20/12/2025
Një mbrëmje e veçantë me njerëz të veçantë 🤍
Ndeja e fundvitit me të diplomuarit tonë u zhvillua në një atmosferë shumë pozitive, ku reflektuam mbi të arriturat e këtij viti, punën e përbashkët dhe hapat e ardhshëm drejt zhvillimit dhe suksesit të përbashkët.
Gjatë mbrëmjes, Rektori i Universitetit, z. Armand Krasniqi, ndau me ne sukseset dhe arritjet kryesore të universitetit, ndërsa bashkëbisedimi me të diplomuarit rikonfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm që kemi jo vetëm si të diplomuar, por edhe si partnerë të Universitetit “Haxhi Zeka”.
Faleminderit të gjithëve për kontributin, energjinë dhe përkushtimin tuaj!