Shfmu “Sami Frashëri” - Ozdrim
Kjo është faqja zyrtare informuese e shkollës fillore të mesme të ulët “Sami Frashëri” - Ozdrim/Pejë
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Tetorit Rozë, në shkollën tonë u mbajt një program sensibilizues me qëllim ngritjen e vetëdijes për kujdesin ndaj shëndetit dhe rëndësinë e parandalimit të kancerit të gjirit. 💗
Falënderim i veçantë shkon për përfaqësueset nga Drejtoria e Arsimit në Pejë për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Gjithashtu, një falënderim të sinqertë për prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit për përkushtimin, bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti domethënës.
Bashkë për kujdes, ndërgjegjësim dhe shëndet! 💕
🌳🍂 Modeluam pemën e vjeshtës 🍂🌳
Klasa pëgatitore
Fëmijët tanë sot u bënë artistë të vegjël duke modeluar pemën e vjeshtës. Me gjethe shumëngjyrëshe ata i dhanë jetë degëve bosh, duke krijuar punime plot ngjyra dhe kreativitet.
Ky aktivitet jo vetëm që zhvilloi aftësitë e tyre motorike e krijuese, por edhe i ndihmoi të shijojnë bukurinë që sjell stina e vjeshtës. 🍁
Vërtetimi i pranisë së oksigjenit me anë të një qiriu të ndezur 🕯️
Klasa e dytë
Lënda: Njeriu dhe natyra📚
Njësia mësimore: Ajri dhe përbërësit e tij
Nga eksperimenti u vërtetua se ajri përmban oksigjen, i cili është i nevojshëm për djegien.
Mësuesje: Doruntina Nikçi
Nxënësit e klasës së dytë në lëndën Shkathtësi për jetë treguan kreativitetin dhe kujdesin e tyre duke punuar kutinë e lapsave si një mollëkuqe 🐞
Një aktivitet plot ngjyra, ide dhe buzëqeshje që na mëson se puna e bërë me dashuri ka gjithmonë vlerë.
Mësuese: Doruntina Nikçi
10/10/2025
Stina e artë në klasën tonë! 🍎 🍁 🍃
Me shumë dashuri dhe kreativitet, fëmijët së bashku me mësuesen Doruntina Nikçi, krijuan një aktivitet ndërkurrikular ku u bashkuan të gjitha fushat mësimore nga arti, gjuha, matematika e deri te shkenca, për të sjellë ngjyrat, shijet dhe bukurinë e vjeshtës në klasë.
🍇🍊🍎🍏🧅🍐
Nxënësit e klasës së dytë sot shijuan frutat dhe perimet e stinës, duke mësuar për shëndetin dhe ngjyrat e bukura që sjell vjeshta. 🍇🥕
Klasa jonë u mbush me aromë, ngjyra dhe buzëqeshje — e zbukuruar me një dekor plot gjethe vjeshte, shporta me fruta e punime kreative nga duart e fëmijëve 🍂
Mësuese: Doruntina Nikçi
Kapela e vjeshtës 🍁🍃🍂
Fusha kurrikulare: Gjuhët dhe komunikimi
Lënda: Gjuhë shqipe
Klasa: V/1
Projekt: Realizojmë dhe prezantojmë kapelën e vjeshtës
Mësuese: Shqipe Kabashi
09/10/2025
*Qëllimi indirekt*: pasurimi i fjalorit, zhvillimi i muskujve të vegjël fine, koordinimi sy-duar, rritja e durimit dhe vëmendjës.
Nga aktivitetet e jetës praktike fëmijët do të realizojnë aktivitete me perime që ndikojnë në pavarësinë e fëmijës!
Mësuese: Albana Aliu
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Pejë
30000
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 16:00 |
| Tuesday | 09:00 - 16:00 |
| Wednesday | 09:00 - 16:00 |
| Thursday | 09:00 - 16:00 |
| Friday | 09:00 - 16:00 |