Shfmu"Edit Durham"

Shfmu"Edit Durham" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shfmu"Edit Durham", Community College, Mushtishtë.

NJOFTIMTë nderuar prindër,Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkolloreNga sot, më 27 korrik, h...
27/07/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër,

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

FESTA E ABETARES Sot në SHFMU “Edit Durham” u mbajt me shumë gëzim dhe emocione Festa e Abetares nga nxënësit e klasave ...
05/06/2026

FESTA E ABETARES

Sot në SHFMU “Edit Durham” u mbajt me shumë gëzim dhe emocione Festa e Abetares nga nxënësit e klasave të para.

Pas shumë përkushtimi, mësimi dhe pune gjatë këtij viti shkollor, vogëlushët hodhën hapin e parë drejt botës së dijes duke mësuar shkronjat, leximin dhe shkrimin.

Me recitime, këngë, valle dhe buzëqeshje, ata na treguan se sa shumë janë rritur dhe sa krenarë na bëjnë çdo ditë.

Falënderojmë mësueset, prindërit dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë ditë të veçantë.

Urime të gjithë nxënësve për sukseset e para në rrugën e dijes!

Sot oborri i shkollës sonë u mbush me buzëqeshje, lojëra, kreativitet dhe shumë energji pozitive në festimin e Ditës Ndë...
01/06/2026

Sot oborri i shkollës sonë u mbush me buzëqeshje, lojëra, kreativitet dhe shumë energji pozitive në festimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Nxënësit tanë kaluan momente të paharrueshme përmes aktiviteteve sportive, lojërave argëtuese, pikturave në fytyrë dhe aktiviteteve të ndryshme festive që sollën gëzim për secilin fëmijë.

Fëmijët janë zemra e shkollës sonë dhe frymëzimi ynë i përditshëm. Urojmë që çdo ditë e tyre të jetë e mbushur me dashuri, lumturi dhe suksese.

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!

Shetitje klasat e IX-ta
23/05/2026

Shetitje klasat e IX-ta

Sot në shkollën “Edit Durham” u mbajt me sukses Dita e Shkollës, e shoqëruar me një program të pasur kulturo-artistik.Nx...
21/05/2026

Sot në shkollën “Edit Durham” u mbajt me sukses Dita e Shkollës, e shoqëruar me një program të pasur kulturo-artistik.

Nxënësit tanë me talentin, përkushtimin dhe energjinë e tyre sollën performanca të mrekullueshme, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot emocion.

Falënderojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe mysafirët që ishin pjesë e kësaj dite të veçantë.

Edit Durham aty ku talenti dhe dija ecin së bashku.

Ftesë me rastin e Ditës së Shkollës
19/05/2026

Ftesë me rastin e Ditës së Shkollës

Në kuadër të këshillim dhe orientim në karrierë, nxënësit e shkollës sonë realizuan vizita në shkolla të mesme  me qëlli...
14/05/2026

Në kuadër të këshillim dhe orientim në karrierë, nxënësit e shkollës sonë realizuan vizita në shkolla të mesme me qëllim njohjen nga afër me drejtimet profesionale, kushtet e mësimit dhe mundësitë që ofrojnë këto shkolla. Gjatë vizitës, ata u informuan për profilet arsimore dhe rëndësinë e zgjedhjes së karrierës sipas interesave dhe aftësive të tyre. Kjo përvojë i ndihmoi nxënësit të krijojnë një pasqyrë më të qartë për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.

Njoftim
13/05/2026

Njoftim

Me krenari ju njoftojmë se ekipi i volejbollit i shkollës sonë ka arritur një rezultat të shkëlqyer duke zënë vendin e d...
04/05/2026

Me krenari ju njoftojmë se ekipi i volejbollit i shkollës sonë ka arritur një rezultat të shkëlqyer duke zënë vendin e dytë në garat komunale në volejboll.

Nxënësit tanë treguan përkushtim, disiplinë dhe shpirt të lartë sportiv gjatë gjithë garës, duke përfaqësuar denjësisht shkollën tonë.

Ky sukses është fryt i punës së vazhdueshme dhe bashkëpunimit mes nxënësve dhe mësimdhënësve.

Urime ekipit për këtë arritje të merituar dhe suksese të tjera në të ardhmen!

Sot në shkollën tonë u mbajt një ligjëratë shumë e rëndësishme nga zjarrfikësit e Qendrës së Suharekës.Nxënësit patën mu...
29/04/2026

Sot në shkollën tonë u mbajt një ligjëratë shumë e rëndësishme nga zjarrfikësit e Qendrës së Suharekës.

Nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth parandalimit të zjarreve, reagimit në raste emergjente dhe rëndësisë së sigurisë në përditshmëri. Falënderojmë zjarrfikësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në edukimin e brezave të rinj.

Aktivitete të tilla janë thelbësore për rritjen e vetëdijes dhe përgatitjen e nxënësve për situata të ndryshme.

Address

Mushtishtë
23050

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu"Edit Durham" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shfmu"Edit Durham":

Shortcuts

Share