Gjimnazi "Frang Bardhi"-Mitrovicë

Gjimnazi "Frang Bardhi"-Mitrovicë "Frang Bardhi" - Mitrovicë

31/08/2026

Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës,

Nesër fillon viti i ri shkollor. Me përkushtim dhe bashkëpunim le ta nisim këtë vit me besim dhe përgjegjësi, duke synuar mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor dhe suksesin e nxënësve tanë.

Procesi mësimor fillon sipas këtij orari:
Ndërrimi i paraditës fillon në ora 7:15 për klasët e
XII-ta dhe klasët e XI-ta të drejtimit të shkencave të natyrës.

Mësimi në ndërrimin e pasditës fillon në ora 13:00 për klasët e
X-ta dhe të XI-ta të drejtimit të shkencave shoqërore.

Na priftë e mbara në vitin e ri shkollor!

10/08/2026

Njoftim
Afati plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë për vitin shkollor 2026-2027, në Gjimnazin "Frang Bardhi" në Mitrovicë.
Drejtimet:
-Shkencat natyrore
-Shkencat shoqërore
Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet më 17, 18 dhe 19 gusht 2026, në lokalet e shkollës së mesme "Frang Bardhi" në Mitrovicë, duke filluar nga ora 8:00 deri në 16:00.
Shpallja e rezultateve do të bëhet më 20.08.2026.
Dokumentet e nevojshme për konkurrim:
-Fletëparaqitja (e cila mund të merret në shkollën nga e cila konkurroni).
-Dëftesa origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (klasat 6-9).
-Ekstraktin e lindjes.
Suksese!
Për me shumë informata mund ta vizitoni linkun e konkursit:

https://mitroviceejugut.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/08/20260810092355.pdf?fbclid=IwY2xjawTnFdpwZG9mBWV4dG4DYWVtAjEwAGJyaWQRMUFwTURvNEo1WU1hOUYzQWxzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEelUh2fpFG5eR4VrF5IRcLOO3AD_f8lFo5xyD_R0xoX2DGJxKsVhjSIuzuuh8_aem_U9FFt2EpWFUTLwyXi6F2lw

03/07/2026

Njoftim

Afati për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë për vitin shkollor 2026-2027, në Gjimnazin "Frang Bardhi" në Mitrovicë.

Drejtimet:
-Shkencat natyrore
-Shkencat shoqërore

Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet më 07, 08 dhe 9 korrik 2026, në lokalet e shkollës së mesme "Frang Bardhi" në Mitrovicë, duke filluar nga ora 8:00 deri në 16:00.
Shpallja e rezultateve do të bëhet më 10 korrik 2026.

Dokumentet e nevojshme për konkurrim:
-Fletëparaqitja (e cila mund të merret në shkollën nga e cila konkurroni).
-Dëftesa origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (klasat 6-9).
-Ekstraktin e lindjes.
Suksese!
Për me shumë informata mund ta vizitoni linkun e konkursit:

14/05/2026

Momente të paharruara nga ceremonia e diplomimit.
E falënderojmë Kreshnik Fazliun që i dha një shkëlqim të veçantë kësaj feste!
Shumë suksese maturantë!

10/05/2026

📚NJOFTIM📚

Me rastiin e shënimit të jubileut të madh, 80- vjetorit të shkollës sonë, me krenari ju njoftojmë se do të organizohet panairi i shkencës dhe kulturës dhe një varg aktivitetesh kulturore që pasqyrojnë historinë, sukseset dhe vlerat që kjo vatër dijesh ka ndërtuar ndër dekada.
Panairi mbahet me datë 12 maj, në ambientet e Universitetit "Isa Boletini, duke filluar nga ora 12:00.
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi krenarie, kujtese dhe suksesi!

Telegram ngushëllimiMe dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nxënëses sonë të dashur, Atika Pireva.Humb...
02/05/2026

Telegram ngushëllimi

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nxënëses sonë të dashur, Atika Pireva.
Humbja e saj është një plagë e rëndë për familjen , shoqërinë, mësimdhënësit, komunitetin e shkollës dhe gjithë qytetin e Mitrovicës.
Në këto çaste të vështira u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën!
U prehtë në paqe!
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Një përvojë e veçantë mësimore jashtë mureve të klasës!Nxënësit tanë, të shoqëruar nga profesorët, realizuan një vizitë ...
24/04/2026

Një përvojë e veçantë mësimore jashtë mureve të klasës!
Nxënësit tanë, të shoqëruar nga profesorët, realizuan një vizitë në fabrikën"Birra Peja" në Pejë, ku patën mundësinë të njihen nga afër me procesin e fermentimit dhe prodhimit të birrës vendore.
Përmes kësaj eksperience, ata panë konkretisht ndërthurjen e dijes teorike me praktikën,duke kuptuar më thellë fazat teknologjike dhe rëndësinë e standardeve në prodhim.
Falënderojmë stafin e fabrikës për mikpritjen dhe gadishmërinë për të ndarë përvojën e tyre me nxënësit tanë!

Kujdesi për natyrën fillon me dy hapa të thjeshtë, por të fuqishëm: të pastrojmë atë që e dëmton dhe të mbjellim atë që ...
22/04/2026

Kujdesi për natyrën fillon me dy hapa të thjeshtë, por të fuqishëm: të pastrojmë atë që e dëmton dhe të mbjellim atë që i jep jetë, mesazh ky që nxënësit tanë e kthyen në vepër e merr kuptim të veçantë në Ditën e Tokës.

Paraqitje e suksesshme e nxënësve tanë në Gjimnaziadën 2026Prej të mërkurës deri të premten në Pejë është mbajtur “Gjimn...
21/04/2026

Paraqitje e suksesshme e nxënësve tanë në Gjimnaziadën 2026

Prej të mërkurës deri të premten në Pejë është mbajtur “Gjimnaziada 2026”.
Në këtë ngjarje të rëndësishme mori pjesë edhe shkolla jonë.
Në “Gjimnaziadë” janë paraqitur vetëm shkollat më të suksesshme të vendit, që fituan garat sportive në nivel komunal e regjional.
Shkolla jonë mori pjesë në garën e basketbollit, për vajza dhe djem. Me të dy ekipet kemi arritur sukses shumë të rëndësishëm, duke u kualifikuar në finale. Në finale na mungoi fati, por vendet e dyta në nivel vendi janë sukses për t’u vlerësuar.
Pos rezultatit na bënë shumë krenarë edhe sjellja shembullore e nxënësve tanë.
I falënderojmë nxënsësit që na prezantuan me dinjitet dhe mësimdhënësit e Edukatës Fizike për angazhimin e madh.

Kur dija bashkohet me bujarinë lindin mundësi të reja.34 laptopë të dhuruar për nxënësit tanë janë më shumë se pajisje, ...
08/04/2026

Kur dija bashkohet me bujarinë lindin mundësi të reja.
34 laptopë të dhuruar për nxënësit tanë janë më shumë se pajisje, janë një mundësi më shumë për zhvillimin e tyre në të ardhmen.

Falënderim i përzemërt për donatorët, Egzon dhe Medina Igrishta, për këtë kontribut të çmuar.

Mirënjohje e thellë për ish- nxënësin e shkollës sonë, Dr. Shqipëridon Osmanin,që mundësoi dhe ndërmjetësoi këtë bashkëpunim.

Falënderim i veçantë për profesorin e TIK-ut, Fitim Xhemajlin, për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në këtë nismë të rëndësishme.

Address

UÇK
Mitrovica

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi "Frang Bardhi"-Mitrovicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category