SHFMU "Dituria", Llapashticë e poshtme

SHFMU "Dituria", Llapashticë e poshtme Faqja zyrtare e shkollës

12/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se afati i fundit për aplikim për përfitimin e teksteve shkollore është 14 gusht 2026.

Nëse ende ka prindër që nuk kanë aplikuar, ju lutemi ta bëni aplikimin sa më shpejt, sepse në të kundërtën fëmija juaj mund të mbetet pa tekste shkollore.

Po ashtu, ju njoftojmë se tekstet shkollore duhet të blihen në konsultim me kujdestarët e klasave, pasi ata i kanë listat e teksteve të përzgjedhura nga mësimdhënësit.

Nëse hasni vështirësi gjatë aplikimit, ju lutemi të njoftoni kujdestarët e klasave në grupet përkatëse apo drejtori dhe të merrni udhëzimet e nevojshme, në mënyrë që asnjë nxënës të mos mbetet pa tekste shkollore.

Për çdo paqartësi apo vështirësi gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi t’i drejtoheni Ministrisë së Arsimit në adresën elektronike: [email protected]; [email protected]

Me respekt, drejtori i shkollës!

NJOFTIM PËR NXËNËSIT E KLASËS SË IX-tëNjoftohen të gjithë nxënësit e klasës së  IX-të të Shkollës sonë se Testi i Arrits...
23/06/2026

NJOFTIM PËR NXËNËSIT E KLASËS SË IX-të

Njoftohen të gjithë nxënësit e klasës së IX-të të Shkollës sonë se Testi i Arritshmërisë do të mbahet të Premten më 26.06.2026 në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”.
Ju lutemi të paraqiteni me kohë dhe të keni me vete mjetet e nevojshme për testim.
Ju urojmë suksese!

30/05/2026

SHFMU:"Dituria" sot realizon shëtitje njëditore nëpër Kosovë

Me respekt dhe mirënjohje të veçantë, falënderojmë nga zemra Shkumbin Bashota për kontributin e tij bujar prej 200 eurosh për realizimin e shëtitjes së nxënësve të klasës së nëntë nëpër Kosovë.

Ky gjest fisnik është dëshmi e përkrahjes së vazhdueshme që ai i jep shkollës sonë dhe nxënësve tanë. Nuk është hera e parë që Shkumbini tregon gatishmëri për të ndihmuar në aktivitetet dhe nevojat e shkollës, duke qenë gjithmonë pranë nesh me zemër të madhe dhe dëshirë për të kontribuar në të mirën e fëmijëve tanë.

Falë njerëzve me vullnet dhe humanizëm si ai, nxënësit tanë kanë mundësi të përjetojnë momente të bukura, edukative dhe të paharrueshme, të cilat do t’i mbajnë mend gjatë. Mbështetja e tij nuk është vetëm ndihmë materiale, por edhe motivim dhe shembull i mirë për solidaritet, dashamirësi dhe kujdes ndaj brezave të rinj.

Në emër të kolektivit të shkollës, nxënësve dhe prindërve, e falënderojmë sinqerisht për zemërgjerësinë dhe besimin që vazhdimisht tregon ndaj shkollës sonë. I dëshirojmë shëndet, suksese dhe gjithë të mirat në jetë dhe punë, me shpresën që bashkëpunime dhe mbështetje të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Sukses i nxënëses sonë në Olimpiadën Komunale të Gjuhës ShqipeShkolla “Dituria” Llapashticë e Poshtme me krenari njofton...
29/04/2026

Sukses i nxënëses sonë në Olimpiadën Komunale të Gjuhës Shqipe

Shkolla “Dituria” Llapashticë e Poshtme me krenari njofton se nxënëseja jonë Reneta Potera ka arritur sukses të rëndësishëm në Olimpiadën Komunale të Gjuhës Shqipe 2026, ku është shpallur ndër 11 fituesit që do ta përfaqësojnë Komunën e Podujevës në Garën Shtetërore të Gjuhës Shqipe.
Ky rezultat është dëshmi e punës së saj të palodhshme, përkushtimit ndaj mësimit dhe mbështetjes së vazhdueshme të mësimdhënësve tanë.
Shkolla “Dituria” i uron Renetës suksese të mëtejshme në garat republikane dhe vazhdimësi të rezultateve të shkëlqyera në rrugëtimin e saj shkollor.
29.04.2026
Shkolla “Dituria” – Llapashticë e Poshtme

Urime 7 Marsi – Dita e MësuesitMe rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, SHFMU “Dituria” – Llapashticë e Poshtme  mësues...
05/03/2026

Urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, SHFMU “Dituria” – Llapashticë e Poshtme mësuesja Besarta Salihu, është përzgjedhur punëtorja më e dalluar e shkollës.

Urime për përkushtimin, punën dhe kontributin tuaj në edukimin e nxënësve. Ju dëshirojmë suksese të vazhdueshme në punën tuaj fisnike.

Me respekt,
SHFMU “Dituria”
Llapashticë e Poshtme

Nxënësit e klasave 1–5 realizuan një vizitë edukative dhe historike në Prekaz, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Që...
20/11/2025

Nxënësit e klasave 1–5 realizuan një vizitë edukative dhe historike në Prekaz, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Që në momentin e mbërritjes, fëmijët u pritën me një qetësi dhe solemnitet që e karakterizon këtë vend të shenjtë për historinë e Kosovës.

Gjatë vizitës, nxënësit panë nga afër kullat e familjes Jashari, vendin ku u zhvilluan betejat e marsit 1998 dhe dëgjuan shpjegime të thjeshta e të kuptueshme për moshën e tyre rreth heroizmit të Adem Jasharit, familjes së tij dhe sakrificës për lirinë e vendit.

Fëmijët u ndalën edhe te lapidarët e dëshmorëve, ku treguan respekt të veçantë duke qëndruar në heshtje dhe duke vendosur lule. Ata mësuan pse ky vend është kaq i rëndësishëm dhe pse ruhet me kaq kujdes: si simbol i guximit, atdhedashurisë dhe unitetit të popullit tonë.

Vizita ishte një përvojë e vlefshme edukative, që u ndihmoi nxënësve të kuptojnë më mirë historinë e Kosovës, të zhvillojnë ndjenjën e respektit për dëshmorët dhe të rriten me vetëdije për rëndësinë e lirisë dhe paqes.

Njoftim Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe koordinatorë,Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njo...
25/08/2025

Njoftim

Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe koordinatorë,

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se, në rast se gjatë procesit të aplikimit për tekste dhe mjete shkollore hasni në ndonjë vështirësi teknike, mund të na kontaktoni në këta numra të telefonit dhe adresë elektronike:

+383 (0) 38 200 65 058
+383 45 834 248
[email protected]

Orari i kontaktit: 08:00 – 16:00

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!

15/08/2025

Njoftim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se nga sot mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.

Për vitin shkollor 2025/2026, do të ndahen:

80 € për nxënësit nga klasa I deri në klasën V, për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore;
80 € për nxënësit nga klasa VI deri në klasën IX, për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore. Tekstet shkollore për nivelin VI-IX , sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 13/2016 për pajisjen, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, do të përdoren nga gjenerata e kaluar, siç është praktikuar edhe vitin e kaluar.

Procesi i aplikimit këtë vit do të jetë shumë më i lehtë, pasi llogaritë bankare të prindërve janë aktive nga vitet paraprake. Ashtu si në dy vitet e kaluara, mjetet financiare do të transferohen në xhirollogaritë bankare të prindërve.

Drejtoritë Komunale të Arsimit janë njoftuar me kohë dhe çdo aplikim do të verifikohet nga shkolla përkatëse përpara transferimit të mjeteve.

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

MAShTI uron një vit shkollor të mbarë e të suksesshëm për të gjithë nxënësit!

15/02/2025

🇽🇰Festa e Pavarësisë🇽🇰
Klasa: Vll
Mësimdhënësja: Vjosa Hoti

Sot, për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës🇽🇰 u mbajtë programi festiv, ku nxënësit performuan me poezi dhe pjesë dramatike. Ju lumtë nxënësve për atmosferën e krijuar.Të gjithë bashkë kujtojmë dhe nderojmë këtë datë historike.
GËZUAR KOSOVË!🇽🇰🇽🇰

06/02/2025

Urime të përzemërta për nxënësen tonë, Orhidea Hyseni, e cila ka arritur sukses të jashtëzakonshëm duke zënë vendin e parë në garën Spelling Bee në nivel të gjitha shkollave të Podujevës, mbajtur më 4 shkurt!

Ky rezultat është dëshmi e përkushtimit, punës së palodhur të arsimters së gjuhes angleze. Jemi krenarë për të dhe të sigurt se suksese edhe më të mëdha e presin në të ardhmen.

Address

Llapashticë E Poshtme
Podujevë

Opening Hours

Monday 07:30 - 16:00
Tuesday 07:30 - 16:00
Wednesday 07:30 - 16:00
Thursday 07:30 - 16:00
Friday 07:30 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Dituria", Llapashticë e poshtme posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Dituria", Llapashticë e poshtme:

Shortcuts

Share

Category