01/10/2025
Një shkollë në Singapor (shteti me sistemin e arsimit më të fuqishëm n'botë) u dërgoi prindërve një letër para provimeve, ku thuhej si vijon:
✉️
Të dashur prindër,
Provimet e fëmijëve tuaj janë gati të fillojnë dhe ne e dimë që ju jeni shumë të shqetësuar për rezultatet e tyre. Por ju lutemi, mos harroni:
Midis këtyre nxënësve që do të hyjnë në provime ka një artist, i cili nuk është e domosdoshme të kuptojë matematikën. Ka një sipërmarrës, i cili nuk është e thënë të zotërojë historinë. Ka një muzikant, i cili nuk ka pse të shkëlqejë në kimi. Po ashtu, ka edhe një sportist, për të cilin shëndeti dhe forca trupore janë më të rëndësishme se notat në fizikë.
Nëse fëmija juaj merr nota të larta, kjo është gjë e shkëlqyer. Por nëse nuk i merr, mos e bëni objekt talljeje, mos ia shkatërroni vetëbesimin dhe mos ia nëpërkëmbni dinjitetin.
Qetësojini, shpjegojuni se kjo nuk është gjë tjetër veçse një provim i vogël dhe se ka gjëra shumë më të rëndësishme në jetë.
Thuajuni se i doni pa marrë parasysh notat, dhe se kurrë nuk do t’i gjykoni për to. Jepuni siguri.
Ju lutemi, bëni këto gjëra, dhe pastaj shikoni se si fëmijët tuaj arrijnë sukseset e tyre.
Një provim dhe një notë e dobët nuk do t’ua vjedhin ëndrrat dhe talentet.
Ju lutemi, mos mendoni as edhe për një çast se vetëm inxhinierët dhe mjekët janë njerëzit më të lumtur në këtë botë. Çdo individ ka rëndësinë e vet, dhe i suksesshëm është ai që e zotëron punën në fushën e tij, cilado qoftë ajo.