Historiku i Shkollës së Mesme të Lartë Ekonomike “HASAN PRISHTINA”
Shkolla Ekonomike në Mitrovicë e filloi punën me dy paralele, një në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën serbo-kroate në kuadrin e ish-Gjimnazit “Silvira Tomazini” në Mitrovicë, në vitin shkollor 1960-1961. Gjerë në vitin 1990 në këtë shkollë mësimi është zhvilluar në gjuhën shqipe dhe serbo-kroate. Profesor Mr.sc. Ahmet Maloku (1929-1999) njihet si figura kyçe me vendosmërinë dhe konsistencën e të cilit është arritur të jetësohet emri i kolosit “Hasan Prishtina” në vitin 1991 në shkollën e mesme ekonomike. Prej vitit 1991 e gjerë në vitin 1998, pushteti serb e përdori segregacionin. Këshilli i mësimdhënësve shqiptarë, pavarësisht asaj, së bashku me nxënës vazhduan punën dhe mësimin jashtë objektit të vetë në kushte shumë të vështira si të gjithë shkollat tjera në Kosovë, nuk humbën identitetin dhe idenë duke e ditur se arsimi është streha e kombit shqiptar. Gjatë katër dekadave të punës së kësaj shkolle, shëndrrohet si institucion arsimor gjithëkombëtar, ndonëse e hodhi shtatin në një rrugë mjaftë të vështirë ajo përballoi të gjitha sfidat dhe perpipetitë e kohës. Nga kjo shkollë tani kanë dalur shumë: ekonomist, jurist, me tituj magjistër e doktora të shkencave përkatëse. Një numër jo i vogël i ish-nxënësve të kësaj shkolle sot ndjekin studime dhe punoj nëpër botë: SHBA, Angli, Austri, Gjermani, Itali, Shqipëri etj. Sot në shkollë ka një numër të kënaqshem me nxënës rreth 800 të tillë dhe 60 mësimdhënës me tituj akademik, magjistër, doktor shkence madje me punime shkencore dhe trajnime ndërkombëtare mbi metodologjitë e mësimdhënies bashkëkohore. Shkolla e mban emrin e patriotit tonë të madh, “Hasan Prishtina” (1873-1933) i cili ishte intelektual, politikan, ministër dhe kryeministër i Shqiperisë. Ideolog i bashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe kryengritës i pashoqe për të drejtën e qështjes shqiptare. Nga viti 2003-2004 në këtë shkollë ekzistojnë tri lëmi: ekonomi, administratë dhe hoteleri me këto drejtime: Asistent Administrate, Asistent Juridik, Kontabilitet, Banka dhe Financa, Shpedicion dhe Logjistikë, Tregti, Administrim Biznesi dhe Financa, Asistent Turistik, Asistent Hotelier. Shkolla Ekonomike është shkollë profesionale e cila aplikon mësimin dual duke gërrshetuar teorinë me praktikën. Teoria dhe praktika janë kombinim më i duhur i mësimdhënies bashkëkohore, nxënësit tanë sot zhvillojnë mësimin praktik në kabinetet e informatikës, duke zhvilluar mësimin praktik në kontabilitet, banka dhe finanaca, etj. Kabinetet tona janë të paisura me kompjuterë, projektor, programe dhe paisje tjera teoknologjike që janë pjesë e rëndësishme e integrimit të teknologjisë në mësimdhënie. Praktika e cila është e paraparë të mbahet jashtë shkollës, mbahet në: restorante, hotele, bibloteka, banka, administratë, dogana etj, duke lidhur kështu teorinë me praktikën, me çka shkolla merr rolin prijetar të shoqërisë. Me krenari e themi se nxënësit tanë janë pjesë e integruar e mbi 90% të lokaleve në qytetin e Mitrovicës, me shërbim si kamerier, kuzhinier, ushqime të shpejta, hotele, bujtina, etj. Motoja e shkollës sonë është:
“MËSO SOT, PRAKTIKO NESËR”.