Keqardhja - Shpreso edhe ti...
Hoxhe Ekrem Avdiu
Vizionmedia
Education
Mbulesa e gruas muslimane, krahas asaj që është obligim ndaj Zotit, ajo njëherit është identitet, përkushtim dhe moral.
Në ditët e sotme, kur shohim motrat tona të mbuluara, ato me heshtjen e tyre dhe ecjen e qetë na japin mësime të shumta, e të cilat na duhen të gjithëve.
Hixhabi (mbulesa) i tyre na flet për bindjen, guximin, krenarinë, sigurinë, kujdesin, respektin, modelin dhe edukatën.
Hixhabi shpërfaqë pjekurinë intelektuale, vizionin, lirinë dhe jo vetëm.
Allahu na mundësoftë që pamje të tilla të shohim sa më shumë, t'i ruaj këto motra nga çdo ligësi e lajthitje dhe t'ua shton udhëzimin dhe përkushtimin!
Allahun e lusim që të gjithë besimtarët dhe besimtaret, motrat dhe vëllezërit tanë t'i ruaj nga çdo shfrenim, kurth të shejtanit dhe çfarëdo tjetër që Allahu nuk është I Kënaqur!
Hoxhë Enis Rama
Rreziku i mosfaljes së namazit
1- Kërcënimi për atë i cili e vonon namazin
Allahu i Madhëruar thotë: "
"{ فَوَيۡلٞ لِّلۡمُصَلِّينَ }
"Mjerë për ata, të cilët kur falen,
{ ٱلَّذِينَ هُمۡ عَن صَلَاتِهِمۡ سَاهُونَ }
janë të pakujdesshëm për namazet." El Maun 4,5.
Nëse ky është kërcënimi për ata që falen mirëpo nuk kujdesen për kohën e namazit, atëherë si është puna për ata që nuk falen fare?!
2- Mosfalja e namazit nga shkaqet kryesor të dënimit në xhehenem
Allahu i Madhëruar thotë:
"Çdo njeri është peng i veprave të veta, përveç atyre të krahut të djathtë, të cilët në kopshtet e Xhenetit pyesin njëri-tjetrin për keqbërësit: "Çfarë ju ka sjellë në Sekar (vend i dënimit në xhehenem)."
Ata do të përgjigjen: "Nuk ishim nga ata që e falnin namazin..." El Mudethir 38-43.
3- Lënia e namazit është sikur humbja e pasurisë dhe familjes
Muhamedi alejhi selam ka thënë: "Atij që i ikën namazi i ikindisë është sikur t'i humbë familja dhe pasuria e tij."
Një udhēzim i rēndësishēm për jetë të mirë e të lumtur
Transmeton Ebu Hurejreja se i Derguari alejhi selam ka thënë:
“Shikoni në gjendjen e atij që ka më pak se ju e jo në atë që ka më shumë, kështu t’i vlerësoni begatitë e Allahut ndaj jush dhe mos t’i përbuzni.”
Buhariu dhe Muslimi
Dobitë
1- Përkundër faktit që sot gëzojmë shumë begati, megjithatë jetojmë me ankesa dhe lakmi për atë që kanë të tjerët.
2-Mungesa e vlerësimit të begative dhe mirënjohjes është nga krizat kryesore që kanë kapluar njeriun e kësaj kohe.
3- Kur bie fjala për dituri dhe punë të mira duhet gjithmonë të shikojmë në atë që është mbi ne, ndërsa për tjerat atë që është më poshtë se ne.
4- Të jesh i lumtur nuk do të thotë të kesh shumë por të jesh i kënaqur me atë që ke dhe ta ndash me të tjerët.
5- Mos lejo që një sprovë apo mungesë e ndonjë begatie ta prishin bukurinë dhe kënaqësinë që ta mundësojnë dhjetëra e dhjetëra begati të cilët i gëzon.
7- Nëse e ke besimin, rehatinë familjare, sigurinë dhe shëndetin të mjafton të jesh nga më të lumturit.
Mos harro se besimi në Allahun është baza e çdo jete të mirë dhe të lumtur.
Hoxhe Enis Rama
"Sëmundjes tënde, për të cilën nuk din askush përveq Allahut, përgatitja lëmoshën (sadakën) e vazhdueshme për të cilën nuk din askush përveq Allahut.
Ngushtimit që është në gjoksin tënd, për të cilin nuk din askush përveq Allahut, përgatitja kêrkimfaljen (Istigfarin) të cilin nuk do t'a dëgjon askush përveq Allahut.
Shqetësimit tënd që të ka kapluar, për të cilin nuk din askush përveq Allahut, përgatitja 2 rekate namaz të cilat nuk do t'i sheh askush përveq Allahut."
(Ibnul Kajjim)
Prej shkaqeve të pranimit të lutjes
Ka thënë el-Imam ibnul Kajjim el-Xheuzijeh -rahimehullah-:
Nëse krahas lutjes i bashkangjitet përkushtimi me gjithë zemër dhe me gjithë qënien e tij në atë që kërkohet dhe kjo përkon me një kohë prej kohëve të pranimit të lutjes të cilat janë:
1- Një të treta e natës
2- Gjatë Ezanit
3- Në mes Ezanit dhe Ikametit
4- Pas pesë namazeve farz
5- Gjatë ngjitjes së Imamit në minber ditën e Xhum'ah, derisa të përfundojë namazi i asaj dite.
6- Ora e fundit pas Ikindisë (ditën e Xhum'ah).
🔘 Dhe përkon me nënshtrimin në zemër
🔘 Me dorëzimin përpara Allahut
🔘 me përuljen ndaj Tij, me modestinë dhe butësinë
🔘 me drejtimin e lutësit nga kiblah
🔘 me qënien e tij me abdes
🔘 me ngritjen e duarve drejt Allahut
🔘 Fillon me elhamdulilah dhe lartësimin e Tij
🔘 Dhe më pas me përshëndetjen e Muhamedit, robit dhe të Dërguarit të Tij ﷺ.
🔘 Më pas i paraprin nevojës që ai ka me pendim dhe kërkim faljeje
🔘 Dhe këmbëngul në atë çështje
🔘 I Lutet Atij me Emrat dhe Cilësitë e Tij dhe veçimin e Tij në adhurim.
🔘 Dhe i ka paraprirë kësaj lutjeje me lëmoshë.
Me të vërtetë, kjo lutje nuk ka të gjasa të refuzohet kurrë, sidomos kur qëllon me lutjet për të cilat na treguar Pejgamberi ﷺ që kanë të ngjarë që pranohen apo ato që përmbajnë Emrin më të Madh*.
📚 الداء والدواء (١٦)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema
________
Shtojeni kërkim faljen (Istigfarin) sepse me të vjen furnizimi, zgjidhja e problemeve, pasardhësit, dija e dobishme, lehtësimi dhe fshirja e mëkateve.
— Aid El-Karni
Po ua mësove njerëzve atë që u bën dobi, do të mbetesh i gjallë edhe pas vdekjes tënde.
Hoxhë Ekrem Avdiu
30/08/2023
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the school
Telephone
Website
Address
Mitrovica