Xhamia Babimoc

Xhamia Babimoc

Share

Predikim, edukim, informim

Photos from Xhamia Babimoc's post 20/03/2026

Ditë feste në tokë. Ditë feste në qiellë!

Me fat u qoftë Bajrami i fitrit!

19/03/2026

!

I nderuari xhematë i xhamisë së fshatit Babimoc,

Ju informojmë se me perëndimin e diellit të ditës së enjte përfundon dhe muaji i bekuar i Ramazanit, duke lutur Zotin e Lartëmadhëruar që agjërimin dhe veprat e mira të na i ketë pranuar!

Falja e namazit të Bajramit do bëhet ditën e premte në ora: 06:18

Falja e namazit të sabahut do bëhet në ora 05:15

Agjërim të pranuar!

Me fat u qoftë festa e Fitër Bajramit!

14/03/2026

Pas shumë vitesh, rikthehet në Babimoc prof. Shemsi ef. Rrahimi

Sonte, në namazin e teravive, xhemati i fshatit Babimoc pati nderin të mirëpresë profesorin e nderuar të Medresesë “Alauddin” në Prishtinë dhe ish-kryetarin e KBI-së në Vushtrri, Shemsi ef. Rrahimi, si dhe kryeimamin e nderuar Izedin ef. Krasniqi.

Prof. Shemsi Rrahimi ishte ndër kontribuesit e parë të jetës fetare në fshatin Babimoc. Që nga vitet 1991/1992, ai e vizitonte fshatin për të udhëhequr faljen e namazit të teravive me xhematin vendas.

Rikthimi i tij pas kaq vitesh ngjalli ndjenja të veçanta mallëngjimi dhe respekti në mesin e xhematit. Pas namazit, profesori i nderuar u drejtua me disa fjalë përshëndetëse, duke kujtuar me emocion kohën e kaluar në shërbim të fesë së Allahut në mesin e tyre.

Xhemati i fshatit Babimoc e falënderon përzemërsisht për vizitën dhe kontributin e tij, duke i uruar shëndet dhe jetë të gjatë në vepra të mira.

Allahu i Lartësuar na pranoftë agjërimin dhe veprat tona të mira!

Xhamia e fshatit Babimoc
E shtunë
14.03.2026

27/02/2026

"Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëzit dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)..."

[2:185]

18/02/2026

Të nderuar qytetarë,
Këshilli i Bashkësisë Islame në Obiliq ju njofton se namazi i teravive fillon sonte, pas namazit të Jacisë, sipas kohës së rregullt në ora 18:51.

Dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit fillon nesër, më 19.02.2026. Ndërsa namazi i teravive nga nesër do të falet dy orë pas iftarit, përkatësisht pas ezanit të akshamit.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Obiliq ju uron të gjithëve muajin e bekuar të Ramazanit, duke lutur Zotin e Madhërishëm që t’jua pranojë agjërimin dhe të gjitha veprat e mira.

Me respekt,
Këshilli i Bashkësisë Islame në Obiliq

09/02/2026

NJOFTIM
Këshilli i Bashkësisë Islame në Obiliq, në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Bereqeti”, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë nevojë që nesër të paraqiten tek imamët e xhamive të tyre për t’u regjistruar në listën e përfituesve të pakove ushqimore për muajin e bekuar të Ramazanit.

Të gjithë nevojtarët që jetojnë në fshatra duhet të paraqiten tek imamët përkatës të vendbanimeve të tyre.

Përfitues do të jenë personat të cilët përzgjidhen dhe rekomandohen nga imamët.

⚠️ VËMENDJE
📌 Regjistrimi bëhet vetëm nesër, deri në ora 15:00!
Pas kësaj ore, regjistrimi nuk do të jetë i mundur.
📦 Shpërndarja e pakove do të fillojë me datë 11.02.2026.

Me respekt,
Këshilli i Bashkësisë Islame Obiliq
Shoqata Humanitare Bereqeti

09/01/2026

"O Allah, Ti je Mbret, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti je Zoti im dhe unë jam robi Yt. I kam bërë padrejtësi vetes sime dhe e kam pranuar mëkatin tim, prandaj m’i fal të gjitha mëkatet e mia, sepse askush nuk i fal mëkatet përveç Teje. Më udhëzo drejt moralit më të mirë, sepse askush nuk udhëzon drejt tij përveç Teje, dhe largoje prej meje moralin e keq, sepse askush nuk e largon atë përveç Teje. Ja ku jam në shërbimin Tënd dhe në bindjen Tënde, e mira e tëra është në duart e Tua, e keqja nuk të atribuohet Ty; unë jam me Ty dhe tek Ti; i Bekuar dhe i Lartësuar je Ti; kërkoj falje prej Teje dhe pendohem tek Ti.”

Xhuma të begatë!🌹

29/08/2025
Photos from Xhamia Babimoc's post 06/06/2025

Me fat Kurban Bajrami!

05/06/2025

Të nderuar besimtarë!

U informojmë se:

• Namazi i sabahut do falet në ora 04:30,
• Namazi i Kurban Bajramit në ora: 05:35

Zoti na e pastë pranuar agjërimin e Ditës së Arafatit, si dhe të gjitha veprat e tjera të mira.

Amin!

Want your school to be the top-listed School/college in Obiliq?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Muhamet Ademaj
Obiliq
15000