04/09/2022
Njoftim
Duke e pasur parasysh gjendjen e krijuar në arsim dhe në konsultim me DKA-Podujevë ftojmë të gjithë prindërit që nga data 05.09.2022(e hënë) t'i sjellin fëmijët e tyre në shkollë për tu pajisur me tekstet shkollore të cilat do të ndahen në të gjitha shkollat dhe njëkohësisht të fillojë procesi mësimor.
Vendimi i djeshëm i qeverisë ka krijuar rrethana të reja në të cilat duhet të reflektojmë të gjithë dhe të minimizojmë humbjet që shkaktohen nga greva për fëmijët tanë.