Nisma për Paqe dhe Unitet-NPU

Nisma për Paqe dhe Unitet-NPU NUK DO TË KËTË PAQË DERI SA NË TARRIM TI KONTRROLLOJM EGOT DHE ARSYET TONA. Our mission is to prote

Avokim,
Të Drejtat e Njeriut,
Të Drejtat e Fëmijëve dhe Adoleshëntëve,
Mbrojtja e Grupëve Minoritare ,
Barazia Gjinore ,
Media ,
Kulturë ,
Sport
Trajnime dhe Edukim jo Formal ,
Animacion ,
Aktivizmi Komunitar dhe Qytetar ,
BE ,
Luftimi i Racizmit dhe Mbrojtja e Paqës në forma jo të Dhunshme ,
Mbrojtja e interesave dhe e indentitetit të komunitetëve Pakicë në Ballkan ,veç e VEC ,
Shkollat dhe Mësimet Intenzive ,
Rrjetët Sociale.Mediat dhe Mendimi Kritik ,
Monitorimi i Gjuhës së Urrejtjes në Media dhe me gjërë ,
Respektimi dhe puna duke u bazuar në Konventat Ndërkombëtare dhe Europiane për , të Drejtat e Njeriut,të Fëmijëve etj.

24/06/2026

📅 24 Qershori – Dita Nacionale e Ballkano Egjiptianëve

BALLKAN - Sot, më 24 Qershor, komuniteti Egjiptian në Kosovë dhe në të gjitha vendet e Ballkanit shënon Ditën e tij Nacionale – një datë historike që u përcaktua në Kongresin e Parë të Egjiptianëve të Ballkanit, të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut në vitin 1990.

Por kjo ditë e rëndësishme sot na gjen në një realitet të hidhur:
📉 komuniteti egjiptian në Kosovë vazhdon të jetë në një pozitë të pafavorshme ekonomike e sociale,
⚖️ i pa përfaqësuar barabartë në institucionet shtetërore,
❗ dhe i pambështetur realisht nga mekanizmat institucionalë.

Fatkeqësisht, 24 Qershori ende nuk njihet me ligj si festë zyrtare, ndonëse komuniteti egjiptian është i përfshirë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës si kategori kushtetuese me të drejta të garantuara.

📢 Diskriminimi, përjashtimi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut janë ende realitet i përditshëm për shumë anëtarë të këtij komuniteti. Kjo bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet në fuqi dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

🟠 Me këtë rast, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të Kosovës – qendrore dhe lokale – që me veprime konkrete të dëshmojnë se e dëshirojnë sinqerisht ekzistencën dhe zhvillimin e barabartë të komunitetit Egjiptian në vend.

✊ Dita Nacionale është ditë krenarie dhe reflektimi – por edhe thirrje për drejtësi, përfaqësim dhe dinjitet.

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e FëmijëveSot, më 1 Qershor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, një ditë kushtuar t...
01/06/2026

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Sot, më 1 Qershor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, një ditë kushtuar të drejtave, mirëqenies dhe lumturisë së fëmijëve në mbarë botën.

Kjo ditë na kujton rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve, sigurimit të arsimimit cilësor, kujdesit shëndetësor dhe krijimit të një mjedisi të sigurt ku çdo fëmijë mund të rritet me dinjitet, dashuri dhe mundësi të barabarta.

Urime 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! Le të jetë kjo ditë një festë e buzëqeshjeve, lojës, ëndrrave dhe shpresës për një të ardhme më të mirë.
“Çdo fëmijë meriton një fëmijëri të lumtur, të sigurt dhe plot mundësi për të realizuar ëndrrat e veta.”
🌸🎈👧👦

Me Fat
27/05/2026

Me Fat

9 Maji shënon Ditën e Evropës — një ditë që simbolizon paqen, bashkëpunimin, solidaritetin dhe bashkimin mes popujve evr...
09/05/2026

9 Maji shënon Ditën e Evropës — një ditë që simbolizon paqen, bashkëpunimin, solidaritetin dhe bashkimin mes popujve evropianë. 🇪🇺

Nga Deklarata e Schuman-it në vitin 1950 e deri te Bashkimi Evropian i sotëm, Evropa ka kaluar nëpër sfida të mëdha historike, por ka arritur të ndërtojë një hapësirë bashkëpunimi, zhvillimi ekonomik, lirie dhe të drejtash për qytetarët e saj.

Dita e Evropës na kujton rëndësinë e dialogut, respektit mes kombeve dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të sigurt për gjeneratat e reja.
Në këtë ditë, riafirmojmë vlerat e paqes, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe unitetit në diversitet.

Gëzuar 9 Majin – Ditën e Evropës! 🇪🇺

Me Fat Bajrami
20/03/2026

Me Fat Bajrami

Letra emocionuese që Abraham Lincoln i dërgoi mësuesit të djalit të tijKjo është letra që presidenti amerikan Abraham Li...
01/09/2025

Letra emocionuese që Abraham Lincoln i dërgoi mësuesit të djalit të tij

Kjo është letra që presidenti amerikan Abraham Lincoln i drejtoi mësuesit të djalit të tij në fillim të shkollës. Një letër që duhet lexuar për të kuptuar jetën dhe mësimet që janë të rëndësishme tek fëmijët.

Letra e plotë:

Mësues i nderuar.
Djali im sot e fillon shkollën.

Pas pak, gjithçka do të jetë për të e re dhe e çuditshme, prandaj do të doja ta trajtonit butësisht. Është një aventurë që ai do ta marrë me vete nëpër të gjitha kontinentet. Të tilla aventura që ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi. Ta jetosh këtë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajo.
Për këtë, i dashur mësues, do t’ju lutesha ta merrnit përdore e t’i mësoni gjëra që do t’i duhen t’i dijë, mësojeni atë, por butësisht, nëse mundeni.
Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik.

Atij do t’i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, dhe jo të gjithë njerëzit janë të sinqertë.

Megjithatë mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton një lider i përkushtuar.

Mësojeni nëse mundeni se 10 centë të fituar kanë shumë më tepër vlerë se një dollar i gjetur. Në shkollë, mësues, është shumë më e ndershme të dështosh se të mashtrosh.

Mësojeni atë si të humbë hijshëm, dhe si t’i gëzohet fitores kur ai fiton.

Mësojeni të jetë i mirë, me njerëzit e mirë, dhe i ashpër me njerëzit e ashpër. Mundohuni t’i qëndrojë sa më larg zilisë, nëse do të mundeni dhe mësojani sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër.

Mësojeni po të jetë e mundur, si të qeshë kur të jetë i trishtuar, dhe se të derdhësh lotë nuk është aspak turp.
Mësojeni ti përqeshë cinikët.

Mësojeni nëse mundeni të zbulojë mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu i jepni edhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbëruar.

Mësojeni të ketë besim në idetë e tij edhe nëse të gjithë do ti thonë se janë të gabuara.

Mundohuni t’i mësoni birit tim forcën për mos e ndjekur turmën edhe kur të gjithë vrapojnë pas fitimtarit.

Mësojeni të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë të gjithë atë që dëgjonte në sitën e së vërtetës dhe të marrë veç të mirën.

Mësojani atij se si të shesë talentin dhe zgjuarsinë e tij tek ofertuesi më i lartë, por mos të pranojë kurrë asnjë lloj çmimi për shpirtin e zemrën.

Lejojeni të ketë kurajo për të qenë i padurueshëm. Lejojeni të ketë durimin për të qenë trim.

Mësojeni atë të ketë besim sublim te vetvetja, sepse atëherë ai do të ketë gjithmonë besim sublim në njerëzimin dhe në ZOTIN. Këto janë kërkesat, mësues, por ju bëni
më të mirën që mundeni. Ai është fëmijë i vogël dhe i mire DHE ËSHTË BIRI IM

Me respekt
Abraham Lincoln

Kush ishte Abraham Lincoln:

Abraham Lincoln lindi më 12 shkurt të vitit 1809 në Hodgenville, dhe u vra më 15 prill të vitit 1865 në Washington, Ai ishte presidenti i16-të i SHBA-ve.
Lincoln udhëhoqi Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës Civile, lufta e përgjakshme dhe e moralit të madh, si dhe në krizën e saj më të madhe politike. Në këtë mënyrë, ai e ruajti bashkim, hoqi skllavërinë, forcoi qeverinë federale, dhe modernizoi ekonominë.
I zgjedhur në Shtetet e Bashkuara në Dhomën e Përfaqësuesve të vitit 1846, Lincoln promovoi modernizimin e shpejtë të ekonomisë nëpërmjet bankave, tarifave, dhe hekurudhave.
Lincoln është renditur si një nga tre presidentën amerikanë më të mëdhenj.
Lincoln u vra nga John Wilkes Booth në një shfaqje teatri. /ZEB/IR/

Address

Pejë
30000PEJË,REPUBLIKAEKOSOVËS

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Nisma për Paqe dhe Unitet-NPU posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category