09/12/2024
Bashkë për një shoqëri më të drejtë dhe transparente!
Sot, në shkollën tonë “Rifat Gjota”, u mbajt një aktivitet i rëndësishëm i organizuar nga Human Kosova, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.
Gjatë këtij aktiviteti, drejtori i organizatës, z. Samir Zajmi, prezantoi programin e veprimtarisë së Human Kosova, ku pati rastin të falënderojë kryetarin e Komunës, z. Gazmend Muhaxheri, dhe drejtorin e Arsimit, z. Naser Gega, për mbështetjen e vazhdueshme!
Human Kosova organizoi këtë aktivitet të veçantë me fokus në rritjen e vetëdijes për dukuritë negative dhe luftën kundër korrupsionit në shoqërinë tonë.
Ne jemi krenarë të njoftojmë se esetë mbi temën “Dukuritë negative dhe korrupsioni” janë përgatitur nga nxënësit e talentuar të shkollës sonë, të cilët kontribuan me mendime, ide dhe zgjidhje kreative.
Qëllimi i këtyre eseve ishte të nxisim reflektimin mbi ndikimin e dukurive negative në shoqëri dhe të promovojmë një kulturë të transparencës dhe integritetit.
Gjatë këtij aktiviteti u lexua edhe Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar rëndësinë e barazisë, drejtësisë dhe respektimit të dinjitetit njerëzor.
Faleminderit nxënësve për kontributin, drejtorit të shkollës, z. Xhemaili Kastrati, profesoreshës Teuta Sylqa, psikologes Mjellma Vokshi Muqa dhe gjithashtu Qendrës për Karrierë!
Falemnderim i veçantë edhe për nxënëset e rrobaqepësisë për qepjen e shallave portokalli si simbol për shënimin e ditëve të Nëtorit!