14/07/2026
Sot ishte një ditë e veçantë!
Me shumë dashuri përcollëm vogëlushët tanë, të cilët po hedhin hapin drejt një etape të re. Ishte prekëse t’i shihnim duke përqafuar edukatoret që i kanë rritur me dashuri, durim dhe përkushtim që nga muajt e parë të jetës së tyre.
Së bashku me prindërit festuam, luajtëm, qeshëm dhe nuk munguan as lotët e gëzimit. Ishin emocione të bukura, sepse pas çdo përqafimi fshihet një kujtim, pas çdo buzëqeshjeje një histori e vogël rritjeje.
Faleminderit prindërve për besimin dhe bashkëpunimin, ndërsa edukatoreve për zemrën e madhe që ua dhurojnë çdo ditë fëmijëve tanë.