11/01/2017
Konkursi për vjershën më të mirë
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Pejë, me rastin e manifestimit tradicional takimet ndërkombëtare letrare “Azem Shkeli 2017”, i cili mbahet në Pejë më 23 e 24 maj të këtij viti, shpall ;
Konkurs
për vjershën më të mirë të lexuar gjatë manifestimit letrare, e cila do të shpërblehet nga juria e propozuar nga Këshilli organizativ dhe i aprovuar nga DKRS-ja .
Të gjithë të interesuarit, vjershën e tyre duhet ta dërgojnë më se largu deri më 31 mars 2017, në këtë adresë [email protected].
Vjersha duhet të jetë e pabotuar dhe të mos jetë më e gjatë sesa dy faqe kompjuteri dhe me shifër.
Vjershat e përzgjedhura do te publikohen për deshifrim.
Ju mirëpresim!
Këshilli organizativ i takimeve
XV-ta ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli 2017”
Po ashtu Keshilli Organizativ I TNL Azem Shkrel shpall;
Konkurs
për çmimin “Bulëzat”
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Pejë shpall konkurs për çmimin “Bulëzat”, i cili për çdo vit jepet për krijues të rinj, në kuadër të manifestimit ndërkombëtar, takimet letrare “Azem Shkreli 2016”, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 maj në Pejë.
Të gjitha konkurrentët duhet të mos jenë mbi njëzet vjet dhe të kenë një libër të botuar me poezi.
Çmimi “Bulëzat” ka për qëllim të nxisë dhe të motivojë krijuesit e rinj.
Të gjitha të interesuarat mund të konkurrojnë deri më 30 prill, në këtë adresë [email protected]