Gjimnazi Cambridge - Pejë

Gjimnazi Cambridge - Pejë Shkollë private për nivelin parafillor, fillor, nivelin e mesëm të ulët dhe nivelin e mesëm të lartë. Rezultatet tona janë testament për këtë qasje.

Gjimnazi Cambridge ka një qasje unike për edukimin e fëmijëve. Kemi shkollën me katër nivele të shkollimit: Parafillor; Fillor; Mesëm i ulët dhe Mesëm i lartë, udhëhequr nga një ekip e përkushtuar, me klasë të vogla aq sa të mbajnë një atmosferë familjare. Kjo u jep mundësi stafit dhe mësimdhënësve të njohin mirë nxënësit e tyre dhe me sukses t’i përcjellin përmes secilës fazë të formësimit të tyre. Arsimi i mirë ka të bëjë me ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe produktive midis mësuesve dhe nxënësve, dhe mes vetë nxënësve. Ne sigurohemi që prindërit e nxënësve tanë të jenë të informuar vazhdimisht dhe të kenë mundësi të jenë të përfshirë ngushtë në udhëtimin arsimor të fëmijëve të tyre. Kjo është e rëndësishme për suksesin dhe lumturinë e tyre.

09/09/2026
Dita e parë në Gjimnazin Cambridge!📚Me shumë energji, buzëqeshje dhe entuziazëm, nxënësit tanë u rikthyen në bankat shko...
02/09/2026

Dita e parë në Gjimnazin Cambridge!📚

Me shumë energji, buzëqeshje dhe entuziazëm, nxënësit tanë u rikthyen në bankat shkollore, duke shënuar fillimin e një rrugëtimi të ri plot dije, sfida dhe mundësi.

Korridoret u mbushën sërish me gjallëri, takime mes miqsh dhe emocione të bukura. Me ambiente të përgatitura dhe një staf të përkushtuar, jemi gati për një vit të suksesshëm, me përvoja të reja dhe arritje të përbashkëta.

Mirë se erdhët, nxënës të dashur! Le ta bëjmë së bashku këtë vit shkollor të paharrueshëm.📚

KONKURS PUNE📢Gjimnazi Cambridge në Pejë hap konkurs për pozitën:Zyrtar/e Financiar/e .... (1)Kërkojmë një profesionist/e...
26/08/2026

KONKURS PUNE📢

Gjimnazi Cambridge në Pejë hap konkurs për pozitën:

Zyrtar/e Financiar/e .... (1)

Kërkojmë një profesionist/e të përgjegjshëm/me, të saktë dhe të përkushtuar, që dëshiron të zhvillohet në një mjedis profesional dhe dinamik.

📩 Aplikimet dërgohen në: [email protected]
📅 Afati i fundit për aplikim: 05.09.2026
🔗 Linku për aplikim: https://shorturl.at/Iqq55

Bëhu pjesë e ekipit tonë dhe krijo të ardhmen tënde!

Në Gjimnazin Cambridge, edukimi shkon përtej mësimit në klasë.Përmes standardeve të larta në mësimdhënie, aktiviteteve S...
24/08/2026

Në Gjimnazin Cambridge, edukimi shkon përtej mësimit në klasë.

Përmes standardeve të larta në mësimdhënie, aktiviteteve STEM, mësimit praktik dhe përkrahjes individuale, nxënësit zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë që u nevojiten për të ardhmen.

Regjistrimet vazhdojnë.

Krijo të ardhmen tënde!

Nga 24 deri më 28 gusht, Gjimnazi Cambridge hap dyert për një javë të dedikuar vizitave.Prindërit dhe nxënësit e interes...
24/08/2026

Nga 24 deri më 28 gusht, Gjimnazi Cambridge hap dyert për një javë të dedikuar vizitave.

Prindërit dhe nxënësit e interesuar mund të njihen nga afër me ambientet e shkollës, programin mësimor dhe ekipin tonë, si dhe të marrin të gjitha informacionet rreth regjistrimit.

Ju mirëpresim çdo ditë, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Krijo të ardhmen tënde!

KONKURS PËR PUNË 🎵Gjimnazi Cambridge hap konkurs për pozitën:Mësimdhënës/e për lëndën e Artit MuzikorFtojmë të gjithë ka...
12/08/2026

KONKURS PËR PUNË 🎵

Gjimnazi Cambridge hap konkurs për pozitën:

Mësimdhënës/e për lëndën e Artit Muzikor

Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar dhe të kualifikuar që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e ekipit tonë.

📩 Aplikimet dërgohen në: [email protected]
📅 Afati i fundit për aplikim: 18.08.2026

Krijo të ardhmen tënde me ne!

Një vit i ri shkollor fillon me zgjedhjen e duhur.Regjistrimet në Gjimnazin Cambridge janë të hapura për nxënësit që syn...
03/08/2026

Një vit i ri shkollor fillon me zgjedhjen e duhur.

Regjistrimet në Gjimnazin Cambridge janë të hapura për nxënësit që synojnë arsim cilësor, zhvillim të gjithanshëm dhe një mjedis ku secili nxënës përkrahet të arrijë potencialin e tij.

Kontaktoni ekipin tonë për më shumë informacione dhe për të rezervuar një takim.

Gjimnazi Cambridge, Krijo të ardhmen tënde!

Gjimnazi Cambridge renditet e para në nivel komunal për mesataren më të lartë në Testin e Arritshmërisë.🏆Ky rezultat kon...
27/07/2026

Gjimnazi Cambridge renditet e para në nivel komunal për mesataren më të lartë në Testin e Arritshmërisë.🏆

Ky rezultat konfirmon se standardet e larta në mësimdhënie, përkushtimi i stafit dhe puna e vazhdueshme e nxënësve shpërblehen me sukses konkret.📚

Po rritemi dhe po zgjerojmë ekipin tonë!📢Gjimnazi Cambridge hap konkurs për pozitat:📍 Mësimdhënës/e për lëndën e Gjeogra...
14/07/2026

Po rritemi dhe po zgjerojmë ekipin tonë!📢

Gjimnazi Cambridge hap konkurs për pozitat:

📍 Mësimdhënës/e për lëndën e Gjeografisë (1)
📍 Mësimdhënës/e për lëndën e Matematikës (1)
📍 Mësues/e për Arsimin Fillor (klasat I–V) (1)

Nëse je i/e përkushtuar ndaj arsimit, ke pasion për mësimdhënie dhe dëshiron të bëhesh pjesë e një institucioni që investon në zhvillimin profesional dhe cilësinë në edukim, të ftojmë të aplikosh.

📧 Dërgo CV-në dhe dokumentet e nevojshme në: [email protected]
📝 Më shumë hollësi: https://shorturl.at/z5RIf
🗓️ Afati i aplikimit: 28.07.2026

Bëhu pjesë e ekipit tonë dhe krijo të ardhmen me ne! 🎓

Address

Rr. Muharrem Mitrovica P. N
Pejë
30000

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:30
Tuesday 08:00 - 15:30
Wednesday 08:00 - 15:30
Thursday 08:00 - 15:30
Friday 08:00 - 15:30

Telephone

+38349554500

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi Cambridge - Pejë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Gjimnazi Cambridge - Pejë:

Shortcuts

Share

Category