09/09/2026
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-koleges sonë Shefakate Vokshi Begolli, ish-mësimdhënëse e SHFMU “Tetë Marsi”, e cila me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri i shërbeu arsimit dhe brezave të nxënësve.
Në këto çaste të vështira, kolektivi i shkollës shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën.
Kontributi i saj në arsim, mirësia dhe njerëzia e saj do të mbeten përgjithmonë në kujtesën dhe respektin tonë.
U prehtë në paqe dhe kujtimi për të qoftë i përjetshëm!