Fakulteti Juridik - UHZ Pejë

Fakulteti Juridik - UHZ Pejë Fakulteti Juridik, Universiteti "Haxhi Zeka" Pejë

📢 HAPET THIRRJA PËR APLIKIM EDICIONI I DYTË I AKADEMISË PËR DREJTËSI SOCIALEInstituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) hap t...
11/09/2026

📢 HAPET THIRRJA PËR APLIKIM

EDICIONI I DYTË I AKADEMISË PËR DREJTËSI SOCIALE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) hap thirrjen për aplikim për edicionin e dytë të Akademisë për Drejtësi Sociale, e cila do të mbahet më 14, 15, 16 dhe 19 tetor 2026, në Hotel Sirius, Prishtinë, nga ora 09:00 deri në 16:00.

Akademia për Drejtësi Sociale është një program katërditor që synon zgjerimin e njohurive dhe nxitjen e diskutimit profesional mbi drejtësinë sociale dhe mbrojtjen juridike të të drejtave sociale në Kosovë.

Përmes ligjëratave, diskutimeve dhe ushtrimeve praktike, Akademia do të përqendrohet në tre fusha kryesore:
▪️ Të drejtat sociale dhe standardet juridike – të drejtat e garantuara me Kushtetutë, ligje dhe instrumente ndërkombëtare;
▪️ Barazia, puna dhe mbrojtja sociale – mbrojtja nga diskriminimi, e drejta në punë dhe në kushte të dinjitetshme, pensionet, liria sindikale dhe dialogu social;
▪️ Përgjegjësia institucionale dhe qasja në drejtësi – roli i institucioneve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në garantimin dhe realizimin efektiv të të drejtave sociale.
Kush mund të aplikojë?

Të drejtë aplikimi kanë personat e moshës 18–35 vjeç, përfshirë:
📌 Studentët dhe të diplomuarit në Fakultetin Juridik;
📌 Studentët dhe të diplomuarit në shkencat politike, sociologji, punë sociale dhe fusha të tjera të shkencave sociale;
📌 Gazetarët që mbulojnë çështjet sociale dhe juridike;
📌 Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile;
📌 Personat e angazhuar ose të punësuar në sektorin publik në fusha që lidhen me drejtësinë dhe politikat sociale.

IKD do të përzgjedhë 20 pjesëmarrës. Inkurajohen veçanërisht aplikimet e grave dhe vajzave, si dhe të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë.
Çfarë ofron Akademia?

✅ Ligjërata nga ekspertë të fushës;
✅ Diskutime dhe ushtrime praktike;
✅ Thellim të njohurive mbi drejtësinë sociale, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave sociale;
✅ Mundësi për shkëmbim të përvojave dhe krijim të kontakteve profesionale;
✅ Certifikatë për pjesëmarrësit që e përfundojnë programin.

Si të aplikoni?
Kandidatët duhet t’i dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
CV-në;
Letrën motivuese.
Dokumentet duhet të dërgohen në adresën elektronike:
📧 [email protected]
Në titullin e emailit duhet të shkruhet:
Aplikim – Akademia për Drejtësi Sociale 2026

📅 Afati i fundit për aplikim: 20 shtator 2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit do të kontaktohen dhe do të njoftohen me kohë për hapat e mëtejshëm.

Për informata shtesë, mund të na shkruani në [email protected].

Apliko dhe bëhu pjesë e edicionit të dytë të Akademisë për Drejtësi Sociale!

https://unhz.eu/blog/hapet-thirrja-per-aplikim-edicioni-i-dyte-i-akademise-per-drejtesi-sociale/

Kosovo Law Institute Universiteti Haxhi Zeka Fakulteti Juridik - UHZ Pejë

📢 THIRRJE PËR PUNIME SHKENCORE🌍 Kongresi Ndërkombëtar “From Research to Application”📅 18–19 Nëntor 2026🏛️ Universiteti i...
09/09/2026

📢 THIRRJE PËR PUNIME SHKENCORE

🌍 Kongresi Ndërkombëtar “From Research to Application”
📅 18–19 Nëntor 2026
🏛️ Universiteti i Tetovës

Universiteti i Tetovës, si organizator i Kongresit Ndërkombëtar “From Research to Application”, në bashkëpunim me institucionet dhe njësitë akademike bashkëorganizuese, organizon më 18–19 nëntor 2026 një ngjarje të rëndësishme shkencore dhe akademike.

🤝 Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” është bashkëorganizator i këtij Kongresi Ndërkombëtar, duke kontribuar në fuqizimin e bashkëpunimit ndëruniversitar, shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e kërkimit shkencor.

📚 Me këtë rast, Fakulteti Juridik fton profesorët, studiuesit, hulumtuesit dhe studentët që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm akademik dhe të kontribuojnë me punimet e tyre shkencore.

🔬 Afati për dorëzimin e punimeve të plota: 3 nëntor 2026
📅 Datat e Kongresit: 18–19 nëntor 2026

📖 Publikimi:
• Congress Proceedings Book II
• DOI për secilin punim
• Mundësi për indeksim në databaza akademike të njohura
• Publikim dhe qasje online

🔗 Faqja zyrtare e Kongresit:
International Congress – From Research to Application:
https://sites.google.com/unite.edu.mk/international-conference/welcome

📝 Dorëzimi i punimeve:
https://forms.gle/QcC3NcbanDJqEnBj6

🌐 Bëhuni pjesë e këtij bashkëpunimi akademik ndërkombëtar dhe kontribuoni me dijen, hulumtimin dhe idetë tuaja në zhvillimin e shkencës juridike dhe shoqërore.

Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka”
Bashkë për dije, kërkim shkencor dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

🎓 PËRGATITJET PËR VITIN E RI AKADEMIK 2026/2027Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” është duke bërë të gjitha ...
09/09/2026

🎓 PËRGATITJET PËR VITIN E RI AKADEMIK 2026/2027

Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” është duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që 1 Tetori 2026 të na gjejë tërësisht të gatshëm për fillimin e vitit të ri akademik.

Konkurrenca e madhe dhe interesimi i lartë i të rinjve për t’u bërë pjesë e Fakultetit Juridik janë një dëshmi e vlerave, cilësisë, besimit dhe reputacionit që Fakulteti ka ndërtuar ndër vite.

Prandaj, përgjegjësia jonë është edhe më e madhe: të vazhdojmë të punojmë për cilësi akademike, vlera njerëzore, profesionalizëm, disiplinë, inovacion dhe një mjedis bashkëkohor të studimit, në mënyrë që çdo student të marrë përgatitjen e merituar për të ardhmen e tij profesionale.

Me përkushtimin e stafit akademik dhe administrativ, po punojmë që gjithçka të jetë gati për një fillim të ri, me standarde të reja dhe synime edhe më të larta.

Sepse studentët nuk janë vetëm pjesë e Fakultetit, ata janë pjesë e pandashme e këtij procesi, e zhvillimit dhe e së ardhmes së Fakultetit Juridik. Bashkë ndërtojmë një institucion ku dija, drejtësia, vlerat dhe profesionalizmi janë në qendër të çdo angazhimi.

📚 Fakulteti Juridik - Dije, Drejtësi, Vlera dhe Profesionalizëm.

09/09/2026

🎓Dear “Haxhi Zeka” University Students, Are you confident in your English and ready to experience international education, a new culture, and student life in the Netherlands? 🌍✨ We ar…

📢 NJOFTIM ME RËNDËSI⚖️ Fakulteti Juridik njofton të gjithë studentët e pranuar në vitin e parë të studimeve, në programi...
06/09/2026

📢 NJOFTIM ME RËNDËSI

⚖️ Fakulteti Juridik njofton të gjithë studentët e pranuar në vitin e parë të studimeve, në programin Juridik i Përgjithshëm, për vitin akademik 2026/2027, se është krijuar grupi zyrtar informues në Messenger, i dedikuar për studentët e këtij viti. 🎓

📲 Grupi do të shërbejë si kanal zyrtar i komunikimit dhe informimit për çështje me karakter akademik dhe studentor, duke përfshirë:

🔹 Njoftime të rëndësishme
🔹 Afate dhe detyrime akademike
🔹 Aktivitete studentore dhe akademike
🔹 Informacione lidhur me procesin mësimor
🔹 Çështje të tjera me interes për studentët

📱 Si të anëtarësoheni?
Studentët mund të paraqesin kërkesën për anëtarësim në grup duke skanuar kodin QR të paraqitur në këtë njoftim. 📲

🔐 Me rëndësi:
Anëtarësimi në grup është i rezervuar vetëm për studentët e vitit të parë të programit Juridik i Përgjithshëm.

✅ Pranimi i kërkesave për anëtarësim bëhet pas verifikimit të statusit të studentit dhe miratohet manualisht. Çdo kërkesë do të shqyrtohet brenda një afati të arsyeshëm kohor.

🤝 Ftohen të gjithë studentët që këtë hapësirë komunikimi ta përdorin me përgjegjësi, korrektësi dhe respekt, ekskluzivisht për qëllime akademike, informative dhe studentore.

🎓 Mirë se vini në Fakultetin Juridik dhe suksese në fillimin e rrugëtimit tuaj akademik! ⚖️

📣 𝗔𝗞𝗔𝗗𝗘𝗠𝗜𝗔 𝗣Ë𝗥 𝗗𝗥𝗘𝗝𝗧Ë𝗦𝗜 𝗦𝗢𝗖𝗜𝗔𝗟𝗘 𝗥𝗜𝗞𝗧𝗛𝗘𝗛𝗘𝗧 𝗡Ë 𝗧𝗘𝗧𝗢𝗥!Pas edicionit të parë, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po përg...
05/09/2026

📣 𝗔𝗞𝗔𝗗𝗘𝗠𝗜𝗔 𝗣Ë𝗥 𝗗𝗥𝗘𝗝𝗧Ë𝗦𝗜 𝗦𝗢𝗖𝗜𝗔𝗟𝗘 𝗥𝗜𝗞𝗧𝗛𝗘𝗛𝗘𝗧 𝗡Ë 𝗧𝗘𝗧𝗢𝗥!

Pas edicionit të parë, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po përgatit edicionin e dytë të Akademisë për Drejtësi Sociale, i cili do të mbahet në mesin e tetorit 2026.

Përgjatë katër ditëve, përmes ligjëratave, diskutimeve dhe ushtrimeve praktike, Akademia do ta trajtojë drejtësinë sociale në dimensionin e saj juridik, duke përfshirë:

- të drejtat sociale të garantuara nga Kushtetuta dhe standardet ndërkombëtare;
- barazinë dhe mbrojtjen nga diskriminimi;
- të drejtën në punë dhe kushtet e dinjitetshme të punës;
- mbrojtjen sociale dhe pensionet;
- lirinë sindikale dhe dialogun social;
- rolin e institucioneve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në garantimin dhe realizimin efektiv të këtyre të drejtave.

Akademia do të shërbejë si hapësirë për ta lidhur njohurinë juridike me sfidat konkrete të drejtësisë sociale në Kosovë, përmes shkëmbimit të përvojave dhe diskutimit të rasteve praktike.

📅 Thirrja për aplikim hapet më 10 shtator 2026!

Atë ditë do të publikohen hollësitë për pjesëmarrjen dhe mënyrën e aplikimit. Ndiqni faqen e IKD-së dhe ndajeni njoftimin me ata që kanë interes të bëhen pjesë e Akademisë!

Akademia organizohet nga IKD, me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED).

Kosovo Law Institute

05/09/2026

Ideja që u bë infrastrukturë: UHZ ndërton me ekipin e vet platformën DSpace-CRIS për kërkimin shkencor Nën idenë dhe udhëheqjen e Dr.sc. Jahja Latajt, ekipi i Departamentit të Teknologjisë Informa…

Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë ka hapur konkursin plotësues për regjistrimin e studentëve në pro...
04/09/2026

Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë ka hapur konkursin plotësues për regjistrimin e studentëve në programin Master “E Drejta dhe Siguria” (LLM) për vitin akademik 2026/2027.

Ky program u drejtohet kandidatëve që synojnë të avancojnë njohuritë e tyre në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, si dhe të zhvillojnë kompetenca të nevojshme për angazhim profesional në institucione publike, sistemin e drejtësisë dhe fusha të tjera të ndërlidhura.

Aplikimi është i hapur deri më 18 shtator 2026.

Një mundësi për të vazhduar zhvillimin akademik dhe për të ndërtuar një profil profesional në një fushë me rëndësi të veçantë për shoqërinë dhe institucionet.

04/09/2026

Universiteti “Haxhi Zeka” publikon Raportin e Punëtorisë “Rajoni si partner në profilizimin e Universitetit ‘Haxhi Zeka’”, të organizuar më 28 gusht 2026 në bashkëpunim me Forumin Ekonomik Rajonal…

📢 NJOFTIM PËR MATURANTËT DHE KANDIDATËT PËR REGJISTRIM🎓 Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka”Të dashur maturant...
03/09/2026

📢 NJOFTIM PËR MATURANTËT DHE KANDIDATËT PËR REGJISTRIM

🎓 Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka”

Të dashur maturantë dhe kandidatë të interesuar,

Përmes këtij njoftimi dëshirojmë t’ju informojmë dhe sqarojmë lidhur me kuotat e lira për Programin e Studimit “Juridik i Përgjithshëm” në afatin shtesë të regjistrimit.

📌 Sipas konkursit publik, në këtë afat janë në dispozicion gjithsej 6 vende, prej të cilave:

🔹 1 vend për kandidatët nga komunitetet jo-shumicë;
🔹 5 vende për shtetasit që vijnë nga jashtë Republikës së Kosovës.

Ju bëjmë me dije se nuk ka kuota të lira për studentë të rregullt në këtë afat shtesë. Kuotat për studentët e rregullt janë plotësuar në afatin e parë të regjistrimit.

Për shkak të interesimit jashtëzakonisht të madh, një numër i konsiderueshëm i maturantëve kanë aplikuar në këtë afat duke menduar se ekzistojnë vende të lira për studentë të rregullt. Për këtë arsye, me qëllim që të mos humbni mundësinë e regjistrimit në arsimin e lartë, ju inkurajojmë të shqyrtoni dhe të aplikoni në programe të tjera studimore ku ka kuota të lira.

⚠️ Theksojmë se aplikimi në Programin “Juridik i Përgjithshëm” në këtë afat vlen vetëm për 6 vendet e përcaktuara në konkurs dhe nuk mund të konsiderohet si aplikim për vende të rregullta, pasi këto kuota tashmë janë plotësuar.

🙏 Ju falënderojmë sinqerisht të gjithëve për interesimin e madh, besimin dhe konsideratën që keni treguar ndaj Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka”.

🤝 Me qëllim që asnjë maturant të mos mbetet pa mundësinë për të vazhduar studimet, ju ftojmë të orientoheni me kohë drejt programeve të tjera studimore me kuota të lira.

⚖️ Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka”
🎓 Dija, drejtësia dhe profesionalizmi në shërbim të së ardhmes.

Address

Rr. “UÇK”-së, 30000
Pejë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti Juridik - UHZ Pejë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share