Instituti për Studime të Sundimit të Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut

Instituti për Studime të Sundimit të Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut

Share

ISSLNJ

03/03/2022

Instituti për Sundimin e Ligjit dhe Studimet e të Drejtave të Njeriut ne Fakulteti Juridik/Universiteti “Haxhi Zeka”, ka kënaqësinë të organizojë një ligjëratë online me profesorin John Cerone nga Fletcher School of Law at Tufts University, American University Washington College of Law dhe University of London.

Profesori Cerone do të mbajë një prezantim për temën e mëposhtme:
"E drejta ndërkombëtare dhe pushtimi i Ukrainës”, ku do të diskutojë çështjet aktuale të cilat prekin fushën e së Drejtës Ndërkombëtare Publike.

Aktualisht Profesori Cerone ligjëron në tre universitete dhe atë në Fletcher Law School në Tufts University, American University Washington College of Law dhe në University of London. Ai ka qenë përfitues i bursave në Institutin Nobel (Oslo), Institutin Max Planck për të Drejtën Publike Krahasimore dhe të Drejtën Ndërkombëtare (Heidelberg) dhe në Institutin Raoul Wallenberg (Lund), ku shërbeu si kryetar i dalluar në të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtën Humanitare. Po ashtu, ka qenë një hulumtues vizitor në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe studiues Fulbright si në Institutin Danez për të Drejtat e Njeriut ashtu edhe në Tokyo University of Foreign Studies.

Si një avokat në lëmin e së Drejtës Ndërkombëtare, ai ka punuar për një numër organizatash ndërqeveritare dhe organizata jo-qeveritare duke përfshirë OKB-në, OSBE-në, Sekretariatin Ndërkombëtar të Amnesty International, Këshillin Norvegjez të Refugjatëve dhe Grupin Ndërkombëtar të Krizave, dhe ka shërbyer si këshilltar ligjor për gjykata të ndryshme penale ndërkombëtare. Profesor Cerone gjithashtu ka përvojë të gjerë në terren në mjediset e konfliktit dhe pas konfliktit, duke përfshirë vende si në Afganistan, Kosovë, Sierra Leone dhe Timorin Lindor. Ai është anëtar i zgjedhur i Institutit Ndërkombëtar të së Drejtës Humanitare (IIHL) dhe ka shërbyer në një numër grupesh ekspertësh për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) dhe për Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Poashtu ka shërbyer si këshilltar special i delegacionit të parë të SHBA-së në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Profesor Cerone mori Çmimin e Presidentit të Shoqatës së Avokatëve të Bostonit për punën e tij ligjore mbi çështjet e Gjirit të Guantanamos, e cila përfshinë përfaqësimin e organizatave të të Drejtave të Njeriut në proceset gjyqësore të të paraburgosurve përpara gjykatave të SHBA-së dhe institucioneve ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Professor Cerone ka ligjëruar në mbi 40 vende në të gjitha rajonet e globit dhe është autor i dhjetëra artikujve dhe kapitujve të librave mbi të Drejtën Ndërkombëtare, si dhe librave me raste nga praktika gjyqësore si "E Drejta Ndërkombëtare Publike: Rastet, Problemet dhe Tekstet" (me Stephen McCaffrey dhe Dinah Shelton) dhe “International Law” (me Valerie Epps dhe Brad Roth).
---------
The Institute for Rule of Law and Human Rights Studies, (IRLHRS) Law Faculty/Haxhi Zeka University is pleased to host a guest lecture with Professor John Cerone from the Fletcher School of Law at Tufts University, American University Washington College of Law , and the University of London.
Professor Cerone will deliver a presentation on the following topic:
“International Law and the invasion of Ukraine“
where he will discuss the significant questions related to the fundamental features of international law.

Professor Cerone holds faculty appointments at The Fletcher School at Tufts University, American University Washington College of Law, and the University of London. He has been awarded fellowships at the Nobel Institute (Oslo), the Max Planck Institute for Comparative Public Law and International Law (Heidelberg), and the Raoul Wallenberg Institute (Lund) where he served as the distinguished chair in human rights and humanitarian law. He has been a visiting scholar at the International Criminal Court, and a Fulbright scholar at both the Danish Institute for Human Rights and the Tokyo University of Foreign Studies.
As a practicing international lawyer, he has worked for a number of IGOs and NGOs, including the U.N., the OSCE, the International Secretariat of Amnesty International, the Norwegian Refugee Council, and the International Crisis Group, and has served as a legal adviser to various international criminal tribunals. He also has extensive field experience in conflict and post-conflict environments, including in Afghanistan, Kosovo, Sierra Leone, and East Timor. He is an elected member of the International Institute of Humanitarian Law (IIHL) and has served on a number of expert groups for the International Committee of the Red Cross (ICRC) and for the Office of the U.N. High Commissioner for Human Rights. He served as Special Adviser to the first U.S. delegation to the U.N. Human Rights Council.
Cerone received the President’s Award of the Boston Bar Association for his legal work on Guantanamo Bay issues, which includes representing human rights organizations in detainee litigation before U.S. courts and international human rights institutions.
He has taught in over 40 countries across all regions of the globe and is the author of dozens of articles and book chapters on international law, as well as the casebooks "Public International Law: Cases, Problems, and Texts" (with Stephen McCaffrey and Dinah Shelton) and “International Law” (with Valerie Epps and Brad Roth).

The Institute for Rule of Law and Human Rights Studies, Law Faculty/Haxhi Zeka University is pleased to host a guest lecture with Professor John Cerone from the Fletcher School of Law at Tufts University, American University Washington College of Law , and the University of London.
Professor Cerone will deliver a presentation on the following topic:
“International Law and the invasion of Ukraine“
where he will discuss the significant questions related to the fundamental features of international law.

Professor Cerone holds faculty appointments at The Fletcher School at Tufts University, American University Washington College of Law, and the University of London. He has been awarded fellowships at the Nobel Institute (Oslo), the Max Planck Institute for Comparative Public Law and International Law (Heidelberg), and the Raoul Wallenberg Institute (Lund) where he served as the distinguished chair in human rights and humanitarian law. He has been a visiting scholar at the International Criminal Court, and a Fulbright scholar at both the Danish Institute for Human Rights and the Tokyo University of Foreign Studies.
As a practicing international lawyer, he has worked for a number of IGOs and NGOs, including the U.N., the OSCE, the International Secretariat of Amnesty International, the Norwegian Refugee Council, and the International Crisis Group, and has served as a legal adviser to various international criminal tribunals. He also has extensive field experience in conflict and post-conflict environments, including in Afghanistan, Kosovo, Sierra Leone, and East Timor. He is an elected member of the International Institute of Humanitarian Law (IIHL) and has served on a number of expert groups for the International Committee of the Red Cross (ICRC) and for the Office of the U.N. High Commissioner for Human Rights. He served as Special Adviser to the first U.S. delegation to the U.N. Human Rights Council.
Cerone received the President’s Award of the Boston Bar Association for his legal work on Guantanamo Bay issues, which includes representing human rights organizations in detainee litigation before U.S. courts and international human rights institutions.
He has taught in over 40 countries across all regions of the globe and is the author of dozens of articles and book chapters on international law, as well as the casebooks "Public International Law: Cases, Problems, and Texts" (with Stephen McCaffrey and Dinah Shelton) and “International Law” (with Valerie Epps and Brad Roth).
--
Detajet e eventit/ligjëratës online:
Tema: E Drejta Ndërkombëtare dhe pushtimi i Ukrainës
Profesor: John Cerone
E hënë, 7 mars 2022
Ligjërata fillon në orën 17:00 (online)
Drejtuesit e leksionit: Gjylbehare Bella Murati, Granit Elezaj dhe Donjeta Rexhbogaj
Linku: meet.google.com/qei-bkxu-vtt
--
Event Details:
Topic: International Law and the invasion of Ukraine
Professor: John Cerone
Monday, March 7, 2022
Lecture begins at 17:00 (online)
Event chairs by: Gjylbehare Bella Murati, Granit Elezaj and Donjeta Rexhbogaj
Link: meet.google.com/qei-bkxu-vtt

02/03/2022

Njoftohen te gjithë studentet se me datë 3 Mars 2022 (e enjten) në ora 14:00, në ambientet e Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, do të mbahet ligjërata me temë: “Drejtësia tranzicionale”.

Kjo ligjëratë është e organizuar nga Instituti për Studime të Sundimit të ligjit dhe të Drejtave të Njeriut në kuadër të Fakultetit Juridik, në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare të Kosovës ndërsa do të ligjërojë Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare të Kosovës, z. Bekim Blakaj dhe hulumtuesi z. Besnik Beqaj.
Ligjerata fokusohet tek mekanizmat e drejtesisë tranzicionale:
- Ndjekjet penale për krimet e luftes , përpjekje për të vendosur para gjykatës përgjegjësinë penale të individëve, të cilët dyshohet se kanë kryer krime gjatë një konflikti të armatosur.

- Reparacionet , mënyrat përmes të cilave qeveritë kompensojnë viktimat për dëmet e pësuara. Reparacionet kanë implikime materiale (p.sh., pagesat në para ose shërbimet shëndetësore) si dhe aspekte simbolike (p.sh., kërkim-faljet publike ose dita e përkujtimit).

- Komisionet e së Vërtetës, mekanizma të zbulimit të së vërtetës të së vërtetës që hetojnë dhe raportojnë mbi shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut në të kaluarën.

- Reformat institutionale qe përfshijnë ndryshimet në strukturën institucionale, ligjore dhe shtetërore të forcave të armatosura, policisë dhe gjykatave.

Ju mirëpresim!

27/11/2021

Urime festat e Nëntorit! 🇦🇱🇽🇰

10/11/2021

Mirësevini ne ICLA 2021
12 Nëntor 2021
Universiteti "Haxhi Zeka" Pejë
Fakulteti Juridik & Arteve

ISSLDNJFJ hap konkurs pune – Universiteti Haxhi Zeka 02/10/2021

ISSLDNJFJ hap konkurs pune – Universiteti Haxhi Zeka 28Sht ISSLDNJFJ hap konkurs pune by UHZ in Lajmet dhe ngjarjet, Mundesi punësimi, Slider Instituti për Studime të Sundimit të Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut i Fakultetit Juridik në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, shpall konkurs për pranimin e tre (3) hulumtuesve në rinj. Të pu...

15/09/2021

Njoftim për lejimin e studentëve brenda objektit të Fakultetit Juridik

Njoftohen studentët e Fakultetit Juridik se gjatë hyrjes në objektin e Fakultetit duhet të posedojnë ndonjërën nga këto dëshmi:

- Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;
- Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
- Dëshmi se personi e ka kaluar virusin COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik - IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
- Test i shpejtë antigjen negativ, jo më i vjetër se 48 orë.

10/09/2021

Mirë se vini në Fakultetin Juridik

Universiteti ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë shpall konkurs plotësues për pranimin e stundetëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021/2022

Universiteti ”Haxhi Zeka” në Pejë, në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2021/22 në Fakultetin Juridik do ti pranoi 220 studentë.
Linku për aplikim Online: https://sems.unhz.eu/Aplikimi

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 08.09.2021 deri më 24.09.2021 nga ora 09:00 deri 15.00 ne Fakultetin Juridik (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të ditës së diel)

Provimi pranues në Fakultetin Juridik do të mbahet më 28.09.2021 në ora 10.00
Lëndët në provim pranues:
Fillet e së Drejtës, E drejta Kushtetuese dhe Gjuhë Shqipe.

27/08/2021

Zgjatet afati për aplikim në konkursin për regjistrim të studentëve në nivelin bachelor të vitit akademik 2021/2022.

Njoftohen të gjithë aplikantët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në programet e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, se është shtyer afati për aplikim dhe dorëzim të dokumenteve deri me datën 29.08.2021.
Universiteti ”Haxhi Zeka” në Pejë, në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2021/22 në Fakultetin Juridik do ti pranoi 300 studentë.
Linku për aplikim Online: https://sems.unhz.eu/Aplikimi

Provimi pranues në Fakultetin Juridik do të mbahet më 31.08.2021 në ora 10.00
Lëndët në provim pranues:
Fillet e së Drejtës, E drejta Kushtetuese dhe Gjuhë Shqipe.
Suksese!

07/08/2021

Mirë se vini në Fakultetin Juridik

Universiteti ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë shpall të hapur konkursin për pranimin e stundetëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021/2022

Universiteti ”Haxhi Zeka” në Pejë, në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2021/22 në Fakultetin Juridik do ti pranoi 300 studentë.

Linku për aplikim Online: https://sems.unhz.eu/Aplikimi

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 06.08.2021 deri më 24.08.2021 nga ora 09:00 deri 15.00 ne Fakultetin Juridik (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të ditës së diel)

Provimi pranues në Fakultetin Juridik do të mbahet më 31.08.2021 në ora 10.00

Lëndët në provim pranues:
Fillet e së Drejtës, E drejta Kushtetuese dhe Gjuhë Shqipe.

Suksese!

09/06/2021
Want your school to be the top-listed School/college in Pejë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rr. “UÇK”-së 30000 Pejë, Republika E Kosovës
Pejë