04/02/2023
Allahu i Madhërishëm thotë: “Ditën kur do t’i tubojmë të devotshmit tek i Gjithëmëshirshmi si mysafirë të ftuar.” (Merjem: 85)
Taberiu transmeton nga Aliu radijAllahu anhu të ketë thënë lidhur me këtë ajet:
“Pasha Allahun! Mysafirët nuk tubohen duke ardhur me këmbë, as që shtyhen, por atyre do t’u sillen deve. Deve të atilla nuk kanë parë krijesat: kanë shalë të arta dhe kapstira me topaze. Ata i kalërojnë derisa të vijnë te dyert e Xhenetit.”
(Tefsiri i Taberiut, 8/380).