Shkolla Asdreni - Peje

Shkolla Asdreni - Peje Kjo është faqja zyrtare informuese (facebook) e shkollës fillore te mesme te ulet "Asdreni" ne Pe

🏆 Mirënjohje për përkushtim dhe punë të jashtëzakonshme!SHFMU “Asdreni” – Pejë është nderuar me Mirënjohje të veçantë ng...
11/09/2026

🏆 Mirënjohje për përkushtim dhe punë të jashtëzakonshme!

SHFMU “Asdreni” – Pejë është nderuar me Mirënjohje të veçantë nga HARD Global, për përkushtimin e jashtëzakonshëm në zbatimin e programit “Promovimi i Pluralizmit dhe Respektit për Diversitetin përmes Edukimit”.

Kjo mirënjohje është një vlerësim për punën, bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në edukimin e nxënësve me vlerat e pluralizmit, respektit, mirëkuptimit dhe gjithëpërfshirjes.

Një vlerësim që na motivon të vazhdojmë edhe më tej në ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe të hapur për të gjithë! 🌟📚🏫

🏆🎾 Krenari për shkollën dhe  klasën III/4!Nxënësi ynë, Matin Osmanaj, u dallua në turneun “KOSOVA BOWL”, ku morën pjesë ...
09/09/2026

🏆🎾 Krenari për shkollën dhe klasën III/4!

Nxënësi ynë, Matin Osmanaj, u dallua në turneun “KOSOVA BOWL”, ku morën pjesë rreth 100 tenistë nga vende dhe klube të ndryshme.

Pas tri ditësh garash emocionuese, Matini tregoi talent, përkushtim dhe vendosmëri, duke arritur të fitojë kupën 🏆🎾.

Urime, Matin! Jemi shumë krenarë për ty dhe të urojmë edhe më shumë suksese në të ardhmen! 👏🌟

02/09/2026

🎒📚 Urime 1 Shtatori, parafillorë të dashur! 🌟💖

Sot është një ditë e veçantë, sepse për ju fillon aventura e parë në botën e bukur të shkollës. 🏫✨ Me hapa të vegjël, buzëqeshje të ëmbla dhe shumë emocion, ju nisni një rrugëtim të ri plot lojëra, miqësi, ngjyra dhe mësime të bukura. 🌈🧸

Mësueset tuaja dhe drejtoresha e shkolles znj. Agime Lajci do t’ju shoqërojnë me shumë dashuri, kujdes dhe durim, duke ju ndihmuar të zbuloni çdo ditë diçka të re. 🌸❤️

Ju urojmë një mirëseardhje të ngrohtë në shkollën “Asdreni” dhe një fillim të mbarë të këtij kapitulli të bukur! 📚🌟

🌈 Suksese, vogëlushë të dashur!

Qofshi gjithmonë të buzëqeshur, kureshtarë dhe plot ëndrra! 🥰🎈

Udhëtimi juaj drejt dijes sapo ka filluar! 🎓✨

Përfundon me sukses procesi i përtëritjes së Licencës së KarrierësNë shkollën tonë ka përfunduar me sukses procesi i për...
25/06/2026

Përfundon me sukses procesi i përtëritjes së Licencës së Karrierës

Në shkollën tonë ka përfunduar me sukses procesi i përtëritjes së Licencës së Karrierës për 22 mësimdhënës, të cilët iu nënshtruan këtij procesi duke kaluar me sukses të gjitha fazat e parapara të vlerësimit: vetëvlerësimin, vlerësimin nga kolegët, vlerësimin nga nxënësit, si dhe vlerësimin nga drejtori i shkollës.

Pas përmbushjes së kritereve të përcaktuara dhe përfundimit me sukses të procesit të vlerësimit, mësimdhënësit u pajisën me Licencën e Karrierës me vlefshmëri 7-vjeçare.

Ky proces dëshmon përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve tanë për zhvillim profesional, avancim në karrierë dhe ngritje të cilësisë së procesit mësimor.

Drejtoresha e shkollës, Agime Lajqi, shpreh mirënjohje dhe falënderim për Ekipin me Bazë në Shkollë për bashkëpunimin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë gjithë procesit të vlerësimit. Njëkohësisht, ajo u uron mësimdhënësve të rilicencuar suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre profesional dhe në misionin e tyre fisnik në edukimin e brezave të rinj.

Urime të gjithë mësimdhënësve për këtë arritje të rëndësishme profesionale! 🎓👏

NJOFTIM PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË NËNTATë nderuar nxënës,Ju njoftojmë se Testi i Arritshmërisë do të mbahet më: 26 qersh...
25/06/2026

NJOFTIM PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË NËNTA

Të nderuar nxënës,

Ju njoftojmë se Testi i Arritshmërisë do të mbahet më:
26 qershor 2026 (e premte)
Ora 10:00 – 12:30
Shkolla e Mjekësisë (qendra e testimit)
Nxënësit e SHFMU “Asdreni” duhet të jenë në oborrin e shkollës deri në orën 08:30, ku do të organizohet shoqërimi drejt qendrës së testimit.

Me vete duhet të kenë:

Librezën e nxënësit;

Laps grafiti.

Ndalohet rreptësisht marrja me vete e telefonave celularë, orëve inteligjente dhe pajisjeve të tjera elektronike gjatë testimit.
Ju lutemi të respektoni orarin dhe udhëzimet e dhëna.

Ju urojmë sukses dhe rezultate sa më të mira!

Drejtoria e SHFMU “Asdreni”Pejë

22/06/2026

Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve për Nxënësit e Dalluar

Sot, në shkollën tonë u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe mirënjohjeve për nxënësit dhe klasat e dalluara që kanë arritur rezultate të larta në Testin e Shkallës 1, 2, 3 dhe 4, si dhe për nxënësit e klasave VI dhe VIII që kanë treguar sukses në garat e diturisë, në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe dhe Olimpiadën e Matematikës. Në këtë ceremoni u vlerësuan edhe talentet në fushën e artit figurativ, të cilët me pasionin, krijimtarinë dhe përkushtimin e tyre kanë sjellë ngjyra dhe vlera të veçanta në jetën e shkollës.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, në praninë e prindërve, drejtoresha e shkollës, Agime Lajqi, ndau mirënjohjet për nxënësit dhe klasat e dalluara, duke i përgëzuar për arritjet e tyre dhe duke u uruar suksese të mëtejshme në rrugën e dijes.

Këto arritje janë dëshmi e punës së palodhur, përkushtimit dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve. Sukseset e arritura sot le të shërbejnë si frymëzim dhe motivim për rezultate edhe më të larta në të ardhmen.

Me këtë rast, i përgëzojmë të gjithë nxënësit e vlerësuar dhe u dëshirojmë të gjithë nxënësve të shkollës sonë shumë suksese, dije dhe arritje të reja në rrugëtimin e tyre drejt zhvillimit personal dhe akademik. 🌟📚🏆

21/06/2026

🎓❤️ Të dashur nxënësit e mi,

Sot po ju përcjell me zemër plot emocion dhe krenari. Bashkë kaluam çaste të bukura, mësuam, luajtëm, qeshëm dhe krijuam kujtime që do t’i ruaj gjithmonë.

Tani ju pret një rrugëtim i ri në klasën e parë. Ju uroj të ecni gjithmonë me besim, kuriozitet dhe dashuri për dijen. Mos reshtni kurrë së ëndërruari dhe së besuari te vetja.

Do të mbeteni përherë një pjesë e veçantë e zemrës sime. Ju uroj suksese pa fund dhe një të ardhme të ndritur! 🌹📚✨

Me shumë dashuri,
Mësuesja juaj:Hidajete Kuka-Hasku

21/06/2026

🎶 Në kuadër të 21 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, nxënësit e shkollës sonë përgatitën një video të veçantë për të shprehur dashurinë e tyre ndaj muzikës.

Përmes interpretimeve artistike, ata treguan talentin, kreativitetin dhe gëzimin që muzika sjell në jetën e përditshme.

Ju ftojmë ta ndiqni videon dhe të festojmë së bashku fuqinë e muzikës, e cila frymëzon, bashkon dhe pasuron jetën tonë. 🎵✨

Address

Xhevat Begolli
Peja
30000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Asdreni - Peje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla Asdreni - Peje:

Shortcuts

Share