SHFMU “Hasan Prishtina” Paralelja Raskovë

SHFMU “Hasan Prishtina” Paralelja Raskovë ShFMU "Hasan Prishtina", Paralelja e ndarë në Raskovë

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkolloreNga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvenci...
27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

15/06/2026

Klasa I/3- Raskovë
Mësuesja: Majlinda Bekteshi Ismajli

Sot festuam me shumë gëzim dhe emocion Festën e Abetares – një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e dijes së fëmijëve tanë...
15/06/2026

Sot festuam me shumë gëzim dhe emocion Festën e Abetares – një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e dijes së fëmijëve tanë.

Me buzëqeshje, recitime dhe plot krenari, ata treguan sa shumë kanë mësuar gjatë këtij viti. Kjo festë shënon fundin e një etape të bukur dhe fillimin e shumë sukseseve të reja.

Urime të gjithë nxënësve për arritjet e tyre dhe falënderime mësuesve dhe prindërve për mbështetjen e vazhdueshme!

Mësuesja: Majlinda Bekteshi Ismajli
Klasa I/3- Raskovë

🎈Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!🎈Sot nxënësit e klases parashkollor kaluan një ditë të mbushur me ...
01/06/2026

🎈Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!🎈
Sot nxënësit e klases parashkollor kaluan një ditë të mbushur me gëzim, argëtim dhe buzëqeshje në sheshin e qytetit. Ata patën mundësinë të shijojnë aktivitete të ndryshme festive me maskota, këngë, valle, pije freskuese dhe ëmbëlsira.

Mësuese: Arta Berisha-Bllaca

Për nder të Ditës së Shkollës, klasa përgatitore organizoi gara dhe lojëra të ndryshme në oborrin e shkollës. Fëmijët re...
27/04/2026

Për nder të Ditës së Shkollës, klasa përgatitore organizoi gara dhe lojëra të ndryshme në oborrin e shkollës. Fëmijët recituan vjersha, sollën buzëqeshje dhe krijuan një atmosferë plot gëzim e argëtim pa fund.�Në përmbyllje të këtij aktiviteti të bukur, mësuesja Arta Berisha Bllaca ndau mirënjohje për pjesëmarrje për të gjithë nxënësit.

Raskovë
27.04.2026

Sot, në paralelen e ndarë në Raskovë, u shënua Dita e Shkollës me një sërë aktivitetesh sportive dhe edukative të cilat ...
27/04/2026

Sot, në paralelen e ndarë në Raskovë, u shënua Dita e Shkollës me një sërë aktivitetesh sportive dhe edukative të cilat sollën atmosferë festive dhe bashkëpunuese mes nxënësve dhe stafit shkollor.

Në kuadër të kësaj dite të veçantë, drejtoria e shkollës së bashku me mësueset ndanë mirënjohje për nxënësit me arritje të shkëlqyera në mësim dhe sjellje. Këto mirënjohje iu ndanë nxënësve si vlerësim për përkushtimin, angazhimin dhe suksesin e tyre gjatë vitit shkollor.

Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e shkollës sonë në motivimin dhe mbështetjen e nxënësve drejt rezultateve sa më të mira, duke nxitur vlerat e dijes, disiplinës dhe bashkëpunimit.

Raskovë
27.04.2026

Dita e Tokës na gjeti duke ricikluar dhe duke mësuar si të kujdesemi për planetin tonë 🌍�Së bashku për një botë më të pa...
22/04/2026

Dita e Tokës na gjeti duke ricikluar dhe duke mësuar si të kujdesemi për planetin tonë 🌍�Së bashku për një botë më të pastër dhe më të gjelbër 🌱
Klasa Përgatitore
Mësuese: Arta Berisha Bllaca

19/04/2026

Projekti: Kafshët e zhdukura
Nxënësja: Jara Mehani
Klasa IV/3

19/04/2026

Prezantimi i punimit nga lënda: Njeriu dhe natyra, nxënësi Dijonis Bequku
Klasa IV/3

19/04/2026

Prezantimi i punimit nga lënda: Njeriu dhe natyra, nxënësi Reis Rush*ti
Klasa IV/3

Address

Obiliq
15000

Opening Hours

Monday 09:00 - 13:30
Tuesday 09:00 - 13:30
Wednesday 09:00 - 13:30
Thursday 09:00 - 13:30
Friday 09:00 - 13:30

Telephone

+38338565505

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU “Hasan Prishtina” Paralelja Raskovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU “Hasan Prishtina” Paralelja Raskovë:

Shortcuts

Share

Category