SHFMU " Trepça " - Stantërg

SHFMU " Trepça " - Stantërg Shkollë fillore

Sot, më datë 28.08.2025 drejtori i shkollës, z.Xhafer Maliqi, mbylli një kapitull 37 vjeçar ne arsim, mbylli kapitullin ...
28/08/2025

Sot, më datë 28.08.2025 drejtori i shkollës, z.Xhafer Maliqi, mbylli një kapitull 37 vjeçar ne arsim, mbylli kapitullin më të fuqishëm e më të frytshëm të jetës së tij; një kapitull mundi, djerse, vuajtjesh, sfidash; një kapitull krenarie e suksesi.

Nuk duhet harruar asnjehere kontributin e dhënë në dekadën e mbijetesës së shkollës shqipe, gjatë asaj kohe drejtori ishte pjese e sistemit arsimor ne detyren e mesimdhenesit, detyre kjo qe e ushtroj me nder, perkushtim dhe besnikeri per shume vite me radhe.

Ne 8 vitet e fundit ai ushtroj detyren e drejtorit te shkolles sone, duke dëshmuar se vizioni, mençuria dhe ndershmëria e një mësuesi të mirë janë po aq të domosdoshme edhe në udhëheqje.
Gjatë kësaj periudhe, drejtori Xhafer Maliqi ka dhënë një kontribut të çmuar në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, organizimin e aktiviteteve shkollore dhe krijimin e një ambienti të ngrohtë e frymëzues për të gjithë. Udhëheqja e tij dhe përkushtimi ndaj mirëqenies së nxënësve dhe stafit do të mbeten gjithmonë shembull për ne.

Ne emër të personelit, nxënësve dhe prindërve, ju falënderojmë për angazhimin dhe përkushtimin tuaj të pakursyer ndaj shkollës sonë.
Ju urojmë pensionim të qetë dhe të lumtur afer familjes dhe njerezve te dashur.

Do të na mungosh, por do të jesh gjithmonë pjesë e veçantë e stafit tonë.

Me shumë dashuri dhe mirënjohje,
Stafi i Shkollës Trepça

Address

Stantërg
Mitrovica
40000

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:00
Tuesday 08:00 - 15:00
Wednesday 08:00 - 15:00
Thursday 08:00 - 15:00
Friday 08:00 - 15:00

Telephone

+38349922376

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU " Trepça " - Stantërg posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU " Trepça " - Stantërg:

Shortcuts

Share