Shfmu Xhemajl Kada - Pejë

Shfmu Xhemajl Kada - Pejë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shfmu Xhemajl Kada - Pejë, Education, Pejë.

01/09/2026

🌸📚 Mirë se vini, vogëlushë! 🎒✨
Dita e parë e shkollës është gjithmonë e veçantë, ndaj sot klasat e para u pritën me shumë dashuri, buzëqeshje dhe ngrohtësi nga mësueset e Aktivit të Klasave të Para. 🤍
Me shumë emocion hapëm dyert për një kapitull të ri, plot dije, lojëra, miqësi, ëndrra dhe kujtime të bukura. 📖

Mirë se erdhët në shkollë, nxënës të dashur! Urojmë që ky të jetë fillimi i një rrugëtimi të bukur e të suksesshëm! 🥰🎒🌸
Aktivi i Klasave të Para 🤍

31/08/2026

Urime fillimi i vitit të ri shkollor 2026/2027!

Të nderuar prindër, të dashur kolegë mësimdhënës dhe nxënës të dashur,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, Drejtoria e Shkollës ju uron nga zemra një fillim të mbarë, të shëndetshëm dhe të suksesshëm!

Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbushur me dije, përkushtim, bashkëpunim, gëzim dhe suksese të pafundme për të gjithë ne. Le të jetë një vit në të cilin çdo nxënës të ndihet i vlerësuar, i sigurt dhe i motivuar për të mësuar e për të arritur ëndrrat e tij.

Një mirëseardhje e veçantë për nxënësit tanë më të vegjël, të cilët për herë të parë do të ulen në bankat shkollore. Ju dëshirojmë shumë buzëqeshje, shokë të rinj, mësime të bukura dhe kujtime të paharrueshme në hapat tuaj të parë drejt dijes!

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës, së bashku ta bëjmë këtë vit shkollor një vit të bashkëpunimit, respektit dhe sukseseve të përbashkëta!

Suksese dhe një vit të mbarë për të gjithë!

Me respekt,
Drejtoria e Shkollës “Xhemajl Kada”

Të dashur prindër,Ju njoftojmë se më poshtë do të gjeni listën e librave nga klasa e I-rë deri në të IX-ten  që nxënësit...
28/08/2026

Të dashur prindër,

Ju njoftojmë se më poshtë do të gjeni listën e librave nga klasa e I-rë deri në të IX-ten që nxënësit duhet t’i kenë për këtë vit shkollor.
Ju lutemi, kushtojini vëmendje listës dhe sigurohuni që fëmijët t’i kenë librat e nevojshëm për zhvillimin e mësimit dhe përgatitjen e tyre gjatë vitit shkollor.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj! 📖✨

21/08/2026

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkolloreNga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvenci...
27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

✨✨✨😍😍😍
14/07/2026

✨✨✨😍😍😍

24/06/2026

NJOFTIM PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË NËNTA

Të dashur nxënës,

Ju njoftojmë se Testi i Arritshmërisë do të mbahet më:

📅 Data: 26 qershor 2026 (e premte)
🕙 Ora: 10:00 – 12:30
📍 Vendi: IAAP “Rifat Gjota”

Të gjithë nxënësit duhet të jenë të pranishëm në oborrin e shkollës më së largu deri në orën 09:00, të shoqëruar nga kujdestarët e klasave respektive.

Me vete duhet të kenë:
✔️ Librezen shkollore
✔️ Një laps grafiti HB

❌ Gjëra të ndaluara:

* Telefonat mobilë
* Orët e mençura
* Çdo pajisje tjetër elektronike

Ju lutemi të respektoni orarin dhe udhëzimet e paraqitura.

Drejtoria e shkollës ju uron shumë suksese në Testin e Arritshmërisë!

20/06/2026

Pesë vite të mbushura me dije, miqësi, kujtime dhe buzëqeshje. ❤️🎓

Nxënësit e klasave të pesta festuan përfundimin e një etapi të rëndësishëm të rrugëtimit të tyre shkollor. Me kapele në kokë, pranë bankave ku kaluan kaq shumë çaste të bukura, ata morën mirënjohjet si simbol i punës, përkushtimit dhe sukseseve të arritura gjatë këtyre viteve.
Kjo video sjell disa nga momentet më të veçanta të këtyre ditëve, të cilat do të mbeten kujtime të çmuara për nxënësit, mësuesit dhe prindërit.
Urime të gjithë nxënësve për këtë arritje! Ju priftë e mbara në çdo hap të rrugës suaj drejt suksesit! 🌟
Më shumë dashuri aktivi i klasëve të V-ta

20/06/2026

Të dashur yjet tanë të vegjel, faleminderit që na mbushët ditët me buzëqeshje, energji dhe përqafime! Ju urojmë rrugëtim të mbarë dhe shumë suksese në klasën e parë. 💛✨✨✨

16/06/2026

Pesë vite të mbushura me mësime, buzëqeshje, sfida dhe suksese lanë gjurmë të pashlyeshme në zemrat tona. ❤️

Në këtë aktivitet simbolik, nxënësit e klasës V/2 bashkuan gjurmët e tyre për të krijuar një zemër, simbol të dashurisë, respektit, miqësisë dhe kujtimeve të ndërtuara gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët nga klasa e parë deri në klasën e pestë.
Çdo gjurmë dhe çdo emër në këtë tabllo përfaqëson një histori të veçantë, një kujtim të bukur dhe një pjesë të pandashme të këtij udhëtimi.
Tani, teksa hapni një kapitull të ri në jetën tuaj shkollore, ju uroj suksese, ëndrra të realizuara dhe hapa të sigurt drejt së ardhmes!
"Rreth një gjurme u mblodhën shumë zemra; së bashku krijuam kujtime që koha nuk do t’i zbehë kurrë. "❤️
Mësuesja: Nora Kelmendi

Address

Pejë

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu Xhemajl Kada - Pejë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category