25/09/2023
🎭Shfaqja “Pa Limit” ,më 28 shtator ,do të prezantohet në Mitrovicë.
🎉Më 28 shtator, 2023 Artpolis do të prezantojë shfaqjen “Pa Limit” në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë”, në Mitrovicë. Kjo shfaqje është krijuar në bashkëpunim të ngushtë me HANDIKOS Prishtinë.
E realizuar nga persona me aftësi të kufizuara, si aktorë, “Pa Limit” tregon ngjarje nga jeta e përditshme e këtij grupi të shoqërisë. Kjo shfaqje sjell rrëfime dashurie, dhe shpërfaq potencialin e dëshirën e të jetuarit pa kufizime.
Pavarësisht sfidave jetësore e barrierave shoqërore që hasin çdo minutë, ata/ato inspirojnë edhe personat me zhvillim “tipik” dhe reflektojnë energji pozitive, sepse ata e njohin vetveten dhe krenohen me atë si janë! Përmes kësaj shfaqje ata/ato thyejnë barrierat për të marrë vlerësimin për aftësitë e tyre kreative dhe artistike.
Luajnë: Fahri Krasniqi, Afërdita Haxholli, Albin Salihi, Festina Ibishi, Trimor Idrizi, Fortesë Vishesella, Blerina Krasniqi, Erjon Vitija
Mentorë: Edlir Gashi, Kaltrinë Zeneli, Robert Nuha
🗓️28 Shtator, 2023
⏰12:00 – 13:00
📍Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë”, Mitrovicë
🤝Kjo shfaqje është realizuar nga Artpolis me mbështetje të Fondacionit Joseph Handleman “I Believe in You”, cfd, Handikos, Qendra Burimore “Përparimi”, MKRS, Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim "Nëna Terezë" Mitrovicë.