01/06/2026
🎈🎉 1 Qershori – Dita e Fëmijëve 🎉🎈
Sot klasa jonë parafillore e festoi me shumë gëzim dhe buzëqeshje Ditën e Fëmijëve. 🌈🫶🏻
Përmes këngëve 🎶, valleve 💃🕺, recitimeve 📖 dhe roleve të përgatitura me shumë dashuri ❤️, fëmijët tanë e mbushën ambientin me hare, energji dhe emocione të bukura. Çdo buzëqeshje e tyre 😊 dhe çdo duartrokitje 👏 e bëri këtë ditë edhe më të veçantë.
Fëmijëria është bota më e bukur — plot ëndrra ✨, ngjyra 🎨 dhe pafajësi 🤍. Sot festuam pikërisht këtë botë të mrekullueshme të fëmijëve tanë. 🌸🧸
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! 🎈
Mësuesja: Adelina Demaj
01/06/2026
🍒1 Qershori – Ditë e mbushur me gëzim, lojë dhe fitore për klasën 4/1 🎉🏆
Në kuadër të festës së “1 Qershorit” nxënësit e klasës 4/1 kaluan një ditë të paharrueshme, plot argëtim, energji dhe emocione pozitive.
Të ndarë në 6 grupe, ata morën pjesë në gara të ndryshme sportive dhe edukative, duke treguar bashkëpunim, respekt dhe shpirt garues.
Nxënësit garuan në:
🏐 Volejboll
🏀 Basketboll
⚽ Futboll
♟️ Shah
🏃♂️ Lojë me thes
🥄💧 Lojë e barazpeshimit me ujë, lugë dhe top
Pas garave, fituesit u shpërblyen me kupa dhe medalje, ndërsa të gjithë nxënësit festuan së bashku sukseset, miqësinë dhe gëzimin e kësaj dite të veçantë.
Për ta bërë festën edhe më të bukur, mësuesja i dhuroi secilit nxënës medalje me mesazhe urimi dhe dashurie për Ditën e Fëmijëve, si kujtim i kësaj dite të lumtur.
🌟 Lojëra, gara, fitore, buzëqeshje dhe kujtime të bukura 🥰 kështu e festoi klasa 4/1 me mësuesën:
Njomza Gjikolli ,
Ditën ndërkombëtare të fëmijëve!
01/06/2026
🎈Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve🎊
Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë qendrën e qytetit me nxënësit e shkollës tonë “Asdreni”dhe të festojmë së bashku me fëmijët, të prezantojnë punimet e tyre kushtuar ditës së 1 Qershorit . Falënderojmë policinë për praninë, mbështetjen dhe mesazhet edukative që ndanë me fëmijët.
🎈Urojmë që çdo fëmijë të rritet i lumtur, i sigurt dhe i rrethuar me dashuri, kujdes dhe mundësi për një të ardhme më të mirë.
30/05/2026
29.05.2026
🎉 Suksese të shkëlqyera në festën e 1 Qershorit! 🎉
Në aktivitetin festiv të organizuar në Qendrën Tregtare ETC, ku shkolla jonë mori pjesë me tri klasa, nxënësit tanë treguan talent, kreativitet dhe dije të jashtëzakonshme. Për paraqitjet e tyre u vlerësuan me mirënjohje dhe kuponë për blerje.
🏆 Klasa 3/1, me mësuese Valbona Nikqi, u shpërblye me çmimin “Vallëzimi më i Mirë”.
🏆 Klasa 4/1, me mësuese Njomza Gjikolli, fitoi dy çmime:
• “Kuizi i Diturisë” (nxënës të talentuar në dije)
• “Vallëzimi më i Bukur”
🏆 Klasa: IV/3 me mësuese Mirjeta Agaj, fitoi Çmimin :Kënga më e mirë
Nxënësja: Emma Osmani
🏆 Klasa 5/4, me mësuese Valbona Pavata, u shpërblye me çmimin “Recitali më i Mirë”.
Urime të gjithë nxënësve dhe mësuesve për përfaqësimin dinjitoz të shkollës sonë! Jemi krenarë për sukseset tuaja dhe ju dëshirojmë edhe shumë arritje të tjera. 🌟
28/05/2026
Shkolla Asdreni - Peje
Puna dhe përkushtimi në shkollen Asdreni e përhera duke falenderuar drejtoreshen Agime Lajqi për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkrahjen sot edhe një projekt ndërkombëtarë u përfundua në kuadër të eTwinning Kosova.
Arsimtarja Servete Shabi sëbashku me nxënësit realizoj takimin falenderues dhe përmbyllës të projektit me 27 vende të botes e në këtë mes ishte edhe shkolla jonë ,,Asdreni”
Si pjesë e Projektit eTwinning "Së bashku në YLBER", ishte një burim gëzimi dhe krenarie e madhe të shihnim studentët tanë, të cilët morën pjesë aktive në procesin e projektit dhe punuan me përkushtim, të merrnin certifikatat e tyre të arritjeve.
Gjatë gjithë projektit, studentët tanë patën mundësinë të mësonin rreth kulturave të ndryshme, të bashkëpunonin, të zhvillonin aftësitë e tyre dixhitale dhe të prodhonin projekte të përbashkëta. Puna e tyre e palodhur, ndjenja e përgjegjësisë dhe përpjekjet e suksesshme janë njohur me këto certifikata.
Përkushtimi, dëshira për të mësuar dhe produktiviteti që studentët tanë demonstruan gjatë gjithë procesit na sollën gëzim të madh. I përgëzojmë sinqerisht të gjithë studentët që kontribuan në projekt dhe u urojmë atyre suksese të vazhdueshme.
As part of the "Together in the RAINBOW" eTwinning Project, it was a source of great joy and pride to see our students, who actively participated in the project process and worked with dedication, receive their certificates of achievement.
Throughout the project, our students had the opportunity to learn about different cultures, collaborate, develop their digital skills, and produce joint projects. Their hard work, sense of responsibility, and successful efforts have been recognized with these certificates.
The dedication, eagerness to learn, and productivity our students demonstrated throughout the process brought us great joy. We sincerely congratulate all the students who contributed to the project and wish them continued success.
28/05/2026
Aktiviteti i rradhës,nga lënda Shoqëria dhe mjedisi. Me temën "Objektet fetare". Klasa V/4, me mësuesen Valbona Pavata.⛪⛪🕌🕌👭👬
Vizita jonë edukative në objektet fetare të qytetit të Pejës, në Kishën Katolike dhe në Xhami, ishte një përvojë shumë e vlefshme dhe mbresëlënëse. Gjatë kësaj vizite mësuam më shumë për historinë, rëndësinë dhe rolin që kanë objektet fetare në jetën shpirtërore dhe shoqërore të njerëzve.
Në Kishën Katolike u pritëm ngrohtësisht dhe patëm mundësinë të dëgjonim një ligjeratë nga famullitari Don Lorenc Sopi,i cili na foli për historikun e kishës , rëndësinë e besimit,tolerancën fetare dhe mesazhet e paqës e dashurisë ndaj njerëzve.
Ndërsa në Xhami dëgjuam ligjeratën nga imami Artan Zeka,i cili na tregoj për rëndësinë e fesë
Islame,respekti pastërtinë shpirtërore dhe vlerat humane që përcjellë xhamia në komunitet.
Kjo vizitë na ndihmoi të kuptojmë më mirë rëndësinë e tolerancës fetare dhe respektit për të gjitha besimet. Edhe pse objektet fetare kanë menyra të ndryshme organizimit dhe rituale,ato përcjellin vlera të përbashkëta si paqja,mirësia,solidariteti dhe respektit ndaj njerëzve. Ne u ndjemë të mirëpritur në të dy objektet fetare dhe fituam njohuri të reja për kulturën dhe trashëgiminë shpirtërore të qytetit tonë.
27/05/2026
Dje u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve nga Shtëpia Botuese Dukagjini në bashkëpunim me Pearson, një organizim shumë i veçantë dhe motivues për nxënësit dhe arsimtarët.
Jemi shumë krenarë që shkolla jonë ishte pjesë e kësaj ceremonie, ku nxënësja jonë Tuana Pasha VIII/3 u vlerësua me çmim special, ndërsa fituese u shpall edhe arsimtarja e gjuhës angleze, Besa Bakraçi Galani, e cila u shpërblye me një udhëtim në Angli. 🇬🇧✨
Gjithashtu, të gjithë nxënësit që morën pjesë në këtë aplikim u shpërblyen me mirënjohje për angazhimin, kreativitetin dhe punën e tyre të palodhshme. 👏🏻🥰
Ky vlerësim na motivon të punojmë edhe më shumë, të vazhdojmë me përkushtim dhe të mbështesim talentin dhe suksesin e nxënësve tanë.
Urime të gjithë fituesve dhe shumë suksese edhe në të ardhmen!