SHFMU “Abdullah Shabani” Mitrovicë

SHFMU “Abdullah Shabani” Mitrovicë Mirë se vini në faqen zyrtare të shkollës sonë! Sh.F.M.U. "Abdullah Shabani" Mitrovicë Prej vitit 1996 shkollën e drejtoi z. Zekë Murseli. Haki Shyti.

Shkolla “Abdullah Shabani” punën edukativo-arsimore e ka filluar në vitin shkollor 1961/1962. Në atë vit shkolla kishte rreth 300 nxënës, të cilët vijonin mësimin në dy ndërresa, ndërsa drejtor i parë ishte z.Zenel Misini. Në vitin shkollor 1964/1965 drejtor shkolle ishte Shaban Kelmendi, periudhë kjo në të cilën shkolla ishte ndër shkollat më të njohura për punën e saj të mirë. Ndërsa në vitin shkollor 1974/1975 e deri më 1995/1996 drejtor ishte z.Shefqet Pllana, ku gjatë kësaj kohe shkolla pati një ngritje si në aspektin edukativo-arsimor, ashtu edhe në atë teknik. Nga maji i vitit 2005 deri në maj të 2019 shkollën e drejton z. Nga data 24 maj 2019 nën frymën demokratike shkollën drejton z. Nazmi Beka, nën udhëheqjen e të cilit janë rritur investimet kapitale në infrastrukturën e shkollës, suksesi në garat komunale-shtetërore ka qenë i jashtëzakonshëm ku nxënësit tanë në garat e robotikës kanë përfaqësuar Kosovën në Kroaci etj. Nga kjo shkollë kanë dal emra të njohur të jetës arsimore, kulturore e kombëtare, do veҫuar : z.Bajram Rexhepi – Kryeministri i parë i Kosovës, z.Enver Hasani – Ish Rektor i Universitetit të Prishtinës dhe ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, z.Sadri Ferati – ish Ministër i Shërbimeve Publike, znj. Mevlyde Mejzini-Saraҫi- aktiviste e dalluar e çështjes kombëtare, znj. Hidajete Morina-Selmani- mësuesja e parë e kësaj shkolle, znj. Myrvete Fetahu- mësuese dhe këngëtare e parë e kësaj ane, znj. Sanije Ҫitaku – deputete dhe nënshkruese e Deklaratës Kushtetuese e Kaҫanikut. Shkolla sot ka mbi 1000 nxënës të cilëve ju ligjërojnë 44 mësimdhënës të kualifikuar, të trajnuar e të certifikuar për metoda të reja të punës duke ngritur kështu cilësinë e mësimdhënies drejt reformave në arsim.

NJOFTIMTë nderuar prindër dhe nxënës,Në nderim të luftës së pastër dhe të sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (...
15/09/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër dhe nxënës,

Në nderim të luftës së pastër dhe të sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ora e parë e mësimit nesër do t’i kushtohet historisë, luftës dhe kontributit të UÇK-së për lirinë e Kosovës.

Me këtë rast, kërkojmë nga prindërit që të mundësojnë dhe nga nxënësit që nesër të vishen me uniforma, veshje ose simbole që lidhen me UÇK-në, në shenjë respekti dhe nderimi për të gjithë ata që kontribuuan dhe sakrifikuan për lirinë e vendit.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe respektin tuaj.

Me respekt,
Nazmi Beka – Drejtor

01/09/2026

Përmes kësaj videoje, nxënësit e klasave të pesta shënojnë fillimin e vitit të tyre të fundit në ciklin fillor.
Një rrugëtim i mbushur me mësime, miqësi, kujtime e shumë momente të bukura, që do të mbeten gjatë në zemrat e tyre.
Urojmë që ky vit të jetë i veçantë, plot suksese, buzëqeshje dhe kujtime të paharrueshme për nxënësit tanë!

TELEGRAM NGUSHËLLIMIMe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-mësimdhënësit të shkollës sonë, Enver...
30/08/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-mësimdhënësit të shkollës sonë, Enver Rexha.

Në këto momente të dhimbshme, në emër të drejtorit dhe të gjithë kolektivit të ShFMU “Abdullah Shabani”, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexha, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan të ndjerin.

Kontributi i tij si mësimdhënës dhe gjurmët që la gjatë viteve të punës do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës dhe historisë së shkollës sonë.

Në këto çaste të vështira, jemi pranë familjes me mendime dhe lutje, duke ndarë dhimbjen e tyre për humbjen e më të dashurit.

U prehtë në paqe!

Me respekt dhe pikëllim,
Drejtori dhe kolektivi i ShFMU “Abdullah Shabani” – Mitrovicë

Të nderuar prindër,Drejtoria e shkollës ju bën apel që të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore për fëmijët t...
05/08/2026

Të nderuar prindër,

Drejtoria e shkollës ju bën apel që të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore për fëmijët tuaj, pasi kanë mbetur vetëm edhe 5 ditë deri në përfundimin e afatit të aplikimit.

Pajisja e nxënësve me tekste shkollore ndikon drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe në performancën e tyre në shkollë. Prandaj, ju inkurajojmë që ta përfundoni aplikimin brenda afatit të paraparë, në mënyrë që secili nxënës të jetë i pajisur me tekstet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.

Me respekt,
Nazmi Beka
Drejtor i shkollës

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkolloreNga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvenci...
27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

Semimaturantët mbyllën një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre shkollore. Dje, me pranimin e dëftesave, përfundoi z...
08/07/2026

Semimaturantët mbyllën një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre shkollore.
Dje, me pranimin e dëftesave, përfundoi zyrtarisht rrugëtimi i tyre në arsimin e mesëm të ulët.
I urojmë secilit semimaturant shumë suksese në rrugëtimin e mëtejshëm, shëndet, mbarësi dhe realizim të ëndrrave të tyre. Le të jenë gjithmonë krenarë për punën, përkushtimin dhe vlerat që kanë ndërtuar gjatë këtyre viteve.

Ju priftë e mbara në çdo hap të së ardhmes!

Minimatura 2025–2026Nxënësve u urojmë që me sukses të vazhdojnë rrugën e dijes!
18/06/2026

Minimatura 2025–2026

Nxënësve u urojmë që me sukses të vazhdojnë rrugën e dijes!

Gëzuar 1 Qershorin!
03/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin!

02/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin nga aktivi i klasave të katërta!

Sot përfundoi me sukses Kuizi i Diturisë i organizuar nga nxënësit e klasës së katërt për nder të Ditës së Fëmijeve.Përm...
29/05/2026

Sot përfundoi me sukses Kuizi i Diturisë i organizuar nga nxënësit e klasës së katërt për nder të Ditës së Fëmijeve.

Përmes pyetjeve interesante, këngëve, valleve, recitimeve dhe eseve të bukura, nxënësit treguan dijen, talentin dhe kreativitetin e tyre. Atmosfera ishte e mbushur me gëzim, duartrokitje dhe emocione të veçanta.

Ky aktivitet i organizuar nga mesuesja Shemsije Shyti na dhuroi momente të paharrueshme dhe tregoi se sa bukur ndërthuren mësimi dhe arti së bashku

Address

Mitrovica
40000

Opening Hours

Monday 07:00 - 04:00
Tuesday 07:00 - 16:00
Wednesday 07:00 - 16:00
Thursday 07:00 - 16:00
Friday 07:00 - 16:00

Telephone

+38328515161

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU “Abdullah Shabani” Mitrovicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category