31/10/2020
Vala e dytë e pandemisë Covid 19 po rikthehet me shpejtësi të madhe gjithandej. Nuk kemi shumë zgjidhje për momentin, por si qytetarë mund të bëjmë shumë, bile ma shumë se sa që munden të bëjnë shtetet të mëdha me gjithë infrastrukturat më të fuqishme.
Parandalimi është gjithmonë më i mirë dhe më i lirë se mjekimi !
ANDAJ:
"- Une mbaj maskë në vende publike .
- Unë rri një metër larg teje (si me maskë si pa maskë)
- Unë i pastroj duart vazhdimisht!
- Këtë e bëj sepse e respektoj vehten dhe të respektoj ty, mund te jem asimptomatik dhe të barti virusin të tjerëve.
- Jo, unë nuk jetoj me friken e virusit,
dua thjeshtë të jem pjesë e zgjidhjes, e jo të bëhem problemi.
- Nuk ndihem sikur "shteti më kontrollon mua", por si një i rritur i përgjegjshëm që kontribuon për shoqerinë.
- Bota nuk rrotullohet rreth meje.
- Ky virus nuk njeh racë, ngjyrë, moshe, vend e as sezonë !
- Duke vu një maskë dhe duke qëndruar së paku 1 metër larg, nuk më bën paranojak, të dobët, të frikësuar apo budalla, përkundrazi më bën më të dashur dhe më të respektueshëm.
- Une vendos maskë të të mbroj ty!
- Ti vendos maskë të më mbrosh mua!
- Bashkë i mbrojmë të tjerët!
*****
Kopjo këtë tekst dhe publiko në profilin tuaj, nëse ua do të mirën të tjerëve, ashtu edhe vetes."