SHFMU “Nuhi Gashi”, Bradash

SHFMU “Nuhi Gashi”, Bradash Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU “Nuhi Gashi”, Bradash, School, Bradash, Podujevë.

Nxënësit e klasës së katërt realizuan punime të bukura nga letra në lëndën Shkathtësi për Jetë.Përmes kësaj veprimtarie,...
15/09/2026

Nxënësit e klasës së katërt realizuan punime të bukura nga letra në lëndën Shkathtësi për Jetë.
Përmes kësaj veprimtarie, nxënësit zhvilluan kreativitetin, shkathtësitë praktike dhe punën e tyre krijuese.

KLASA:IV/1
MËSIMDHËNËSE: Vjosë Ademi

Mbledhja e Aktiveve ProfesionaleSot u zhvilluan edhe mbledhjet e Aktiveve Profesionale të shkollës, ku mësuesit diskutua...
28/08/2026

Mbledhja e Aktiveve Profesionale

Sot u zhvilluan edhe mbledhjet e Aktiveve Profesionale të shkollës, ku mësuesit diskutuan mbi ecurinë e procesit mësimor, bashkëpunimin profesional dhe planifikimin e veprimtarive të ardhshme.

Sot, në shkollën tonë u zhvillua mbledhja e Këshillit të Arsimtarëve, në një frymë bashkëpunimi, përgjegjësie dhe profes...
28/08/2026

Sot, në shkollën tonë u zhvillua mbledhja e Këshillit të Arsimtarëve, në një frymë bashkëpunimi, përgjegjësie dhe profesionalizmi.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me mbarëvajtjen e procesit mësimor, punën edukative dhe organizimin e mëtejshëm të veprimtarisë së shkollës. U shkëmbyen ide dhe u propozuan hapa konkretë për të përmirësuar vazhdimisht cilësinë e arsimit dhe për të krijuar një mjedis sa më të përshtatshëm për nxënësit tanë.

Bashkëpunimi dhe komunikimi i vazhdueshëm mes mësimdhënësve mbeten çelësi për një shkollë më të mirë dhe më të suksesshme.

Së bashku për një arsim cilësor dhe për një të ardhme më të mirë!

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkolloreNga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvenci...
27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

eKosova është platformë shtetërore ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike.

Në shkollën tonë u mbajt mbledhja e këshillit të mësimdhënësve me ç'rast u diskutua për realizimin e planprogramit mësim...
24/06/2026

Në shkollën tonë u mbajt mbledhja e këshillit të mësimdhënësve me ç'rast u diskutua për realizimin e planprogramit mësimor për këtë vit shkollor,poashtu u diskutua rreth suksesit të nxënësve me ç'rast drejtori theksoi se gjatë këtij viti shkollor nxënësit e shkollës sonë falë punës së palodhshme të mësimdhënësve fituan katër tituj duke u renditur të parët në nivel komunal si dhe në nivel vendi.
Drejtori i shkollës i falënderoi të gjithë mësimdhënësit për vijimin,angazhimin, bashkëpunimin dhe sukseset e arritura me nxënës për secilën klasë dhe secilën lëndë mësimore,duke shpresuar se në të ardhmen poashtu shkolla jonë do të jetë shembull i sukseseve.

Njoftohen nxënësit e klasave të nënta se testi i arritshmërisë mbahet të premten më 26.06.2026.Testi mbahet në shkollën ...
23/06/2026

Njoftohen nxënësit e klasave të nënta se testi i arritshmërisë mbahet të premten më 26.06.2026.
Testi mbahet në shkollën "Ibrahim Rugova"-kati i parë.
Nxënësit duhet të marrin me vete laps grafik(1-2) dhe një shishe me ujë për pije.
Suksese!

Urim nga kolektivi i shkollës:I nderuar Drejtor, kolektivi i shkollës ju uron nga zemra ditëlindjen! Ju dëshirojmë shënd...
22/06/2026

Urim nga kolektivi i shkollës:

I nderuar Drejtor, kolektivi i shkollës ju uron nga zemra ditëlindjen! Ju dëshirojmë shëndet të plotë, lumturi, suksese të vazhdueshme dhe mbarësi në çdo hap të jetës suaj personale dhe profesionale. Gëzuar ditëlindjen! 🎉🎂

Sot, mësuesja Arjeta Zeqiri u përshëndet me nxënësit e saj të klasës së pestë, me zemrën plot emocione. Pas një rrugëtim...
22/06/2026

Sot, mësuesja Arjeta Zeqiri u përshëndet me nxënësit e saj të klasës së pestë, me zemrën plot emocione. Pas një rrugëtimi të bukur të mbushur me mësime, buzëqeshje dhe kujtime të paharrueshme, erdhi momenti i ndarjes. Të dashur nxënës, do të mbeteni gjithmonë një pjesë e veçantë e zemrës së mësueses suaj. Ju priftë e mbara në çdo hap të jetës! 📚🌸

🎓🎓🎓🎓🎓🎓🎓🎓🎓🎓Sot mbyllet një kapitull i bukur i udhëtimit tonë në klasën e pestë, me shumë emocione, kujtime dhe krenari.U ...
18/06/2026

🎓🎓🎓🎓🎓🎓🎓🎓🎓🎓
Sot mbyllet një kapitull i bukur i udhëtimit tonë në klasën e pestë, me shumë emocione, kujtime dhe krenari.
U themi nxënësve tanë:
Rrugë të mbarë në hapat tuaj të rinj drejt dijes!
Ju uroj suksese të pafundme dhe një të ardhme të ndritur.
Mësimdhënësi: Valon Rekaliu
🎓🎓🎓🎓🎓🎓🎓

11/06/2026

NJOFTIM

Bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, në UA nr. 01/2025 për festat dhe sipas Kalendarit për Vitin Shkollor 2025/2026, njoftohen të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit e SHFMU "Nuhi Gashi"se më 12 qershor 2026 (e premte), me rastin e Ditës së Paqes (Ditës së Çlirimit të Kosovës), nuk do të zhvillohet procesi mësimor.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Gëzuar Ditën e Çlirimit! 🇽🇰

Me respekt,
Drejtori:Agim Zeqiri

Address

Bradash
Podujevë
11000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU “Nuhi Gashi”, Bradash posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category