Institute for Science and Arts - Haxhi Zeka

Institute for Science and Arts  - Haxhi Zeka Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Institute for Science and Arts - Haxhi Zeka, Educational Research Center, UCK, Pejë.

Instituti për Shkencë dhe Arte (ISHA) i Universitetit “Haxhi Zeka” ka publikuar raportin hulumtues:“Hulumtim për Punësue...
22/05/2026

Instituti për Shkencë dhe Arte (ISHA) i Universitetit “Haxhi Zeka” ka publikuar raportin hulumtues:
“Hulumtim për Punësueshmërinë dhe Zhvillimin Profesional të të Diplomuarve (ALUMNI)”.

Ky raport paraqet një analizë të detajuar për situatën e të diplomuarve të Universitetit “Haxhi Zeka” në tregun e punës, duke trajtuar çështje me rëndësi strategjike për zhvillimin institucional, përmirësimin e programeve studimore dhe forcimin e lidhjes ndërmjet universitetit dhe tregut të punës. Raporti është hartuar në bazë të një hulumtimi kuantitativ me pjesëmarrjen e 365 të diplomuarve nga programe të ndryshme studimore të universitetit.

Gjetjet e raportit tregojnë se 74% e të anketuarve janë të punësuar, ndërsa 58.9% prej tyre janë të angazhuar me kohë të plotë, duke reflektuar një nivel relativisht të lartë të integrimit të të diplomuarve në tregun e punës. Raporti po ashtu evidenton rëndësinë e praktikave profesionale, aftësive të transferueshme dhe përgatitjes profesionale në rritjen e punësueshmërisë së studentëve.

Në kuadër të këtij hulumtimi janë analizuar gjithashtu:
- koha e integrimit në tregun e punës pas diplomimit;
- përputhja ndërmjet fushës së studimit dhe profesionit aktual;
- perceptimet e të diplomuarve për cilësinë e përgatitjes akademike;
- aftësitë më të kërkuara nga punëdhënësit;
- sfidat kryesore në punësim dhe zhvillimin profesional.

Ky raport paraqet një bazë të rëndësishme për vendimmarrje institucionale, rishikim të kurrikulave, zhvillim të mekanizmave mbështetës për studentët dhe fuqizim të bashkëpunimit me sektorin publik dhe privat. Për më tepër, ai përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të ndërtimit të politikave të bazuara në evidencë për zhvillimin e arsimit të lartë dhe rritjen e ndikimit të universitetit në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Raporti i plotë është publikuar në linkun zyrtar:

Ky raport paraqet një analizë të detajuar për situatën e të diplomuarve të Universitetit “Haxhi Zeka” në tregun e punës, duke trajtuar çështje me rëndësi strategjike për zhvillimin institucio…

29/01/2026

PËR PUNËSUESHMËRINË DHE ZHVILLIMIN PROFESIONAL TË TË DIPLOMUARVE (ALUMNI) Instituti për Shkencë dhe Arte është në proces të zhvillimit të një hulumtimi gjithëpërfshirës për punësueshmërinë dhe zhv…

19/06/2025

Ka përfunduar implementimi i projektit “Identifikimi i nevojave të industrisë në Rajonin e Dukagjinit dhe më gjerë”, i realizuar në kuadër të skemës së garantëve “Programi i mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese për universitetet publike të Kosovës”. Ky program ësht....

INSTITUTI PËR SHKENCË DHE ARTE NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA” IDENTIFIKON SFIDAT DHE NEVOJAT E INSTITUCIONEVE, ORGANIZATA...
18/02/2025

INSTITUTI PËR SHKENCË DHE ARTE NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA” IDENTIFIKON SFIDAT DHE NEVOJAT E INSTITUCIONEVE, ORGANIZATAVE, DHE BIZNESEVE NË SEKTORIN E KULTURËS, ARTIT DHE MUZIKËS!

Instituti për Shkencë dhe Art në Universitetin “Haxhi Zeka” ka përgatitur raportin e tij të dytë preliminar për identifikimin e nevojave në sektorët e kulturës, artit dhe muzikës. Ky hulumtim ka si qëllim të identifikojë nevojat e institucioneve, organizatave dhe bizneseve publike dhe private që janë të lidhura me interesat dhe kërkesat e Universitetit “Haxhi Zeka” dhe tregut të punës. Nëpërmjet këtij studimi, janë identifikuar sfidat dhe nevojat esenciale që kërkojnë vëmendje të veçantë nga institucionet dhe sektori privat.

Ky raporti, padyshim do të shërbej si një udhërrëfyes strategjik për autoritetet qendrore dhe lokale, duke ofruar udhëzime për hartimin dhe implementimin e politikave më efikase për mbështetje të këtyre veprimtarive.

për më shumë:

Instituti për Shkencë dhe Art në Universitetin “Haxhi Zeka” ka përgatitur raportin e tij të dytëpreliminar për identifikimin e nevojave në sektorët e kulturës, artit dhe muzikës. Kyhulumtim ka si …

RAPORT EKSKLUZIV: INSTITUTI PËR SHKENCË DHE ARTE NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA” IDENTIFIKON SFIDAT DHE NEVOJAT KRITIKE TË...
14/02/2025

RAPORT EKSKLUZIV: INSTITUTI PËR SHKENCË DHE ARTE NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA” IDENTIFIKON SFIDAT DHE NEVOJAT KRITIKE TË BIZNESEVE NË RAJONIN E DUKAGJINIT!

Instituti për Shkencë dhe Art në Universitetin "Haxhi Zeka" ka publikuar raportin mbi indentifikimin e nevoja për industrinë e ndërmarrjeve prodhuese, shërbyese dhe tregtare në Rajonin e Dukagjinit. Një studim i thelluar, bazuar në analizën e rreth 300 bizneseve, ka nxjerrë në pah sfidat dhe nevojat urgjente që kërkojnë vëmendje të theksuar nga institucionet dhe sektori privat.

Raporti shërben si një udhërrëfyes strategjik për autoritetet qendrore dhe lokale, duke i ndihmuar ato të hartojnë dhe zbatojnë politika më efikase për mbështetjen e biznesit. Po ashtu, studimi ofron informacion jetik për organizatat që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe sektorial në Kosovë, duke i orientuar ato drejt ndihmës më të synuar dhe efektive për sektorët me nevojë më të madhe.

Përtej impaktit institucional, ky raport ka një rëndësi të jashtëzakonshme për komunitetin akademik, duke pasuruar literaturën ekzistuese dhe duke krijuar një bazë solide për studime të ardhshme mbi zhvillimin e bizneseve dhe politikat ekonomike. Të dhënat e përfshira në këtë raport janë thelbësore edhe për bankat, institucionet financiare dhe investitorët e huaj dhe vendorë, duke u ofruar atyre një panoramë të qartë mbi sfidat financiare, mundësitë e investimeve dhe nevojat reale të bizneseve në këtë rajon.

Ky raport do t’u shpërndahet komunave të Rajonit të Dukagjinit dhe institucioneve kyçe në vend, duke krijuar një bazë të fortë për ndërhyrje strategjike dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Pas këtij hulumtimi, ISHA/UHZ ka paralajmëruar edhe studime të tjera të thelluara mbi sektorë të ndryshëm të ekonomisë, të cilat do të publikohen së shpejti.

https://unhz.eu/blog/raport-ekskluziv-instituti-per-shkence-dhe-arte-ne-universitetin-haxhi-zeka-identifikon-sfidat-dhe-nevojat-kritike-te-bizneseve-ne-rajonin-e-dukagjinit/

28/09/2024

URIME 28. SHTATORI DITA E BOSHNJAKËVE TË KOSOVËS

Me rastin e 28. Shtatorit Ditës së Boshnjakëve të Kosovës, Universitetit "Haxhi Zeka" uron gjithë komunitetin boshnjakë me mesazhin „Identiteti kombëtar është themeli i ekzistencës së një kombi. Uroj që kjo ditë të sjellë unitet, krenari dhe shumë gëzim për të gjithë. Kultura dhe traditat tuaja janë të çmuara për gjithë Kosovën. Kjo ditë është mundësi për të kujtuar trashëgiminë kulturore dhe kontributin që boshnjakët i dhanë Kosovës dhe kështu lanë gjurmë gjatë shekujve. Të bindur thellësisht në vizionin e ndërtimit të unitetit të popullit boshnjak, urojmë të gjithë komunitetin boshnjakë 28. shtatorin, Ditën e Boshnjakëve."
Mbroni identitetin tuaj dhe vlerat tuaja tradicionale!

ČESTITKA POVODOM 28. SEPTEMBRA, DANA BOŠNJAKA KOSOVA
Povodom 28. septembra, Dana Bošnjaka Kosova, Univerzitet „Haxhi Zeka“ čestita cijeloj bošnjačkoj zajednici porukom „Nacionalni identitet je temelj postojanja nacije. Želimo da ovaj dan svima donese jedinstvo, ponos i mnogo radosti. Vaša kultura i tradicija su dragocjeni za cijelo Kosovo. Ovaj dan je prilika da se prisjetite kulturnog nasljeđa i doprinosa koji su Bošnjaci dali Kosovu i tako ostavili svoj trag kroz vijekove. Duboko uvjereni u viziju izgrađivanja jedinstva bošnjačkog naroda, cijeloj bošnjačkoj zajednici čestitamo 28. septembar, Dan Bošnjaka."
Očuvajte identitet i vaše tradicionalne vrijednosti!

20/09/2024

Interview of the director of the Institute for Science and Art for the RTK program in the Bosnian language

20/09/2024

Address

UCK
Pejë
30000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Institute for Science and Arts - Haxhi Zeka posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Institute for Science and Arts - Haxhi Zeka:

Shortcuts

Share