SHFMU "Smajl Hajdaraj"

SHFMU "Smajl Hajdaraj" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "Smajl Hajdaraj", Elementary School, Rr. Ramë Geci, Pejë.

Me rastin e pensionimit tim, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim të sinqertë për të gjithë kolektivin e shkollës, pë...
09/09/2026

Me rastin e pensionimit tim, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim të sinqertë për të gjithë kolektivin e shkollës, për bashkëpunimin, përkrahjen dhe respektin e treguar gjatë gjithë këtyre viteve.

Ishte privilegj dhe kënaqësi të punoja së bashku me ju. Ju falënderoj nga zemra dhe ju uroj shëndet, suksese dhe çdo të mirë në vazhdim!

Me respekt,
Drejtori i shkollës: Zekë Muqkurtaj

20/08/2026

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

22/06/2026

Sot e përfunduam klasën e parë !Së bashku mësuam shkronjat dhe numrat , mësuam të lexojmë , të shkruajmë dhe të ëndërrojmë . Kaluam momente të arta së bashku dhe krijuam kujtime të bukura që do t' i ruajmë gjithmonë .Ia dolëm me shumë përpjekje , punë dhe përkushtim . Suksesi që gëzojmë sot është rezultat i mundit tonë të përditshëm . Pushime të këndshme dhe një verë të mbushur me gëzim , lojëra dhe buzëqeshje . Mirupafshim në shtator , plot energji dhe pozitivitet !
Klasa I/2
Mësuesja : Fjolla Devolli

Sot e përfunduam klasën e parë !Së bashku mësuam shkronjat dhe numrat , mësuam të lexojmë , të shkruajmë dhe të ëndërroj...
22/06/2026

Sot e përfunduam klasën e parë !Së bashku mësuam shkronjat dhe numrat , mësuam të lexojmë , të shkruajmë dhe të ëndërrojmë . Kaluam momente të arta së bashku dhe krijuam kujtime të bukura që do t' i ruajmë gjithmonë .Ia dolëm me shumë përpjekje , punë dhe përkushtim . Suksesi që gëzojmë sot është rezultat i mundit tonë të përditshëm . Pushime të këndshme dhe një verë të mbushur me gëzim , lojëra dhe buzëqeshje . Mirupafshim në shtator , plot energji dhe pozitivitet !
Klasa I/2
Mësuesja : Fjolla Isra Fjolla Devolli

Pas përfundimit me sukses të vitit shkollor, kolektivi ynë u mblodh në një drekë të përbashkët, në shenjë falënderimi pë...
19/06/2026

Pas përfundimit me sukses të vitit shkollor, kolektivi ynë u mblodh në një drekë të përbashkët, në shenjë falënderimi për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë vitit. Momente të bukura, respekt dhe miqësi që na motivojnë për sfidat e reja. Urime për një vit të suksesshëm shkollor dhe pushime të mbara për të gjithë! 🌟@
📚🍽️
@

18/06/2026

Sot festuam me shumë gëzim dhe emocione përfundimin e klasës së parë. Pas një viti të mbushur me mësime, suksese dhe kujtime të bukura, organizuam një festë të vogël në klasë. Kënduam, vallëzuam dhe ndamë së bashku çaste të paharrueshme. Buzëqeshjet dhe lumturia në sytë e fëmijëve ishin dhurata më e bukur e kësaj dite. Ju, nxënësit e mi të dashur, më bëtë krenare me përkushtimin dhe arritjet tuaja gjatë këtij viti shkollor. Ju uroj pushime të mbushura me gëzim, lojëra, buzëqeshje dhe kujtime të bukura. Pushime të mbara! ❤️🎓📚
Mësimdhënësja: Dhurata Imami

Sot, me  nxënësit e klasës së parë zhvilluam një shëtitje të këndshme në Parkun e Qytetit në Pejë. Fëmijët kaluan moment...
11/06/2026

Sot, me nxënësit e klasës së parë zhvilluam një shëtitje të këndshme në Parkun e Qytetit në Pejë. Fëmijët kaluan momente të bukura duke luajtur, vrapuar dhe duke shijuar natyrën e gjelbër. Kjo shëtitje u solli gëzim, argëtim dhe buzëqeshje të shumta, duke krijuar kujtime të veçanta që do t’i mbajnë mend për një kohë të gjatë. 🌳😊☀️
Mësimdhënësja : Dhurata Imami

Sot nxënësit e klasës së parë mësuan për sinonimet dhe antonimet me ndihmën e projektorit. Përmes shembujve, ushtrimeve ...
10/06/2026

Sot nxënësit e klasës së parë mësuan për sinonimet dhe antonimet me ndihmën e projektorit. Përmes shembujve, ushtrimeve dhe diskutimeve, ata dalluan fjalët me kuptim të njëjtë dhe të kundërt, duke pasuruar fjalorin e tyre. 👏✏️😊
Mësimdhënësja : Dhurata Imami

E mërkurë, më 10.06.2026 Sot në ambientet e shkollës sonë u mbajt testi për shkallë, I;, II; dhe III Procesi u zhvillua ...
10/06/2026

E mërkurë, më 10.06.2026
Sot në ambientet e shkollës sonë u mbajt testi për shkallë, I;, II; dhe III
Procesi u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe të rregullt. Urojmë të gjithë nxënësit për suksese dhe rezultate sa më të mira në këtë test të rëndësishëm të rrugëtimit të tyre arsimor. 📚✍️👏

Aktivitet në klasën e parë 📚Nxënësit zhvilluan një aktivitet me foljet që tregojnë veprim në kohën e shkuar, të tashme d...
10/06/2026

Aktivitet në klasën e parë 📚
Nxënësit zhvilluan një aktivitet me foljet që tregojnë veprim në kohën e shkuar, të tashme dhe të ardhme. Ata formuan fjali dhe prezantuan punimet e tyre me shumë entuziazëm dhe kreativitet. 👏😊✏️
Mësimdhënësja : Dhurata Imami

Address

Rr. Ramë Geci
Pejë
30000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Smajl Hajdaraj" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Smajl Hajdaraj":

Shortcuts

Share