Xhamia "Hysen N. Hyseni" Vaganicë

Xhamia "Hysen N. Hyseni" Vaganicë

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Xhamia "Hysen N. Hyseni" Vaganicë, Educational consultant, Vaganicë, Mitrovica.

20/03/2026

Për hajr Fitër Bajrami!

18/02/2026
06/06/2025

Gëzuar Kurban Bajramin!

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Xhamia [Hysen N. Hyseni] shpreh urimet më të sinqerta për gjithë besimtarët muslimanë.
Kjo ditë e shenjtë përkujton sakrificën, bindjen dhe përkushtimin ndaj Allahut, duke na rikujtuar vlerat e solidaritetit, mëshirës dhe drejtësisë sociale.

Lusim Zotin që kurbani dhe adhurimet tuaja të pranohen, dhe kjo festë të sjellë paqe shpirtërore, harmoni familjare dhe begati në çdo shtëpi.

Photos from Mitropol's post 30/03/2025
01/03/2025

NJOFTIM

Xhematlij të ndëruar, kam nderin dhe kënaqësin të ju njoftoj se nesër me datë 02.03.2025 do të kemi musafir për namazin e teravisë hafuzin nga Turkia Muhamed Ali Deyan.

15/02/2025

FTESË

Selam Alejkum të dashurit e mi!

Kemi kënaqesinë të ju ftojmë ju xhematlij dhe banorë të fshatit Vaganicë për një tubim "Çaj me hoxhën"

Tubimi mbahet ditën e diel më 16.02.2025 në xhaminë tonë "Hysen N. Hyseni" në Vaganicë në orën 19:00.

Pjesëmarrja juaj do të ishte nder dhe kënaqësi për ne.

Me respekt!
Ilir S. Vallqi

Photos from Xhamia "Hysen N. Hyseni" Vaganicë's post 07/01/2025

Sot më datë 07.01.2025 ditë e martë KBI Mitrovicë organizoi kuiz Islam për djem të moshës 8-14 vjeçare.
Në këtë kuiz morën pjesë rreth 65 djem.
Kuizi u mbajt në ambientet e KBI-së, përmes platformës Kahoot, ku secili nxënës përgjigjej drejtpërdrejtë në telefonin e tij.
Për të gjithë pjesmarrësit kishte dhurata, ndërsa për pesë vendet e para kishte edhe nga një dhuratë të çmuar.
Pas falënderimit të Allahut të Lartësuar, Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë falënderon të gjithë donatorët dhe përkrahësit të cilët na ndihmuan në realizimin e këtij projekti.
Lusim Allahun e Madhërishëm t'i shpërblej me mirësit e Tij në këtë botë dhe botën tjetër, ndërsa fëmijëve pjesëmarrës t’u dhuroj shëndet dhe suksese.

Ps. Ndër pesë vendet e para të këtij kuizi ishte fitues edhe OMER M. TAHIRI nxënësi i xhamisë tonë, Elhamdulilah.

01/11/2024

Një grua nga Hungaria pranon fenë islame në xhaminë e Vaganicës

Sot ishte një ditë e veçant për xhematin e xhamisë "Hysen N. Hyseni" në Vaganicë, një emocion dhe krenari tek secili xhemat i pranishëm, sepse ishte hera e parë që në këtë xhami dikush të kthehet në fenë islame.

Imami Ilir Vallqi falenderoi xhematin për pjesëmarrje dhe e përgëzoi Samedin Tahirin që Allahu ia ka mundësuar me e bind bashkëshorten e tij për këtë vendim që ajo e vendosi me dëshirën e saj.

10/03/2024

Të dashur xhematlinjë!

Ju njoftojmë se nga sonte fillon namazi i teravisë me një ndryshim në kohën e faljes.
Ezani i jacis do të thirret gjatë gjithë ramazanit 30 minuta (gjysmë ore) pas kohës së rregullt të Jacisë.

Sonte ezani i Jacisë thirret 19:45

Kurse nga nesër ezani i sabahut thirret 20 minuta mbas imsakut.

Allahu na i pranoftë adhurimet tona!
Agjërimi të lehtë!

Want your school to be the top-listed School/college in Mitrovica?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Vaganicë
Mitrovica