SHFMU "Jetullah Gashi" Dobërdol - Podujevë

SHFMU "Jetullah Gashi" Dobërdol - Podujevë

Share

Shkolla fillore dhe e mesme e ulet "Jetullah Gashi"

08/06/2026

🌸

Photos from SHFMU "Jetullah Gashi" Dobërdol - Podujevë's post 08/06/2026

Në shkollën tonë u shënua Festa e Abetares, një ditë e veçantë për nxënësit e klasave të para. Me programin e përgatitur me shumë përkushtim, ata treguan njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë këtij viti shkollor, duke e bërë këtë festë të mbushur me gëzim dhe emocione.

Abetarja ishte shoqëruesja e tyre në hapat e parë drejt leximit dhe shkrimit, ndërsa sot ata e mbyllin me sukses këtë kapitull të rëndësishëm të rrugëtimit të tyre shkollor.

Urime të gjithë nxënësve për këtë arritje dhe suksese në vazhdim!

21/05/2026

Nxënësja jonë e dalluar Jona Gashi nga Shkolla Fillore “Jetullah Gashi” ka arritur të zërë vendin e 3-të në garat e Gjuhës Shqipe në Fazën III të Olimpiadës. 📚
Ky rezultat është dëshmi e përkushtimit, punës dhe talentit të saj.
Të urojmë edhe shumë suksese të tjera në të ardhmen! 👏✨

12/05/2026

Njoftim për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë dhe parashkollor viti shkollor 2026/2027

24/04/2026

Nxënësja jonë Tiara Ibrahimi me shumë përkushtim dhe emocion recitoi një poezi të bukur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. Me zërin e saj të ëmbël dhe interpretimin plot ndjenjë, ajo solli para të pranishmëve rëndësinë e librit dhe dashurinë për leximin.

Photos from SHFMU "Jetullah Gashi" Dobërdol - Podujevë's post 23/04/2026

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, sot në galerinë e qytetit u mbajt një ekspozitë me libra, e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në këtë aktivitet morën pjesë nxënëset e shkollës sonë: Jona Gashi, Erona Gashi, Etnea Gashi ,Deona Gashi dhe Tiara Ibrahimi të cilat u nderuan me mirënjohje për angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre.

Photos from SHFMU "Jetullah Gashi" Dobërdol - Podujevë's post 06/03/2026

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, drejtoria e shkollës ka zgjedhur mësuesen më të mirë, znj. Vjollca Gashi.
Ky vlerësim i jepet për përkushtimin, punën e palodhshme dhe kontributin e çmuar në edukimin dhe arsimimin e nxënësve. Puna dhe dashuria që ajo tregon çdo ditë për profesionin e saj janë shembull dhe frymëzim për të gjithë.
I urojmë mësueses Vjollca Gashi shumë suksese të tjera në rrugën e saj profesionale.

Urime dhe Gëzuar 7 Marsin! 🌸📚

Photos from SHFMU "Jetullah Gashi" Dobërdol - Podujevë's post 16/02/2026

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, nxënësit e klasës së tretë punuan me përkushtim disa aktivitete për nder të kësaj dite të rëndësishme. Përmes vizatimeve, ngjyrosjeve, shkrimeve të shkurtra dhe punimeve kreative, nxënësit shprehën dashurinë e tyre për atdheun dhe krenarinë për shtetin e Kosovës.

Want your school to be the top-listed School/college in Podujevë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Dobërdol
Podujevë
110000

Opening Hours

Monday 07:45 - 17:30
Tuesday 07:45 - 17:30
Wednesday 07:45 - 17:30
Thursday 07:45 - 17:30
Friday 07:45 - 17:30