11/07/2025
📍 Day 5 at London Summer Camp!
🧘♂️ Kampistët e nisën ditën me yoga dhe ushtrime të lehta të mëngjesit, për një fillim të qetë dhe energjik që ndihmoi të gjithë të fokusohen dhe ndihen mirë.
🎯 Më pas, atmosfera u mbush me hare përmes lojërave të ndryshme dhe aktiviteteve sfiduese mes grupeve, ku u theksua bashkëpunimi dhe argëtimi në grup.
🎾 Aktiviteti vazhdoi në fushën e tenisit, ku fëmijët mësuan rregullat bazë dhe praktikuan me shumë entuziazëm – për shumë prej tyre kjo ishte hera e parë me raketë në dorë!
🍉 Pikniku i përgatitur me dashuri krijoi një ambient të ngrohtë, ku të gjithë u relaksuan, shijuan ushqim të mirë dhe ndanë momente të bukura së bashku.
🎨 Aktiviteti i ngjyrosjes së maicave solli shumë kreativitet, kampistët krijuan dizajne unike që pasqyronin imagjinatën dhe shpirtin e tyre artistik!
💫 Një falënderim i madh për të gjithë kampistët tanë: për energjinë, buzëqeshjet dhe shpirtin pozitiv që e bënë këtë javë të paharrueshme💙