25/05/2026
Xhamia e Shupkovcit
Xhamia Al-Nur Shupkovc , Mitrovicë
25/05/2026
01/05/2026
Sadakë rrjedhëse, 35 sexhade të dhuruara për xhaminë tonë nga donator anonim.
Allahu ja shtoftë bereqetin e ja bofte sevapin e vazhdueshëm e të pa ndërprerë !
Adhurim për Zotin apo për dëshirën tonë?
Ne jemi të obliguar ta adhurojmë Allahun në formën dhe mënyrën që Ai e do më së shumti, jo ashtu siç na pëlqen neve. Mirëpo, në jetën tonë të përditshme, shpesh ndodh që adhurimin ta përshtatim me dëshirat tona: zgjedhim atë që na duket më e lehtë, më e këndshme dhe që na jep ndjenjë të menjëhershme qetësie.
Kjo gjendje vërehet qartë në zellin tonë për disa vepra të mira në vetvete, si namazi i natës në xhemat gjatë Ramazanit, shkuarja në Umre disa herë radhazi, apo edhe kryerja e Haxhit më shumë se një herë. Këto janë vepra të mëdha dhe të lavdërueshme, por problemi lind kur, krahas tyre, neglizhojmë atë që Allahu e do më shumë prej nesh në atë moment.
Nga ana tjetër, shpesh harrojmë adhurime që mund të jenë më të rëndësishme dhe madje detyrim për ne, si:
• kujdesi për të varfrit,
• përkujdesja për jetimët,
• ndihma për nevojtarët,
• kontributi në përhapjen e së mirës, dhe
• mbështetja e projekteve që i shërbejnë shoqërisë.
Allahu i Lartësuar na tërheq vëmendjen për një rrezik shumë të madh:
“A e ke parë atë që e ka marrë epshin e vet për zot?”
(El-Furkan, 43)
Po ashtu, Muhamedi a.s. ka thënë:
“Vepra më e dashur tek Allahu është ajo që bëhet rregullisht, edhe nëse është e pakët.”
(Buhariu dhe Muslimi)
Ndërsa dijetarët kanë përmbledhur një parim të madh:
“Adhurimi më i mirë është ai që kryhet në kohën e vet.”
Ibn Kajjimi ka thënë:
Adhurimi më i mirë është të veprosh për kënaqësinë e Zotit në çdo kohë, sipas asaj që kërkon ajo kohë dhe detyrës së saj.
Medarixh es-Salikin.
Kjo do të thotë se çdo kohë ka adhurimet dhe prioritetet e saj, dhe suksesi qëndron në njohjen dhe respektimin e tyre.
Nëse ne vazhdojmë të zgjedhim vetëm ato adhurime që na kënaqin neve dhe të lëmë pas dore ato që Allahu i ka bërë më prioritare, atëherë rrezikojmë që adhurimi ynë të mos jetë për Të, por për veten tonë.
E vërteta që dhemb është kjo: ne nuk e besojmë botën tjetër aq sa e besojmë këtë botë. Prandaj nuk hezitojmë të shpenzojmë për kënaqësitë tona të menjëhershme, por hezitojmë shumë herë kur vjen puna për të dhënë në rrugë të së mirës. Ky është një tregues i fortë se sa ndikim kanë dëshirat tona mbi vendimet tona.
Le të ndalemi për një çast dhe ta pyesim veten me sinqeritet:
A jemi duke e adhuruar Allahun, apo duke i shërbyer vetes nën maskën e adhurimit?
Hoxhë Korab Hajraj
Kohët e namazit në xhaminë e Shupkovcit.
29.03.2026
E dielë
Sabahu 05:26 ( 50 minuta para lindjes së diellit ),
Dreka 12:55
Ikindia 16:16
Akshami 19:06
Jacia 20:38
25/10/2025
NJOFTIM
Duke filluar nga mesnata bëhet ndërrimi i orës.
Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta prapa, andaj rrjedhimisht edhe oraret e faljes së namazëve do të ndryshojnë.
🕒 Kohët e namazit për nesër, e diele – 26.10.2025
🌙 Imsaku: 4:21
☀️ Lindja e Diellit: 5:56
☀️ Dreka: 11:24
☀️ Ikindia: 14:20
🌔 Akshami: 16:45
🌑 Jacia: 18:16
📖 Kursi i mësim besimit në xhaminë tonë vazhdon!
🕌 Çdo të martë dhe të shtunë nga ora 13:00
👉 Çfarë do të gjesh?
✨ Mësim
✨ Moral
✨ Edukatë
✨ Lojëra
✨ Shetitje
✨ Dhe shumë gjëra të tjera interesante!
🤝 Ejani ju, sillni shokët dhe shoqet – bashkë mësojmë, rritemi dhe argëtohemi.
Nxito për një mundësi të artë lëmoshe !
Mos e shtyej të mirën ndoshta kjo është ajo që do të peshojë më së shumti për ty në Ditën e Gjykimit.
Kontributi yt, qoftë i vogël apo i madh, është pasuri që nuk humbet kurrë, është sadaka, është sevap, është dritë për ty në këtë botë dhe në botën tjetër.
Shpërndaje, dhuro, shpërblehu!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Mitrovica
40000