14/09/2023
🏛Konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – Juridik i Përgjithshem LLB në vitin akademik 2023-2024 ⚖️
AFATET E KONKURSIT
Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve, oraret do të jenë si në vijim:
1. Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 04.09.2023 deri më 18.09.2023 nga ora 09:00 deri 15:00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të ditës së diel).
2. Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:
➡️a. Certifikatën/ekstraktin e lindjes (origjinal),
➡️b. Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal, të noterizuara ose dublikatë),
➡️c. Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës(origjinal, të noterizuar ose dublikatë),
➡️d. Kopjen e letërnjoftimit,
➡️e. Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (Linku) për konkurrim online përmes Internetit është: apliko.unhz.eu
➡️f. Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit.
3. Me rastin e aplikimit, të gjithë kandidatët janë të obliguar që dokumentet e nevojshme si në pikën 2 t’i dorëzojnë në sportelet e fakultetit juridik
4. Dokumentet nën pikën b) dhe c) mund të pranohen dublikatë vetëm nëse dëshmohen me vërtetim të organeve kompetente për humbje, dëmtim, vjedhje etj. P.S. Pas nxjerrjes së dokumenteve dublikatë, dokumentet origjinale nuk mund të shfrytëzohen nga kandidati pasi që ky veprim konsiderohet vepër penale
🔴 Provimi pranues mbahet më datën: 20.09.2023 në ora: 10:00 në objektin e Fakultetit Juridik.🏛
📚 Provimi pranues mbahet nga lëndët Fillet e së drejtës dhe Edukatë Qytetare.
https://unhz.eu/konkurs-plotesues-per-pranimin-e-studenteve-ne-vitin-e-pare-te-studimeve-themelore-bachelor-ne-vitin-akademik-2023-2024/