SHFMU 28 Nëntori Raushiq

SHFMU 28 Nëntori Raushiq Shkolla "28 Nëntori"është shkollë gjithpërfshirëse,ku siguron mësimdhënie dhe nxënie cilë

11/09/2026

📢 NJOFTIM NGA DREJTORIA E SHKOLLËS “28 NËNTORI” – RAUSHIQ,LYBENIQ DHE ZLLAPEK

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se, prindërit duhet t’i sjellin fëmijët e tyre vetëm deri te hyrja e shkollës.Nuk lejohet hyrja e prindërve brenda objektit të shkollës dhe nëpër klasa, përveç rasteve kur kjo është e nevojshme dhe e autorizuar nga Drejtoria e Shkollës.Hyrja e prindërve nëpër klasa pengon zhvillimin e procesit mësimor dhe u merr kohë mësimdhënësve gjatë orarit të mësimit.

Ju lutemi ta respektoni këtë rregull dhe të kontribuoni në mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Me respekt,
Florentina Ademaj Fetahaj
Drejtore e shkollës

E premte,11.09.2026📚 Takim i përbashkët në mes shkollave dhe policisë së komunitetit për sigurinë e nxënësve, stafit dhe...
11/09/2026

E premte,11.09.2026
📚 Takim i përbashkët në mes shkollave dhe policisë së komunitetit për sigurinë e nxënësve, stafit dhe komunitetit 👮‍♀️👮‍♂️

Sot, në shkollën tonë, u realizua një takim i përbashkët me Policinë e Komunitetit të Sektorit D dhe drejtorët apo përfaqësuesit e institucioneve arsimore:

SHFMU 28 Nëntori Raushiq
SHFMU:"Dardania" -Pejë
SHFMU:"2 Korriku"- Loxhë
SHFMU:"Fan S. Noli"-Kryshec
SHFMU “Dëshmorët e Kombit” – Baran

🎯 Tema e takimit: Siguria e nxënësve, stafit dhe komunitetit.

Ky takim ishte një mundësi e rëndësishme për bashkëpunim, shkëmbim të ideve dhe diskutim rreth mënyrave për të krijuar një mjedis sa më të sigurt dhe të përshtatshëm për nxënësit, stafin e shkollës dhe gjithë komunitetit.

Falënderojmë përzemërsisht Policinë e Komunitetit të Sektorit D (Sektori 4) për bashkëpunimin, përkushtimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme për të qenë pranë shkollave dhe komunitetit.

Bashkë për një shkollë më të sigurt! 🤝

E enjte 10.09.2026📌 NJOFTIM – INSPEKTIMI I PROCESIT TË VPM-sëSot në shkollën tonë, u realizua inspektimi nga Inspektorët...
10/09/2026

E enjte 10.09.2026
📌 NJOFTIM – INSPEKTIMI I PROCESIT TË VPM-së

Sot në shkollën tonë, u realizua inspektimi nga Inspektorët e Arsimit lidhur me procesin e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve (VPM).Inspektimi u realizua në përputhje me:
📍 Udhëzimin Administrativ (MASHTI) Nr. 15/2023 për Vlerësimin e Performancës së Mësimdhënësve;
📍 Udhëzimin Administrativ (MASHTI) Nr. 14/2023 për Sistemin e Licencimit dhe Zhvillimin në Karrierë të Mësimdhënësve.

Gjatë inspektimit u shqyrtua dosja e VPM-së, dosjet personale dhe profesionale të mësimdhënësve, si dhe dokumentacioni i administruar gjatë procesit të vlerësimit.
Shprehim falënderimin tonë për Inspektorët e Arsimit për korrektësinë, profesionalizmin dhe qasjen e tyre gjatë realizimit të procesit të inspektimit.

Drejtoresha: Florentina Ademaj Fetahaj

E mërkurë,09.09.2026KODI I VESHJES DHE TELEFONAT CELULARË NË SHKOLLËPër të gjithë komunitetin shkollor👔 KODI I VESHJESTë...
09/09/2026

E mërkurë,09.09.2026
KODI I VESHJES DHE TELEFONAT CELULARË NË SHKOLLË

Për të gjithë komunitetin shkollor

👔 KODI I VESHJES
Të gjithë nxënësit, mësimdhënësit,prindërit dhe të gjithë punonjësit e shkollës duhet të paraqiten me veshje të pastër, të rregullt dhe të përshtatshme për ambientin shkollor.

📵 NDALIMI I TELEFONAVE CELULARË

Për nxënësit ndalohet plotësisht sjellja dhe përdorimi i telefonave celularë në hapësirat e shkollës.Telefoni celular nuk lejohet të sillet në shkollë nga nxënësit.

Për mësimdhënësit dhe punonjësit e tjerë, përdorimi i telefonit duhet të jetë i kufizuar dhe vetëm kur është i nevojshëm për punë.

Respektimi i rregullave është përgjegjësi e të gjithëve.

Drejtoria e SHFMU “28 Nëntori” – Raushiq,Lybeniq dhe Zllapek

04/09/2026

NJOFTIM PËR PRINDËR

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se pushimi veror ka përfunduar dhe procesi mësimor ka filluar. Për këtë arsye, nuk është e pranueshme që nxënësit, menjëherë pas fillimit të vitit shkollor, të mungojnë nga mësimi për shkak të pushimeve, udhëtimeve apo arsyeve të tjera të planifikuara nga familja.

Vijueshmëria e nxënësit në mësim është përgjegjësi e prindit. Shkolla nuk mund t'i ndalojë prindërit të udhëtojnë, por gjithashtu shkolla nuk do të mbajë përgjegjësi për mungesat e shkaktuara nga vendimet e prindërve.

Të gjitha mungesat do të evidentohen me përpikëri. Mungesat për pushime apo udhëtime, kur nuk plotësojnë kriteret për arsyetim, do të evidentohen si të PAARSYESHME dhe nuk do të tolerohen.

Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm se grumbullimi i mungesave të paarsyeshme sjell pasoja për nxënësin, duke përfshirë vështirësi në ndjekjen e procesit mësimor, humbje të përmbajtjeve mësimore, ndikim në arritjet e tij dhe masa të tjera të parapara me rregullat dhe procedurat përkatëse.

Asnjë prind nuk mund të kërkojë që mungesat e shkaktuara nga pushimet familjare të trajtohen si të arsyeshme vetëm për faktin se janë planifikuar nga familja.

Shkolla do të zbatojë rregullat njësoj për të gjithë nxënësit, pa përjashtime dhe pa favorizime.Pushimi veror ka përfunduar. Mësimi ka filluar. Tani prioritet është vijueshmëria e rregullt e çdo nxënësi.

Ju kërkojmë që këtë njoftim ta merrni me seriozitet të plotë dhe të mos lejoni që fëmijët tuaj të humbin procesin mësimor për arsye që mund të shmangen.

Drejtoria e Shkollës

E martë,01.09.2026Mbledhje përkujtimore në nderim të kolegut tonë të ndjerë, Faik KovaçeviqitMe rastin e fillimit të vit...
01/09/2026

E martë,01.09.2026
Mbledhje përkujtimore në nderim të kolegut tonë të ndjerë, Faik Kovaçeviqit

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, në shkollën tonë u mbajt një mbledhje përkujtimore në nderim të kolegut dhe mësimdhënësit tonë të ndjerë, Faik Kovaçeviq, i cili për shumë vite ishte pjesë e pandashme e shkollës sonë dhe la gjurmë të çmuara në edukimin e shumë gjeneratave.Në këtë mbledhje morën pjesë familjarët e të ndjerit, Nënkryetari për Komunitete i Komunës së Pejës, z. Mirzet Džogović, prindër, nxënës dhe kolegë, të cilët së bashku nderuan jetën, punën dhe kontributin e tij shumëvjeçar.

Me një minutë heshtje dhe fjalë përkujtimore, kujtuam mësimdhënësin që do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë dhe kujtesës së shkollës sonë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për kolegun Faik Kovaçeviqin. 🕊️🤍

🕊️ Komemorativni skup u čast Faika Kovačevića

Povodom početka nove školske 2026/2027. godine, u našoj školi održan je komemorativni skup u čast našeg preminulog kolege i nastavnika, Faika Kovačevića, koji je dugi niz godina bio neodvojivi dio naše škole i ostavio vrijedan trag u obrazovanju mnogih generacija.Skupu su prisustvovali članovi porodice preminulog, zamjenik predsjednika Opštine Peć za zajednice, g. Mirzet Džogović, roditelji, učenici i kolege, koji su zajedno odali počast njegovom životu, radu i dugogodišnjem doprinosu.

Minutom šutnje i prigodnim riječima prisjetili smo nastavnika koji će zauvijek ostati dio historije i sjećanja naše škole.

Vječno sjećanje za našeg kolega Faika Kovačevića. 🕊️🤍

27/08/2026

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar sot Katalogun e Teksteve Shkollore dhe janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.

Procesi i aplikimit të prindërve/kujdestarëve ligjorë ka nisur më 27 korrik dhe është zhvilluar përmes platformës eKosova. Çdo aplikim i dorëzuar është verifikuar nga koordinatorët e autorizuar në secilën shkollë. Listat e verifikuara nga shkollat më pas i janë nënshtruar verifikimit përfundimtar nga komisioni përkatës i MASh. Lista përfundimtare e përfituesve i është dorëzuar Ministrisë së Financave për realizimin e transferimit të mjeteve në llogaritë bankare të prindërve.

MASh ka zhvilluar negociata me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve finale të sh*tjes së teksteve shkollore. Komisioni për negocim ka përgatitur raportin përfundimtar mbi rezultatet e procesit. Në bazë të këtij raporti dhe në përputhje me autorizimet ligjore MASh ka miratuar Katalogun zyrtar të Teksteve Shkollore, në të cilin përcaktohen çmimet finale të sh*tjes për secilin tekst. Çmimet e përcaktuara në këtë katalog janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha pikat e sh*tjes së teksteve shkollore. Katalogu është publikuar online dhe mund ta gjeni në: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ . I njëjti u është shpërndarë DKA-ve, shkollave, shtëpive botuese, librarive dhe Këshillit të Prindërve.

Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, ministri ka nxjerrë vendimin për vlerën e subvencionimit për secilën klasë. Vlera e subvencionimit për prind/nxënës për tekstet shkollore në gjuhën shqipe sipas klasave është si në vijim:

Klasat 1 dhe 2 – 60 euro;
Klasa 3 – 65 euro;
Klasa 4 – 70 euro;
Klasa 5 – 80 euro;
Klasat 6 dhe 7 – 90 euro;
Klasat 8 dhe 9 – 100 euro.

Me miratimin dhe publikimin e katalogut sot, prindërit/kujdestarët ligjorë mund të blejnë tekstet shkollore.

MASh u bën thirrje prindërve që gjatë blerjes të sigurohen se tekstet shkollore po blihen me çmimet e përcaktuara në katalogun zyrtar të MASh, i cili është i qasshëm online në webfaqen e Ministrisë.

Ju njoftojmë gjithashtu se nga sot, e deri në nisjen e vitit të ri shkollor, Inspektorati i Arsimit nisë monitorimin intensiv dhe të vazhdueshëm të pikave të sh*tjes, me qëllim verifikimin e respektimit të çmimeve të përcaktuara në katalog. Monitorimi do të kryhet në të gjitha njësitë e sh*tjes në mënyrë të vazhdueshme. Kurse pas fillimit të vitit shkollor, Inspektorati i Arsimit do të nisë verifikimet në shkolla, me qëllim konstatimin nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore.

Prindërit që evidentojnë mospërputhje ndërmjet çmimit të përcaktuar në katalog dhe çmimit të sh*tjes ftohen ta raportojnë rastin në numrat zyrtarë të telefonit të MASh:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 dhe +383 (0) 38 200 65 005

Njoftim tjetër me rëndësi është se sistemi i aplikimit në eKosova mbetet i hapur për fëmijët që ende nuk janë regjistruar në klasën e parë dhe që do të regjistrohen në afatin e dytë.

Po ashtu, sistemi mbetet i hapur edhe për prindërit/kujdestarët ligjorë të nxënësve të niveleve të tjera që, për arsye të ndryshme, ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e përkushtuar për zbatimin transparent dhe të rregullt të procesit të subvencionimit, në funksion të lehtësimit të barrës financiare për familjet dhe sigurimit të kushteve të nevojshme për nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor. Falënderojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë për mirëkuptim dhe për bashkëpunim.

Njoftim për prindërit
24/08/2026

Njoftim për prindërit

20/08/2026

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

12/08/2026

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që ta bëjnë aplikimin sa më parë.

Aplikimi me kohë i mundëson Ministrisë së Arsimit që të realizojë sa më shpejt transferimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, në mënyrë që secili nxënës ta fillojë vitin e ri shkollor i pajisur me tekstet mësimore dhe materialet e nevojshme shkollore.

Për çdo paqartësi apo vështirësi gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi t’i drejtoheni Ministrisë së Arsimit në adresën elektronike: [email protected]; [email protected]

Address

Raushiq
Peja

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU 28 Nëntori Raushiq posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share