31/08/2026
Të dashur nxënës,
Të nderuar prindër,
Nesër fillon viti i ri shkollor 2026/27. Në shkollën amë dhe në PN të Vërnicës janë bërë të gjitha përgatitjet që viti të nisë mbarë. Është kositur bari, është pastruar oborri dhe janë pastruar ambientet e brendshme.
Falënderojmë punëtorët teknikë për përkushtimin dhe punën e tyre në përgatitjen e shkollës.
Ju urojmë një vit të mbarë dhe të suksesshëm! 📚