sot SHFMU “DRITA” shenoi dy ngjarje të rëndësishme: kujtimin e Ditës së Çlirimit dhe festimin e paqes, si dhe prezantimin e krijimtarisë së nxënësve tanë përmes revistës.
Sot, ne kujtuam Ditën e Çlirimit –12 qershorin një datë historike që shënoi kthesën drejt lirisë dhe paqes për vendin tonë. Kjo ditë na kujton sakrificat e bëra dhe na mëson se paqja është vlera më e madhe që duhet ta ruajmë.
Shkolla jonë ka një traditë të gjatë në punimin e revistës, e cila prej vitesh është bërë një pasqyrë e mendimeve, ndjenjave dhe talentit të nxënësve.
Në faqet e saj gjejmë poezi, ese, tregime dhe artikuj që dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj dijes dhe kulturës.
Revista është një dëshmi e gjallë e punës së përbashkët, e bashkëpunimit mes nxënësve dhe mësuesve, dhe e frymës së paqes që mbizotëron në shkollën tonë.
12/06/2026
Mësuesja Edona Qerimi- Beqiri, së bashku me nxënësit e klasës së pestë, organizuan dhe mbajtën festën e lamtumirës, duke shënuar me krenari përfundimin e një etape të rëndësishme të rrugëtimit të tyre shkollor.
Në një atmosferë plot emocione, buzëqeshje dhe kujtime të bukura, nxënësit prezantuan programin e përgatitur me shumë përkushtim.
Kjo ditë u kurorëzua me ndarjen e mirënjohjeve dhe urimet më të mira për suksese në vazhdimësi ,në rrugëtimin e tyre drejtë dijes.
11/06/2026
Të nderuar prindër, mësimdhënës dhe të
dashur nxënës,
Ju njoftojmë se sipas Kalendarit të Vitit Shkollor 2025/2026, dita e premte, më 12 qershor 2026, është ditë pushimi me rastin e 12 Qershorit - Ditës së Paqes.
Ju urojmë pushim të këndshëm!
Me respekt,
Drejtoria e Shkollës
09/06/2026
Sot festuam një moment shumë të veçantë – Festën e Abetares! 📚✨
Me shumë gëzim, krenari dhe emocione, fëmijët tanë përmbyllën hapin e parë të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt dijes. Gjatë këtij viti ata mësuan shkronjat, fjalët dhe botën e mrekullueshme të leximit e shkrimit.
Urime të gjithë nxënësve për përkushtimin dhe suksesin e tyre! Faleminderit prindërve për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë rrugëtim të bukur.
Ju urojmë shumë suksese në vitet që vijnë! 🌟❤️