26/11/2019
Të nderuar student/e,
Në muajin dhjetor është planifikuar të organizohet një aktivitet në fushën e hulumtimit. Studentët e interesuar (të FTU nga dy drejtimet dhe dy nivelet e studimeve) mund te formojnë grupe prej 2 deri 4 persona, dhe të bëjnë një hulumtim të vogël të çfarëdo problemi që e gjejnë aktual, të rëndësishëm, dhe mbi të gjitha të realizueshëm në kushtet e laboratoreve të FTU-së. Pas përfundimit të punës, këto punime do të prezantohen para profesorëve dhe studentëve.
Aplikacionet i gjeni në zyrën e Prodekanit për mësim, dhe pasi t’i plotësoni i dorëzoni në të njejtin vend. Afati për aplikim është deri me datë 03.12.2019.
I inkurajojmë të gjthë studentët të marrin pjesë në këtë aktivitet të quajtur si Project Time, sepse përfitues do të jeni të gjithë. Do të keni mundësi t’i zhvilloni më shumë aftësitë hulumtuese, secili grup do të ketë profesor adekuat me të cilin mund të konsultohet, të gjithë pjesëmarrësit do të marrin çertifikata, dhe tri punimet më të mira do të shpërblehen (përzgjedhja e të cilave do të bëhet nga anëtarët e një komisioni vlerësues të profesorëve).