SHFMU "Bedri Gjinaj"

SHFMU "Bedri Gjinaj"

Share

Arsim cilësor dhe mbështetje për çdo nxënës. Faqja zyrtare e “Sh.F.M.U Bedri Gjinaj”.

07/02/2026

Me pikëllim ju shprehim ngushëllimet tona familjes, nxënësve dhe mësimdhënësve për kalimin në amshim të mësimdhënëses sonë të dashur Lirije Kadriu.
Çdo fjalë është e varfër për ta përshkruar mësimdhënësen Lirije, për respektin, mirësinë e zellin që ajo kishte.
Lamtumirë mësuesja jonë shembull!

Photos from SHFMU "Bedri Gjinaj"'s post 04/02/2026

Sot kolektivi i shkollës sonë e shpalli mësimdhënësen e vitit arsimtaren znj. Fahrije Ymeri. Përkushtimi dhe energjia pozitive janë pasqyra e punës sonë, andaj mësimdhënësja Fahrije është sinonim i saj.
Urime e shumë suksese për mësimdhënësen Fahrije Ymeri!

Photos from SHFMU "Bedri Gjinaj"'s post 16/01/2026

Rikujtojm ngjarjet historike
Masakra e Reçakut
Klasa e V-2

Photos from SHFMU "Bedri Gjinaj"'s post 09/01/2026

🎉 Falënderim për Donacionin nga Kompania Gorenje** 🎉

Shkolla jonë ka kënaqësinë të ndajë një lajm të rëndësishëm dhe tejet pozitiv: kemi përfituar një donacion nga kompania Gorenje, për vendosjen e **klimave në ambientet e shkollës sonë**.

Ky donacion përfaqëson një kontribut të çmuar në përmirësimin e kushteve mësimore dhe të mirëqenies së nxënësve dhe stafit tonë. Ambientet më të rehatshme dhe më funksionale ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e procesit arsimor.

Në emër të drejtuesve, mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, shprehim mirënjohjen tonë të thellë ndaj kompanisë Gorenje për këtë mbështetje dhe përgjegjësi sociale.

Faleminderit që jeni pjesë e përmirësimit të arsimit!

06/01/2026

NJOFTIM

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton opinionin publik se, për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe kushteve të vështirësuara në disa zona të vendit, ka marrë vendim që fillimi i procesit mësimor të shtyhet deri më 12 janar 2026.

Si pasojë e vërshimeve dhe situatës së rënduar në shumicën e komunave, si dhe e qarkullimit të vështirësuar për shkak të reshjeve të vazhdueshme, të cilat sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim duke shkaktuar vërshime lokale, vështirësi në komunikacion, probleme në sistemet e kanalizimit dhe pengesa në trafik, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim që pushimi dimëror të vazhdojë edhe për dy ditë në nivel vendi, përkatësisht më 8 dhe 9 janar.
Mësimi për gjysmëvjetorin e dytë do të fillojë të hënën, më 12 janar 2026.

MAShTI është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe, bazuar në informacionet e pranuara nga terreni, është konstatuar se fillimi i procesit mësimor i paraparë për ditën e enjte është i pamundur. Për këtë arsye, procesi mësimor do të fillojë gjatë javës së ardhshme, ndërkohë që orët e humbura mësimore gjatë këtyre dy ditëve do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor 2025/2026 për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Ministria falënderon prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke ritheksuar se siguria e nxënësve dhe e stafit arsimor mbetet prioritet kryesor.

Photos from SHFMU "Bedri Gjinaj"'s post 19/12/2025

Mirënjohje për nxënësit fitues!

16/12/2025

Në Olimpiadën e Matematikës, nxënësit tanë Molika Imeri (klasa e VII) dhe Veneta Qena (klasa e VIII), zunë vendet e treta.
Urime për suksesin nxënëseve dhe mësimdhënësve!

Photos from SHFMU "Bedri Gjinaj"'s post 27/11/2025

28 Nëntori

Photos from SHFMU "Bedri Gjinaj"'s post 19/11/2025

19 Nëntori "Dita Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijëve ".

Falënderojmë nga ❤️ psikologët e Diakonie Youth Center - Mitrovica, Fatmir Azemi dhe Berna Ramaxhiku për ligjeratën përmbajtësore dhe vetëdijësuese , kushtuar kësa dite .

Photos from SHFMU "Bedri Gjinaj"'s post 03/11/2025

Pas shumë vitesh shërbim në mësimdhënje, mësimdhënësi jonë i dashur ztr. Xhelal Hama u pensionua, andaj shfrytëzojm rastin ti urojm shëndet e gjitha të mirat në jetë.
Falënderim e mirênjohje e përjetshme profesor Xhelal!

Photos from SHFMU "Bedri Gjinaj"'s post 16/10/2025

Dita botërore e ushqimit të shëndetshëm

Want your school to be the top-listed School/college in Mitrovica?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Mitrovica
40.000