30/10/2021
Pse Kur’ani fisnik është modeli më i lartë i sjelljes njerzore?
Ngase Kur'ani është i cili i rregullon:
1. Zërin tone
“ Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.” Llukman, 19
2.Ecjen tone
" Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve. " El-Isra, 37
3.Shikimin tone
"E ty të mos shkojnë kurrsesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarëve jij i përulur e i butë.” El-Hixhr, 88
4.Dëgjimin tonë
"O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin. " El-Huxhurat, 12
5.Rregullon ushqimin tone
"O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin)." El-Araf, 31
6.Gjuhën tone
"…dhe njerëzve u thuani fjalë të mira;…" El-Bekare, 83
7.Rregullon bisedat tona
"O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin." El-Huxhurat, 12
8.Rregullon ndjenjat tona
"O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë." El-Huxhurat, 11
9.Rregullon mendimet tona
"O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin;…" El-Huxhurat, 12
10.Rregullon qëndrimet tona
"Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi." El-Isra, 36
Pra Kur’ani është mbështetësi kryesor që rregullon jetën tonë, dhe përmes Kur’anit realizojmë një jetë të qetë dhe të lumtur.
“Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.”
Rad, 28