SHFMU “Skënder Çeku” Qyshk-Pejë

SHFMU “Skënder Çeku” Qyshk-Pejë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU “Skënder Çeku” Qyshk-Pejë, School, Pejë.

10/09/2026
13/08/2026

Të nderuar prind,ju njoftojmë se afati për aplikim nga prindërit për subvencionimin e teksteve mësimore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

Për këtë arsye lus të gjithë prindërit që ende nuk kanë aplikuar, duke i inkurajuar që ta bëjnë aplikimin sa më parë, pasi e premtja, 14 gusht 2026, është afati përfundimtar për aplikim.
Me respekt,drejtoresha Drenusha Radoniqi

Përfundimi i klasës së V-të me mësuesen Hasime Jasiqi GashiMe krenari shënojmë përfundimin e një etape të rëndësishme në...
22/06/2026

Përfundimi i klasës së V-të me mësuesen Hasime Jasiqi Gashi

Me krenari shënojmë përfundimin e një etape të rëndësishme në rrugëtimin arsimor të nxënësve të klasës së V-të, nën udhëheqjen dhe përkushtimin e mësueses Hasime Jasiqi Gashi.

Falënderojmë mësuesen Hasime për punën, përkushtimin dhe kujdesin e treguar ndaj nxënësve gjatë këtyre viteve, si dhe ruajmë me kënaqësi kujtimet e bukura të kësaj periudhe. 📚🎓🌷

20/06/2026

Me shumë gëzim dhe krenari shënojmë përfundimin e parashkollorit nga vogëlushët tanë të dashur.
Ky vit ishte i mbushur me mësime, lojëra, buzëqeshje dhe kujtime të bukura. Falënderojmë përkushtimin dhe dashurinë e mësueses Nora Kelmendi, e cila me punën dhe kujdesin e saj i udhëhoqi fëmijët në hapat e tyre të parë drejt dijes.
Urojmë që rrugëtimi i tyre i ardhshëm të jetë i mbushur me suksese dhe gëzime! 🌷🎓📚

Sot, nxënësit e klasës së parë patën kënaqësinë të mirëpresin stomatologun Petrit S. Lushi, i cili realizoi kontrollin e...
15/06/2026

Sot, nxënësit e klasës së parë patën kënaqësinë të mirëpresin stomatologun Petrit S. Lushi, i cili realizoi kontrollin e dhëmbëve dhe ndau këshilla të vlefshme për kujdesin oral dhe rëndësinë e higjienës së dhëmbëve.
Në fund të vizitës, nxënësit u gëzuan edhe me nga një dhuratë simbolike.

E falënderojmë për përkushtimin, kujdesin dhe kohën e ndarë me nxënësit tanë.

📚🎨 Vizitë edukativeSot, nxënësit e shkollës sonë vizituan Galerinë e Arteve, ku panë nga afër një ekspozitë artistike, s...
03/06/2026

📚🎨 Vizitë edukative

Sot, nxënësit e shkollës sonë vizituan Galerinë e Arteve, ku panë nga afër një ekspozitë artistike, si dhe Bibliotekën e Qytetit, ku u njohën me rëndësinë e librit dhe leximit.

Vizita ishte një përvojë e vlefshme edukative, e cila kontribuoi në zgjerimin e njohurive dhe zhvillimin kulturor të nxënësve.

Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim të drejtorit të Galerisë së Arteve, Turhan Bajraktari, si dhe të drejtoreshës së Bibliotekës së Qytetit, Shengyl Kelmendi Gashi, të cilët kontribuan në realizimin e kësaj vizite me vlerë për nxënësit tanë.

Me ftesë të Komunës së Pejës, nxënëset e shkollës sonë morën pjesë në aktivitetin për shënimin e 1 Qershorit – Ditës Ndë...
02/06/2026

Me ftesë të Komunës së Pejës, nxënëset e shkollës sonë morën pjesë në aktivitetin për shënimin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe në Seancën Konstituive të Asamblesë Komunale të Fëmijëve 2026–2028.

Nxënësja Blertina Gashi u nderua me mirënjohje për përfundimin e mandatit të saj, ndërsa Alea Gashi bëri betimin dhe mori mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e re e Asamblesë Komunale të Fëmijëve.

21/05/2026

Sot organizuam një kuiz edukativ në lëndën e Gjuhës Shqipe me nxënësit e klasave 6, 7, 8 dhe 9 përmes aplikacionit Kahoot!. Nxënësit morën pjesë me entuziazëm dhe treguan njohuri të mira në drejtshkrim, gramatikë dhe letërsi.

👩‍🏫Arsimtarja: Besarta Kastrati
🗓️ Maj 2026

Zgjedhjet për Anëtar të Asamblesë Komunale të FëmijëveSot, në ambientet e shkollës, u mbajt takimi për zgjedhjen e anëta...
30/04/2026

Zgjedhjet për Anëtar të Asamblesë Komunale të Fëmijëve
Sot, në ambientet e shkollës, u mbajt takimi për zgjedhjen e anëtarit të Asamblesë Komunale të Fëmijëve, në përputhje me rregullat dhe procedurat e parapara.
Takimi u hap nga përfaqësuesi i grupit punues, i cili prezantoi qëllimin e takimit dhe rendin e ditës. Pas verifikimit të pjesëmarrësve dhe konstatimit të kuorumit, u vazhdua me procedurat për nominim dhe votim.

Kandidatët e propozuar për anëtar të Asamblesë Komunale të Fëmijëve ishin:

1. Klea Kelmendi
2. Elina Gashi
3. Tuana Gashi
4. Alea Gashi
5. Erina Gashi
6. Blertina Gashi

Pas konfirmimit të listës së kandidatëve, u formua komisioni zgjedhor dhe u shpjegua procedura e votimit. Procesi i votimit u zhvillua në mënyrë të fshehtë dhe demokratike.
Pas numërimit të votave nga komisioni zgjedhor, u konstatua se kandidatja që ka fituar shumicën e votave është:

Alea Gashi

Në përfundim, u bë shpallja zyrtare e rezultatit dhe takimi u mbyll me sukses.

22/04/2026

🌱 Së bashku për një mjedis të shëndetshëm!

Në kuadër të Ditës së Tokës, u organizua një aktivitet me nxënësit e shkollës, me qëllim ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit.
Mësimdhënëset Besarta Kastrati dhe Blenda Krasniqi, në bashkëpunim me nxënësit, u angazhuan në mbjelljen e luleve në ambientet e shkollës, duke kontribuar në gjelbërimin dhe zbukurimin e hapësirës sonë.
Gjithashtu, nxënësit morën pjesë në pastrimin e oborrit dhe ambientit përreth shkollës, duke mbledhur mbeturinat dhe duke treguar përkushtim e përgjegjësi për një mjedis më të pastër.
Ky aktivitet shërbeu si një shembull i mirë i edukimit praktik, duke forcuar
te nxënësit ndjenjën e kujdesit ndaj natyrës dhe rrethinës që na rrethon.

Address

Pejë
30000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU “Skënder Çeku” Qyshk-Pejë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category