23/04/2018
Ndikimi i mjeteve teknologjike në të folur dhe gjuhë
Të folurit mund të klasifikohet thjesht si komunikim verbal i një subjekti që krijohet në mendje.
Edhe pse të folurit është një aftësi e natyrshme, është e rëndësishme të kesh arsimim për ta përmirësuar atë. Edukimi i të folurit nuk i mëson fëmijës një gjuhë të re, por e përmirëson aftësinë e tyrë në të folur. Mjetet si kompjuteri, televizioni (TV) dhe interneti, të cilat janë pjesë e jetës së njeriut me funksione dhe veçori të ndryshme ndikojnë në mënyrën e jetesës së përdoruesve të tyre në aspekte të ndryshme, dhe ata që më së shumti ekspozohen ndaj këtij efekti janë fëmijët.
Të kthehemi në kohën kur pajisjet e komunikimit masiv dhe TV nuk përdoreshin shumë, familja, rrethi shoqëror dhe institucionet arsimore kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin social të fëmijëve. Si fëmijë ne mësonim gjëra nëpërmjet njerëzve që kishim përreth vetes, duke i marrë ata si role model.
Me kalimin e kohës, televizioni gjithnjë e më shumë zuri vend të rëndësishëm në "socializimin" e fëmijëve, duke i nxitur ata të mësojnië shumë gjëra nga ai, duke formuar një model të sjelljes. Përderisa në ditët e sotme, më shumë telefoni dhe Ipadi.
Sipas "teorisë eksperimentale të të mësuarit", kushdo duke parë veprimet e dikujt në TV, duke i marrë ato si model të tyre, mund të ndryshojnë personalitetin, njohuritë, dëshirat dhe vlerat (Adak, 2004; Rigel, 1995).
Personazhet në TV, apo telefon, Ipad, kanë shumë ndikim në botën e fëmijëve dhe po bëhen role model më efektiv se sa prindërit, miqtë dhe mësuesit e tyre. Poashtu një tjetër model i sjelljes që llogaritet nga shikuesit televiziv dhe të mjeteve tjera ( telefoni, Ipadi etj.) është të folurit.
Gjuha e përdorur në TV është "gjithnjë e më shumë" e zakonshme ". Gabimet si përdorimi i fjalëve të huaja apo shqiptimet e pahijshme, të cilat i takojnë personazhit televiziv që fëmijët e marrin si shembull në aspektin e sjelljes dhe të folurit, ka ndikim të pafavorshëm në gjuhën, duke shkaktuar pengesë në zhvillimin e saj.
Si përfundim, prindër të dashur, mos i mësoni fëmijët me telefonë dhe Ipadë, sepse ndikojnë negativisht në zhvillimin e tyre. Fëmijët zhvillohen përmes lojës, argëtimit, jo nga TV, telefoni apo Ipadi. Flisni me fëmijët e juaj në çdo kohë, fjalori i fëmijës zhvillohet nga bisedat e juaja.
Gjithë të mirat për të gjithë ju!
Shukrije Baruti-Logopede