Qendra për zhvillim të karrierës - Universiteti "Haxhi Zeka"

  • Home
  • Kosovo
  • Peja
  • Qendra për zhvillim të karrierës - Universiteti "Haxhi Zeka"

Qendra për zhvillim të karrierës - Universiteti "Haxhi Zeka" Zyra për Zhvillimin e Karrierës në Universitetin “Haxhi Zeka” funksionon si një urë lidhëse ne mes te studenteve te universitetit tone dhe botes se punës.

FUNKSIONI DHE PËRGJEGJËSITË E ZYRËS PËR ZHVILLIMIN E KARRIERËS

Zyra për Zhvillimin e Karrierës në Universitetin “Haxhi Zeka” funksionon si një urë lidhëse ne mes te studenteve te universitetit tone dhe botes se punës. Zyra e Karrierës në kuadër të Universitetin “Haxhi Zeka”ofron programe, shërbime dhe burime të ndryshme të cilat do të inkurajojnë dhe ndihmojnë studentët të angazhohen në mënyrë të duhur në të gjitha aspektet e planifikimit të karrierës, edukimit eksperimental, ndjekjen e mundësive arsimore, si dhe arritjen e punës së dëshiruar. Puna e kësaj zyre ka këto komponentë për mbështetjen e studentëve:

Studentët aktual
Studentët e diplomuar në universitetin tonë
Organizimin e programit “Work and Study” apo “Puno dhe Mëso”

Studentëve të diplomuar u ndihmohet në krijimin e karrierës së tyre duke u gjetur atyre vende pune në institucionet shtetërore apo private varësisht shkollimit dhe aftësive që ata kanë. Studentëve aktual u ndihmohet në procesin e kryerjes së mësimit praktik gjegjësisht Internship. Organizimin e programit “Work and Study” apo “Puno dhe Mëso” që është një mundësi për t’a punësuar studentin me orarë të shkurtuar në njësitë e ndryshme të universitetit por edhe në kompani dhe institucione tjera.

📢 𝐇𝐀𝐏𝐄𝐓 𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐀 𝐏𝐄̈𝐑 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐈𝐌 𝐄𝐃𝐈𝐂𝐈𝐎𝐍𝐈 𝐈 𝐃𝐘𝐓𝐄̈ 𝐈 𝐀𝐊𝐀𝐃𝐄𝐌𝐈𝐒𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐃𝐑𝐄𝐉𝐓𝐄̈𝐒𝐈 𝐒𝐎𝐂𝐈𝐀𝐋𝐄Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ...
14/09/2026

📢 𝐇𝐀𝐏𝐄𝐓 𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐀 𝐏𝐄̈𝐑 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐈𝐌
𝐄𝐃𝐈𝐂𝐈𝐎𝐍𝐈 𝐈 𝐃𝐘𝐓𝐄̈ 𝐈 𝐀𝐊𝐀𝐃𝐄𝐌𝐈𝐒𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐃𝐑𝐄𝐉𝐓𝐄̈𝐒𝐈 𝐒𝐎𝐂𝐈𝐀𝐋𝐄
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) hap thirrjen për aplikim për edicionin e dytë të Akademisë për Drejtësi Sociale, e cila do të mbahet më 14, 15, 16 dhe 19 tetor 2026, në Hotel Sirius, Prishtinë, nga ora 09:00 deri në 16:00.
Akademia për Drejtësi Sociale është një program katërditor që synon zgjerimin e njohurive dhe nxitjen e diskutimit profesional mbi drejtësinë sociale dhe mbrojtjen juridike të të drejtave sociale në Kosovë.
Përmes ligjëratave, diskutimeve dhe ushtrimeve praktike, Akademia do të përqendrohet në tre fusha kryesore:
▪️ Të drejtat sociale dhe standardet juridike – të drejtat e garantuara me Kushtetutë, ligje dhe instrumente ndërkombëtare;
▪️ Barazia, puna dhe mbrojtja sociale – mbrojtja nga diskriminimi, e drejta në punë dhe në kushte të dinjitetshme, pensionet, liria sindikale dhe dialogu social;
▪️ Përgjegjësia institucionale dhe qasja në drejtësi – roli i institucioneve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në garantimin dhe realizimin efektiv të të drejtave sociale.
Kush mund të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë personat e moshës 18–35 vjeç, përfshirë:
📌 Studentët dhe të diplomuarit në Fakultetin Juridik;
📌 Studentët dhe të diplomuarit në shkencat politike, sociologji, punë sociale dhe fusha të tjera të shkencave sociale;
📌 Gazetarët që mbulojnë çështjet sociale dhe juridike;
📌 Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile;
📌 Personat e angazhuar ose të punësuar nw sektorin publik në fusha që lidhen me drejtësinë dhe politikat sociale.
IKD do të përzgjedhë 20 pjesëmarrës. Inkurajohen veçanërisht aplikimet e grave dhe vajzave, si dhe të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë.
Çfarë ofron Akademia?
✅ Ligjërata nga ekspertë të fushës;
✅ Diskutime dhe ushtrime praktike;
✅ Thellim të njohurive mbi drejtësinë sociale, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave sociale;
✅ Mundësi për shkëmbim të përvojave dhe krijim të kontakteve profesionale;
✅ Certifikatë për pjesëmarrësit që e përfundojnë programin.
Si të aplikoni?
Kandidatët duhet t’i dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
1. CV-në;
2. Letrën motivuese.
Dokumentet duhet të dërgohen në adresën elektronike:
📧 [email protected]
Në titullin e emailit duhet të shkruhet:
Aplikim – Akademia për Drejtësi Sociale 2026
📅 Afati i fundit për aplikim: 20 shtator 2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit do të kontaktohen dhe do të njoftohen me kohë për hapat e mëtejshëm.
Për informata shtesë, mund të na shkruani në [email protected].
Apliko dhe bëhu pjesë e edicionit të dytë të Akademisë për Drejtësi Sociale!

https://kosovajob.com/finca-kosovo/programi-i-praktikes
02/09/2026

https://kosovajob.com/finca-kosovo/programi-i-praktikes

KONKURSPROGRAMI I PRAKTIKESDEGE DHE ZYRE QENDRORE Kriteret e Aplikimit Në vitin e fundit të studimeve ose i sapodiplomuar.  I interesuar për zhvillim profesional.  Aktiv dhe i përgjegjshëm.  Entuziast për të mësuar.  Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.  Çfarë Ofrojmë?  Pr...

https://kosovajob.com/gjimnazi-cambridge/zyrtare-financiare
31/08/2026

https://kosovajob.com/gjimnazi-cambridge/zyrtare-financiare

K O N K U R S GJIMNAZI CAMBRIDGE - PEJË, i licencuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë me numër licence 4452/02-1, bazuar në Ligjin Nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar dhe Statutin e Shkollës, shpallë konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës, si vijon: Zyrta...

https://kosovajob.com/devolli-corporation/export-menaxher-i-eksportit
31/08/2026

https://kosovajob.com/devolli-corporation/export-menaxher-i-eksportit

KONKURS PUNE Pozita: EXPORT / 2 Pozita Devolli Corporation shpall konkurs për 2 pozita ne EXPORT, për një person të përgjegjshëm, komunikues dhe të orientuar drejt rezultateve. Kërkesat: Përvojë në eksport dhe sh*tje ndërkombëtare Njohuri të mira të gjuhës angleze Aftësi të mira ko...

https://kosovajob.com/finca-kosovo/zyrtar-per-zhvillim-biznesi-decan
31/08/2026

https://kosovajob.com/finca-kosovo/zyrtar-per-zhvillim-biznesi-decan

KONKURS   ZYRTAR PËR ZHVILLIM BIZNESI – DEGA DEÇAN  PËRGJEGJËSITË:  Të identifikojë klientët potencial për kreditë e bizneseve përmes promovimit të ofertës kreditore;  Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;  Të mbledhë, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhe...

Thirrje për aplikime – Vullnetarë për Kampin Veror të BONEVET PejaTë nderuar studentë,Ju njoftojmë se BONEVET Peja ka ha...
02/07/2026

Thirrje për aplikime – Vullnetarë për Kampin Veror të BONEVET Peja

Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë se BONEVET Peja ka hapur thirrjen për aplikime për vullnetarë/e në Kampet Verore, të cilat do të zhvillohen gjatë muajve korrik dhe gusht.

Nëse jeni student/e, keni pasion për punën me fëmijë dhe dëshironi të fitoni përvojë praktike në një mjedis edukativ, kreativ dhe inovativ, kjo është një mundësi shumë e mirë për ju.

Si pjesë e ekipit të BONEVET Peja, do të keni mundësinë të:

të kontribuoni në organizimin dhe realizimin e Kampeve Verore;
të punoni me një ekip me përvojë;
të zhvilloni aftësi personale dhe profesionale;
të fitoni një përvojë të vlefshme vullnetare.
📅 Kampet Verore do të mbahen nga 13 korrik deri më 14 gusht.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar formularin në linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdRhJuDtz6uWtOiXOr_xWTG2pRGmNqfREihgo3qqmsaj7Wueg/viewform

Ju inkurajojmë të aplikoni brenda afatit dhe të përfitoni nga kjo mundësi për zhvillim personal dhe profesional.

☀️ Kjo verë nuk është thjesht një pushim është një aventurë për t’u mbajtur mend! Bëhu pjesë e Kampit Veror të BONEVET Peja si vullnetar/e dhe krijo përvoja të veçanta së bashku me ne. BONEVET Peja hap thirrjen për vullnetarë/e për Kampet Verore që do të zhvillohen gjatë ...

📢 SESION INFORMUES – EPALE KosovoTë nderuar studentë dhe të diplomuar të UHZ-së,Ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin in...
09/06/2026

📢 SESION INFORMUES – EPALE Kosovo

Të nderuar studentë dhe të diplomuar të UHZ-së,

Ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin informues për platformën EPALE (Electronic Platform for Adult Learning in Europe), një iniciativë e Komisionit Evropian që promovon të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe zhvillimin profesional.

📅 Data: 16.06.2026
🕑 Ora: 14:00
💻 Platforma: Google Meet
📝 Regjistrimi: https://forms.gle/UHgwY51LHCyc9bA19

Sesioni do të prezantohet nga:
Kristina Zimaj
Project Officer – EPALE NSS Kosovo

Gjatë sesionit do të keni mundësi të mësoni më shumë rreth mundësive që EPALE ofron për studentë dhe profesionistë, përfshirë trajnime, webinare, materiale profesionale dhe rrjetëzim me institucione evropiane.

Ju mirëpresim!

Address

Rr. "Eliot Engel" P. N
Peja
30000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra për zhvillim të karrierës - Universiteti "Haxhi Zeka" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Qendra për zhvillim të karrierës - Universiteti "Haxhi Zeka":

Shortcuts

Share