29/05/2026
Sot, me rastin e festës së fëmijëve,-Shkolla Fillore Tetë Marsi mori pjesë me një recital artistik të organizuar në qendrën tregtare ETC. Aktiviteti u realizua nën udhëheqjen dhe përkushtimin e mësueses Jehona Muhaxheri Doda, duke sjellë emocion, kreativitet dhe atmosferë festive për të gjithë të pranishmit. Nxënësit prezantuan me sukses talentin dhe punën e tyre, duke e bërë këtë aktivitet një përvojë të veçantë në nder të festës së fëmijëve.
26/05/2026
Sot, në shkollën tonë, nxënësve të klasëve parashkollore iu dhuruan dhurata me rastin e festës së Kurban Bajramit nga z. Valon Murati, Donart Sheqerolli dhe Edon Zeqiri.
I falënderojmë përzemërsisht për këtë gjest human dhe për gëzimin që sollën tek fëmijët tanë.
25/05/2026
Në shkollën “Tetë Marsi” u realizua me sukses projekti “FRUITOPIA”, në bashkëpunim me organizatën Hardwired Global, Drejtorinë e Arsimit në Pejë dhe me mbështetjen e MASHT-it.
Përmes aktiviteteve edukative dhe artistike, nxënësit tanë përcollën mesazhe të rëndësishme për paqen, tolerancën, respektin dhe pranimin e diversitetit. Projekti u përmbyll me një shfaqje dramatike të realizuar me shumë kreativitet dhe përkushtim nga nxënësit tanë.
Falënderojmë të gjithë partnerët, mësimdhënësit dhe nxënësit që kontribuan në realizimin e këtij projekti të vlefshëm, i cili dëshmoi se shkolla është vend ku edukohen jo vetëm dijet, por edhe vlerat njerëzore.
19/05/2026
Lina Lajqi nxënëse e shkollës sonë ka arritur sukses në fazën e tretë dhe ka siguruar vazhdimin e garës në fazën e katërt në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe Kosovë–Shqipëri.
Linës i urojmë shumë suksese edhe në vazhdim!
18/05/2026
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të ish-nxënësit tonë, prindit Driton Haliti. Familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa Edonjetës, nxënësve Reisit, Riadit dhe Luejit ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.
Kolektivi i shkollës “Tetë Marsi”.