17/09/2020
➢ KOMUNIKATË PËR MEDIA:
T2P KONFERNCA INTERNACIONAL SHKENCORE “NGA TEORIA NË PRAKTIKË SI NJË SFIDË KOGNITIVE, ARSIMORE DHE SOCIALE”
Kosovë/17 & 18 Shtator 2020 Event virtual
Konferenca Shkencore Ndërkombëtare e T2P-së do të hapet më 17 Shtator nga mysafir i shquar, Z. Riccardo Serri, Zëvendës Shef i Delegacionit të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Kryesuesja e konferencës Prof. Mihone Kerolli-Mustafa, Drejtoresha e Kolegjit IBC-M. Zyra e BE-së në Kosovë ka mbështetur zhvillimin e sistemit arsimor në Kosovë përmes shumë iniciativave të ndryshme, për të përmirësuar sistemin arsimor dhe për ta sjellë atë në standardet e BE-së.
Konferenca Shkencore Ndërkombëtare e T2P-së është një produkt i bashkëpunimit të suksesshëm dhe efektiv ndërmejt 17 institucioneve partnere, të cilët në mënyrë aktive bashkuan agjendën dhe vizionin e caktuar në fillim të projektit. Ideja për Konferencën doli nga partnerët e projektit të cilët dëshironin të mblidhnin një audiencë më të gjerë dhe të debatonin për shndërrimin e qasjeve teorike në zgjidhjen e problemeve të ndryshme praktike që vlejnë për realitetin në të cilin jetojmë, në temat e arsimit, kërkimit shkencor, praktikës sociale dhe informacionit dhe strategjisë.
Konferenca ka një dimension ndërkombëtar dhe do të mirëpresë gjashtë (6) folës të njohur dhe më shumë se 120 pjesëmarrës nga Kosova, rajoni dhe Evropa.
Tematika e kësaj Konference dy-ditore ndërdisiplinore janë sfidat në adresimin e praktikës kognitive, arsimore dhe sociale, duke mbuluar temat e:
➢ Teoria dhe Praktika Arsimore
➢ Shkenca dhe Hulumtimet Shkencore
➢ Praktika dhe Zhvillimi Social
➢ Informacioni dhe Strategjia
Gjatë ditës së parë të Konferencës shkencore, studiuesit do të paraqesin punimet e tyre kërkimore dhe pastaj do të marrin pjesë në diskutime nëprmjet punëtorive, mbi qasjet teorike dhe praktike ndërdisiplinore dhe zhvillimit social gjatë ditës së fundit të ngjarjes.
Konferenca është planifikuar të mbahet në Mitrovicë, për të mbledhur së bashku studiues dhe për të ndihmuar në rrjetëzimin e tyre.
Konferenca shkencore mbahet online për shkak të situatës me COVID-19. Megjithatë, ne besojmë se rrjetëzimi dhe shkëmbimi i praktikave të mira nga studiues të ndyshëm janë të munëshme dhe të shumë të rëndësishme edhe në menyrë virtuale, tani ku të gjitha përpjekjet janë të konsoliduar drejt një arsimimi më të mirë, veçanërisht në këto kohë sfiduese me COVID-19.
Për konferencën shkencore internacionale mund të Mësoni më shumë në: https://t2p-conference.org
➢ PROJEKTI: ‘Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësim’
Që nga tetori 2017, IBC-M në konsorciumin e 17 partnerëve po udhëheq projektin ERASMUS + K2, Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësim / CTPCIE. Projekti synon të përmirësojë përputhëshmerinë e arsimit të lartë për tregun e punës dhe shoqërinë në Kosovë përmes krijimit të modeleve të qëndrueshme të ndërveprimit ndërmjet universiteteve dhe ndërmarrjeve.
Për projektin mund të mësoni më shumë në https://t2p-centers.com
Kontakti për media
Mihone Kerolli
Drejtoresha e Kolegjit / Koordinatorja e Projektit CTPCIE / Kryetarja e Konferencës
[email protected]