SHFMU "Lidhja e Prizrenit" Pejë

SHFMU "Lidhja e Prizrenit" Pejë Shkolla "Lidhja e Prizrenit"-Pejë është një institucion 9 vjeçar në Pejë. Në këtë faqe ju mund të njoftoheni për çdo lajm të ri rreth kesaj shkolle.

Në vazhdim ju njoftojmë me stafin e shkollës "Lidhja e Prizrenit" në PEJË

Drejtor: MA.Valdrin Husaj
Zv.Drejtoresha: Albina Mala Jevriq
Psikologe: Prenda Dodaj Krasniqi
Bibliotekë: Liridona Ymeri Haxha

Mësimdhënësit : Ajshe Veselaj,Iliriana Agusholli, Arbnora Valla, Valbone Bakraçi, Myzafere Bytyqi, Suzana Lajqi, Pranvera Bajri, Elda Shala, Apollona Hoxha, Femije Krasniqi, Lira Nushi, Elvira Abdullahi, Granita Merxha, Agime Anadolli, Filloreta Kaliqani, Fitore Kurti Begolli, Adelina Laja, Genta Çarkaxhija Loci, Arta Kuqi, Fatmire Rexhiqi, Nevryze Sanaja, Arijeta Gacaferi ,Toska Gashi, Luljeta Çarkaxhija, Fehmije Krasniqi, Luljeta Kurhasani, Flora Katanolli, Deshire Aliçkaj, Mejreme Shatri, Visar Zatriqi, Vjollca Demajliaj, Aferdita Kastrati, Njomza Morina, Lumnije Podrimaj, Albana Fetahaj, Anton Çivlaku, Leonora Syla, Fehmije Shatri Zekaj, Nora Taraku, Shqipe Pupovci, Valbona Goga, Aferdita Sylqa, Bekim Kastrati, Adem Muqkurtaj, Hasan Shoshi, Brahim Nikqi, Nexhmije Broqi,Milot Berisha, Arijeta Hoti, Ilir Shala, Yllka Kasumoviq.

10/07/2026
Ka programe që duartrokiten, e ka programe që prekin zemrën. "Nën petkun e babait tim" ishte një prej tyre.Me plot dashu...
10/07/2026

Ka programe që duartrokiten, e ka programe që prekin zemrën. "Nën petkun e babait tim" ishte një prej tyre.
Me plot dashuri, emocion dhe përkushtim, nxënësit e klasës IV-2 të shkollës sonë nën udhëheqjen e mësueses Toska Spahija Gashi, sollën një program artistik kushtuar figurës së babait – njeriut që na mëson të jemi të fortë, të ndershëm dhe të ecim me besim në jetë.
Falënderojmë nga zemra drejtoreshën, prindërit dhe të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij momenti të veçantë. Buzëqeshjet, lotët e gëzimit dhe duartrokitjet ishin dëshmia më e bukur se dashuria për babanë mbetet një nga ndjenjat më të pastra që rritet në zemrën e çdo fëmije.
Urime të gjithë baballarëve! Faleminderit që jeni streha, forca dhe frymëzimi i fëmijëve tuaj.

28/06/2026

Nyd de videoer og den musik, du holder af, upload originalt indhold, og del det hele med venner, familie og verden på YouTube.

Një rrugëtim i bukur po mbyllet… Një vit i mbushur me shkronja e numra, me fjalët dhe leximet e para, me lojëra, këngë, ...
28/06/2026

Një rrugëtim i bukur po mbyllet… Një vit i mbushur me shkronja e numra, me fjalët dhe leximet e para, me lojëra, këngë, miqësi, sfida, buzëqeshje dhe suksese. Një vit ku mësuam, u rritëm dhe krijuam kujtime që do të na shoqërojnë gjatë.
FESTA E ABETARES ishte kurorëzimi i gjithë këtij përkushtimi.
Faleminderit drejtoreshës për mbështetjen e vazhdueshme, prindërve për besimin dhe bashkëpunimin.
Krenare për vogëlushët e mi dhe mirënjohëse për çdo çast të këtij rrugëtimi të paharruar. ❤️📚
Mësuesja: Rezolita Gorani
Kl: I/2

Në kuadër të shënimit të Ditës së Shkollës sonë, "Lidhja e Prizrenit", nxënësit e shkollës, së bashku me mësueset tyre d...
26/06/2026

Në kuadër të shënimit të Ditës së Shkollës sonë, "Lidhja e Prizrenit", nxënësit e shkollës, së bashku me mësueset tyre dhe drejtoreshën Mejreme Meme Kolica Shatri organizuan një program të bukur artistik me valle popullore, duke sjellë atmosferë festive dhe duke promovuar traditat e kulturës sonë.

23/06/2026

NJOFTIM PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË NËNTA

Të dashur nxënës,

Ju njoftojmë se Testi i Arritshmërisë do të mbahet më:

📅 26 qershor 2026 (e premte)
🕙 Ora 10:00 – 12:30
📍 SHFMU “Asdreni”

Të gjithë nxënësit e klasave të nënta të shkollës sonë duhet të jenë të pranishëm në oborrin e shkollës më së largu deri në ora 08:30, nën shoqërimin e kujdestarëve.

Nxënësit duhet të kenë me vete:

- Librezën e nxënësit;
- Laps grafiti (plotësimi i fletës së përgjigjeve me stilolaps apo kimik nuk lejohet për shkak të lexuesit optik);
- Një shishe ujë.

Kujdes!

Ditën e testimit ndalohet rreptësisht marrja me vete e telefonave celularë, orëve inteligjente apo çdo pajisjeje tjetër elektronike që mund të përdoret për komunikim, qasje në internet, fotografim ose shkëmbim informacioni.

Nxënësit që posedojnë pajisje të tilla nuk do të lejohen të hyjnë në qendrën e testimit.

Ju lutemi të respektoni orarin dhe të gjitha udhëzimet e dhëna, në mënyrë që procesi i testimit të zhvillohet me sukses.

Drejtoria e shkollës, kujdestarët dhe mësimdhënësit e klasave të nënta ju urojnë shumë sukses në Testin e Arritshmërisë!

Një kapitull i bukur u mbyll, por kujtimet do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona. 🌸📚Me shumë krenari dhe emocion përm...
21/06/2026

Një kapitull i bukur u mbyll, por kujtimet do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona. 🌸📚

Me shumë krenari dhe emocion përmbyllëm Festën e Abetares, një ditë që kurorëzoi mundin, përkushtimin dhe sukseset e fëmijëve tanë të dashur.

Falënderim i veçantë për drejtoreshën tonë për mbështetjen e vazhdueshme, për prindërit që na besuan thesarin e tyre më të çmuar dhe që qëndruan pranë nesh në çdo hap të këtij rrugëtimi.

Mbi të gjitha, faleminderit juve, nxënësit e mi të dashur! Ju ish*t drita, gëzimi dhe krenaria e çdo dite shkollore. Me buzëqeshjet, ëndrrat dhe sukseset tuaja, e bëtë këtë vit të paharrueshëm.

Ju uroj që rruga juaj drejt dijes të jetë gjithmonë e ndriçuar nga kurioziteti, guximi dhe dashuria për të mësuar. Do të mbeteni përherë në zemrën time. ❤️

🌟 Fundi i një rrugëtimi të bukur, fillimi i një aventure të re! 🌟Sot me shumë krenari dhe emocion përcollëm parashkollor...
19/06/2026

🌟 Fundi i një rrugëtimi të bukur, fillimi i një aventure të re! 🌟

Sot me shumë krenari dhe emocion përcollëm parashkollorët tanë, të cilët gjatë këtij viti mësuan, luajtën, u rritën dhe krijuan kujtime të paharrueshme.

Falënderojmë drejtoreshën e shkollës, znj. Mejreme Shatri, për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe prindërit për bashkëpunimin dhe besimin gjatë gjithë vitit shkollor.

Fëmijëve tanë të dashur u urojmë shumë suksese, gëzim dhe arritje në rrugëtimin e tyre drejt klasës së parë. ❤️🎓📚

Edukatoret: Arbnora Valla, Ilirjana Agusholli dhe Vesa Loma

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, priti sot në takim nxënësit kampion republikan dhe përfaqësuesit e shkol...
17/06/2026

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, priti sot në takim nxënësit kampion republikan dhe përfaqësuesit e shkollës sonë fituese në garat e basketbollit 3x3. Në këtë pritje u vlerësuan sukseset e arritura nga SHMU “Lidhja e Prizrenit”, të cilat u dalluan me paraqitjet e tyre dhe rezultatet e shkëlqyera në këto gara sportive. Kryetari Muhaxheri i përgëzoi nxënësit, mësimdhënësit dhe trajnerët për angazhimin dhe përkushtimin e treguar, duke theksuar rëndësinë e sportit në zhvillimin e të rinjve dhe promovimin e vlerave të shëndetshme.

Shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për mbështetjen e vazhdueshme që i jep sportit shkollor.

Drejtoresha Mejreme Shatri priti në takim ekipet fituese në kuadër të programit “Sporti në Shkolla” në Republikën e Koso...
16/06/2026

Drejtoresha Mejreme Shatri priti në takim ekipet fituese në kuadër të programit “Sporti në Shkolla” në Republikën e Kosovës, në disiplinën e basketbollit 3x3. Me përkushtim, talent dhe punë ekipore, si ekipi i vajzave ashtu edhe ai i djemve arritën të zënë vendin e parë, duke e bërë shkollën tonë krenare me suksesin e tyre. Urime nxënësve dhe mentorëve për këtë arritje ju dëshirojmë suksese të mëtejshme! 🏆🏀👏

Address

Pejë

Telephone

+38339410510

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Lidhja e Prizrenit" Pejë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category