Shkolla e Muzikës“Halit Kasapolli“Pejë

Shkolla e Muzikës“Halit Kasapolli“Pejë Faqja zyrtare e Shkollës së Muzikës “Halit Kasapolli” – Pejë
📍 Institucion publik arsimor artistik

Një natë e bukur për Pejën, për muzikën dhe për Kosovën. ❤️Siparantum ChoirMemli Kelmendi💐
12/09/2026

Një natë e bukur për Pejën, për muzikën dhe për Kosovën. ❤️

Siparantum Choir
Memli Kelmendi

💐

Vizitë edukative në Galerinë e Arteve në PejëSot, nxënësit e Shkollës së Mesme, të shoqëruar nga drejtorja e shkollës, R...
11/09/2026

Vizitë edukative në Galerinë e Arteve në Pejë

Sot, nxënësit e Shkollës së Mesme, të shoqëruar nga drejtorja e shkollës, Rreze Kastrati, si dhe profesoreshat Besa Shala Bardhi – Flaut dhe Njomza Morina – Gjuhë Angleze, zhvilluan një vizitë edukative në Galerinë e Arteve në Pejë.

Në këtë hapësirë të artit dhe kujtesës, nxënësit u njohën me ekspozitën “Çarjet e qytetit të tij” të artistit Dardan Luta, një ekspozitë që përmes gjuhës së artit sjell kujtesën e qytetit dhe gjurmët e dhimbshme të luftës në Kosovë.

Përmes kësaj ekspozite, nxënësit patën mundësi të reflektojnë mbi historinë tonë të afërt, mbi qytetin dhe shtëpitë e shkatërruara, mbi trashëgiminë e dëmtuar dhe mbi jetët e prekura nga lufta.

Në këtë kuadër, puna e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka rëndësi të veçantë. Dokumentimi i krimeve të luftës dhe ruajtja e kujtesës kolektive janë domosdoshmëri për të vërtetën, drejtësinë dhe edukimin e brezave të rinj.

Sepse një shoqëri që e njeh të kaluarën e saj është më e përgatitur për ta ndërtuar të ardhmen. Kujtesa nuk është vetëm kujtim i së kaluarës është përgjegjësi ndaj së ardhmes.

Falënderojmë përzemërsisht znj. Florina Sadiku, udhëheqëse e Zyrës Rajonale në Pejë të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, për mikpritjen, bashkëpunimin dhe kontributin në realizimin e kësaj vizite edukative.

Mirënjohje për artistin Dardan Luta dhe Galerinë e Arteve në Pejë për mundësinë që përmes artit, nxënësit tanë të mësojnë, të reflektojnë dhe ta ruajnë kujtesën.

Sot patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim në shkollën tonë dirigjentin dhe pedagogun e mirënjohur shqiptar Bujar Lla...
02/09/2026

Sot patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim në shkollën tonë dirigjentin dhe pedagogun e mirënjohur shqiptar Bujar Llapaj, një figurë e njohur dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht në botën e muzikës.

Me një karrierë të pasur artistike dhe pedagogjike, z. Llapaj ka dirigjuar në skena të rëndësishme të Evropës dhe Amerikës së Veriut, duke dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin dhe promovimin e artit muzikor shqiptar.

Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të zhvillojmë një shkëmbim shumë të vlefshëm të ideve, përvojave dhe njohurive profesionale. Morëm shumë këshilla të rëndësishme dhe të dobishme, të cilat do t’i kemi në konsideratë dhe do të përpiqemi t’i aplikojmë në punën tonë në të ardhmen, në mënyrë që të vazhdojmë të avancojmë dhe të krijojmë mundësi edhe më të mira për nxënësit tanë.

Një falënderim i veçantë për dirigjentin e shkollës tonë, Memli Kelmendi, për angazhimin e tij maksimal, përkushtimin dhe punën e vazhdueshme në të mirë të shkollës. Falë këtij angazhimi u bë e mundur edhe kjo vizitë kaq e rëndësishme dhe frymëzuese.

Me krenari të veçantë e përgëzojmë profesorin dhe dirigjentin tonë, Memli Kelmendi, për botimin e veprës së tij të re “Z...
01/09/2026

Me krenari të veçantë e përgëzojmë profesorin dhe dirigjentin tonë, Memli Kelmendi, për botimin e veprës së tij të re “ZËRAT E VEGJËL – Vepra korale për fëmijë”.

Arsimi, kultura dhe arti janë shtylla të rëndësishme të një shoqërie që ecën përpara. Në këtë rrugëtim, është nder dhe privilegj për shkollën tonë që të ketë në mesin e saj një profesor si Memli Kelmendi ,një aset i çmuar për shkollën tonë, për nxënësit tanë dhe për komunitetin.

Me dijen, përkushtimin dhe krijimtarinë e tij, profesor Memli Kelmendi kontribuon çdo ditë në edukimin dhe formimin e brezave të rinj, duke dëshmuar se puna e palodhshme në arsim dhe kulturë lë gjurmë të qëndrueshme.

“ZËRAT E VEGJËL” është një tjetër dëshmi e punës dhe përkushtimit të tij ndaj muzikës dhe fëmijëve. Sukseset e tij na bëjnë krenarë çdo ditë e më shumë dhe janë një vlerë e shtuar për shkollën tonë.🍀

01/09/2026
Sot u mbajt mbledhja e parë e stafit për vitin shkollor 2026/2027.Me punë, përkushtim dhe bashkëpunim, po e nisim këtë v...
31/08/2026

Sot u mbajt mbledhja e parë e stafit për vitin shkollor 2026/2027.

Me punë, përkushtim dhe bashkëpunim, po e nisim këtë vit të ri shkollor me synime të qarta dhe përgjegjësi të përbashkët.

Urojmë një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot rezultate! 🍀

Memli Kelmendi continuing to make us proud every step of the way! 🇽🇰❤️Congratulations, Siparantum Choir! 🎶
23/08/2026

Memli Kelmendi continuing to make us proud every step of the way! 🇽🇰❤️

Congratulations, Siparantum Choir! 🎶

Memli Kelmendi 💐
14/08/2026

Memli Kelmendi 💐

ZËRAT E VEGJËL – Vepra korale për fëmijë

Me kënaqësi prezantoj librin tim të ri, “Zërat e Vegjël – Vepra korale për fëmijë”, një përmbledhje e 11 veprave korale të krijuara për zërat e fëmijëve, me synimin për të kontribuar në pasurimin e repertorit dhe në zhvillimin e praktikës korale për fëmijë.

Botimi është realizuar me mbështetjen e Ministria e Kulturës dhe Turizmit

Falënderoj për kontributin e tyre tekstshkruesit Xhevat Kelmendi, Egzona Shala, Lendita Goga dhe Natyra Mehmeti, recenzentët Kreshnik Aliçkaj dhe Kushtrim Jakupi, Agron Shujakun për redaktimin dhe aplikaturën, RICOH 1 O. P. për printimin si dhe Rron Bajrin për dizajnin dhe ilustrimet e jashtëzakonshme.

Ky botim i kushtohet zhvillimit të repertorit koral për fëmijë dhe synon të shërbejë si një burim artistik dhe pedagogjik për koret, dirigjentët dhe mësuesit e muzikës.

Memli Kelmendi�2026

Address

Str. "Tanush Topia"
Pejë
30000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e Muzikës“Halit Kasapolli“Pejë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share